By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nuk ka hapje të Urës pa dialog!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Nuk ka hapje të Urës pa dialog!
Opinion

Nuk ka hapje të Urës pa dialog!

Kosova Times
Last updated: 2024/09/18 at 7:09 PM
Kosova Times Published September 18, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Misioni i NATO-s, përkatësisht KFOR-i ka ritheksuar se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog dhe në koordinim me ndërkombëtarët, në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale dhe e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

Tërheqja e “moderuar” e Kurtit nga hapja e Urës

Në një komunikatë për media, përfaqësuesi i NATO-s, Goffus ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, i cili adresoi shqetësimet e sigurisë në lidhje me hapjen e mundshme për trafikun rrugor të urës së lumit Ibër në Mitrovicë.

Goffus theksoi nevojën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme mes dy vendeve dhe popujve. Ai vuri në dukje se vendimet duhet të merren përmes dialogut e jo në mënyrë të njëanshme, në koordinim të plotë me komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale në të dy anët e lumit Ibër.

Kjo deklaratë e shefit të NATO-s shënon fundin gjuhës populiste të Albin Kurtit, me kartën e ‘hapjes’ së Urës mbi lumin Ibër!

Deklarata e fundit e Albin Kurtit “Për hapjen e Urës së Ibrit po i presim QUINT-in e KFOR-in”, e tregon qartë tërheqjen e tij përfundimtare nga vendimi për hapjen e Urës kryesore që e ndan qytetin e Mitrovicës në dysh.

Përfundimisht tani është e qartë se Ura mbi lumin Ibër nuk do të hapet para zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 dhe pas tyre deri në arritjen e një momentumi të ri politik pas krijimit të qeverisë së re.

Për fatin e keq të Kosovës dhe të qytetarëve, këtë konstatim timin nuk po e kanë guximin ta thonë troç politikanët, e aq më pak liderët e lartë shtetëror dhe partiak, e për më keq se kaq, nuk po e thonë as njohësit e rrethanave politike, të cilët janë të kyqyr në rrjedhat e sistemit politik, të cilët i dinë më mirë sesa unë rrethanat që e kanë determinuar themelimin e Asociacionit një etnik serb në pjesën veriore.

Andaj, nuk është aspak e ndershme për të luajtur me ndjenjat qytetarëve, duke u thirrur në gjëra krejtësisht të parealizueshme siç është hapja Urës mbi lumin Ibër pa pëlqimin e ndërkombëtarëve.

Fundi i gjuhës populiste të Albin Kurtit

Pra, tashmë i erdhi fundi gjuhës populiste të Albin Kurtit me kartën e “hapjes” së Urës kryesore në Mitrovicë, të urës simbol të ndarjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës mes serbëve dhe shqiptarëve.

Sikurse heqja e një mbishkrimi dhe vendosja e një tjetri në veriun e vendit që nuk e nënkupton shtrirjen e sovranitetit në veri, as tërheqja taktike e serbëve nga isntitucionet shtetërore në veri nuk e nënkupton shtrirjen e sovranitetit me kryetarë pa legjitimitet qytetar!

Shtrirja reale dhe e vërtetë e sovranitetit në veri nënkupton vjeljen e tatimeve mbi pronat dhe bizneset serbe në veri, inkasimin e rrymës dhe të ujit dhe të gjitha shërbimeve tjera nga serbët lokal të veriut.

Kryeministri aktual me tërheqjen e fundit për hapjen e Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, u zhvesh komplet nga të gjitha premtimet mashtruese ndaj qytetarëve.

Ngjyrosja dhe fasadimi i Urës i mbeti i vetmi ngushëllim për moshapjen e paralajmëruar për 15 gusht 2024 me pompozitet të madh në mediat e vendore dhe ndërkombëtare!

Përfundimisht, nuk do të jetë Albin Kurti ai që do ta hapë Urën pa përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare me të cilat e kanë ngarkuar Kosovën pararendësit e tij në qeveritë paraprake! Mosmbajtja e premtimit bazik për hapjen e Urës kryesore në Mitrovicë e ka ulur për tokë imazhin e Kurtit para qytetarëve të vendit, duke e lënë atë me imazh të thyer edhe para aleatëve strategjik të Republikës së Kosovës, të cilët e presin me padurim largimin e tij nga pushteti

KFOR-i do të vazhdoj të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të krijuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Domosdoshmërisht isntitucionet e Republikës së Kosovës në çdo kohë duhet të jenë të koordinuara dhe bashkrenduara në veprime me KFOR-in dhe misionin e BE-së, si garantuese të lirisë dhe sovranitetit të shtetit tonë.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times September 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Azerbajxhani mund të shtrëngojë rregullat e migracionit për rusët

Kosova Times Kosova Times December 28, 2024
Më shumë se 40% e të rinjve rusë shprehën dëshirën e tyre për të emigruar
Kica Xhelili: Mos u mashtroni, pushteti popullist po degradon sistemin tonë të drejtësisë
Goditi vajzën 36 herë. Adoleshenti u shpall fajtor për vrasje, kamerat regjistruan skenat para vetë krimit (VIDEO)
Aktakuzë për tentim vrasje ndaj një personi në Prizren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?