By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si duket Spanja e vërtetë?
October 22, 2025
Qiproja dhe Malta kryesojnë rritjen e turizmit në BE: Viti 2024 solli numër rekord të qëndrimeve me netë
October 22, 2025
Çfarë të hani për mëngjes në vend të bukës?
October 22, 2025
Çmimi Saharov u jepet dy gazetarëve disidentë bjellorusë dhe gjeorgjianë
October 22, 2025
Një në tre italianë shkon në diskotekë; jeta e natës vlen 2 miliardë euro
October 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çelësi i rikthimit të LDK-së!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Çelësi i rikthimit të LDK-së!
Opinion

Çelësi i rikthimit të LDK-së!

Kosova Times
Last updated: 2024/09/19 at 11:36 AM
Kosova Times Published September 19, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Tashmë të gjithë në LDK i kanë kuptuar vështirësitë e rikthimit të LDK-së në vendin që ishte gjatë udhëheqjes së liderit historik Ibrahim Rugova. E vështirë po, por jo e pamundur. Kjo varet nga përpilimi i listës zgjedhore, e cila do të jetë çelësi suksesit të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Ndarjet fatkeqe dhe koalicionet e panatyrshme e dëmtuan LDK-në

LDK-ja si partia e parë e skenës politike kosovare, është e para që u godit nga virusi ndarës dhe përçarës pas shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova.

Nga ndarja e parë e vitit 2006 e deri në ndarjen më fatkeqe të vitit 2021, LDK-ja edhe pse e përgjysmuar në votë kishte arritur ta ruaj stabilitetin politik si partia e dytë politike në vend!

Më shumë sesa ndarja fatkeqe e vitit 2006, LDK-në e dëmtuan koalicionet e panatyrshme me rivalët politik, prej të cilëve gjithnjë ka dalë e thyer dhe dëmtuar numerikisht dhe moralisht para elektoratit të saj.

Pas ndarjes së dytë fatkeqe të vitit 2021, mbetja e detyrueshme në opozitë na doli të jetë më e shëndetshme për LDK-në! Në prag të procesit zgjedhor LDK-ja është më e bashkuar dhe më e fortë se që ishte katër vite më parë dhe është në rrugë të mbarë të rikthehet fuqishëm në vendin që e meriton, si partia e parë politike në vend dhe përcaktuese e proceseve shumë të rëndësishme dhe determinuese për të ardhmen e vendit tonë.

LDK nënkupton shtetin e Kosovës

Përfshirja në listën zgjedhore e figurave më markante, e aktivistëve dhe veprimtarëve më të merituar, e njerëzve të ndershëm dhe të sinqertë, me bagazh politik dhe intelektual, e në veçanti e gazetarëve dhe analistëve të guximshëm e paraqet çelësin e ngritjes dhe rikthimit të LDK-së në vendin që e meriton!

Ata që me vite dhe dekada i dolën zot LDK-së në momentet më të vështira të saj, do ta ndihmojnë edhe sot për të vazhduar rrugën e ecjes përpara drejt ringritjes si zonjë e parë e skenës politike kosovare.

LDK-ja nënkupton shtetin e Kosovës, e them ketë me arsye të fortë për faktin se është LDK-ja rugoviane, janë tre shkronjat e arta që i vunë themelet e shtetit në fillim të viteve të ’90-ta, është LDK-ja që e bëri rezistencën e gjatë paqësore në përballje me dhunën sistematike të pushtuesve shekullor, janë aktivistët, veprimtarët dhe anëtarësia e saj që e bën edhe luftën çlirimtare.

Të tjerët që erdhën më pas janë pasues dhe vazhdimësi, vazhdimësi e cila në momente të caktuara çalojë në fazat e shtetndërtimit, për çka edhe e kemi rezultatin aktual, më të ulëtin në historikun e LDK-së!

LDK-ja është vlerë dhe pasuri kombëtare, të cilën duhet ta mbështesim dhe fuqizojmë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, si subjekti më i vjetër dhe e vetmja forcë politike që mund ta kthejë në binarë të shëndoshë shtetin e Kosovës dhe marrëdhëniet me ShBA-të dhe miqtë tjerë tradicional të Ibrahim Rugovës, i cili, edhe atëherë kur nuk kishim shtet, diti t’i mobilizojë të gjitha qendrat e vendosjes në botë, i cili rezultojë me intervenimin e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Edhe tani, pas 25 viteve nga ajo kohë, Kosova ka nevojë si asnjëherë më parë për miqtë e saj, për t’u mbrojtur nga agresioni politik i Serbisë, i cili fare lehtë mund të kthehet në agresion ushtarak kundër Kosovës!

You Might Also Like

Politika zhvillimore për fuqizimin e shtetit, jo riparim të varfërisë për ruajtje të pushtetit

Përmeti, qyteti i zonjës që çertifikon punonjësen e pastërtisë

Server: Dje për 40 minuta takova Hashim Thaçin, Gjykata Speciale ka humbur rrugën

Shqiptarët pa orientim apo të frustuar në rrthanat e gjeopolitikës të zhvillimeve rajonale..?

Kur historia s’na mëson asgjë!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times September 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Burimet ruse pohojnë se komandanti ushtarak u shkarkua sepse gënjeu për përparimin në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times November 25, 2024
Mjeku falsifikoi dokumentet e një burri, ngritet aktakuzë ndaj të dyve
Stanivukoviç thotë se nuk dorëzohet, Dodik e krahasoi me ustashët
Shtiplija: Samiti i sotëm i Procesit të Berlinit mund të jetë pikë për Ballkanin e Hapur
Një dron rus ra mbrëmë në tokën rumune, finlandezët ngritën avionët F-18
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?