By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve
Rajon / Botë

Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve

Kosova Times
Last updated: 2024/09/19 at 10:28 PM
Kosova Times Published September 19, 2024
Share
SHARE

Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të festivalit të birrës dhe karnavaleve që njihet si “Oktoberfest”. Sulmi vdekjeprurës me thikë, i muajit të kaluar në Solingen, ka bërë që organet e rendit t’i paralajmërojnë pjesëmarrësit në festival se masat e sigurisë do të krijojnë radhë më të gjata në pikat hyrëse. Për herë të parë në historinë 189-vjeçare të festivalit bavarez të birrës, do të përdoren pajisjet elektronike për zbulimin e armëve.

Autoritetet kanë thënë se nuk ka kërcënime specifike për festivalin më të madh popullor në botë, i cili fillon të shtunën në Munih me rrotullimin tradicional të fuçive të birrës. Festivali që përfundon më 6 tetor pritet të frekuentohet nga 6 milionë pjesëmarrës.

Shtimi i masave të sigurisë vjen pas sulmit të 23 gushtit në Solingen që la tre të vdekur dhe tetë të plagosur. I dyshuari i arrestuar për sulmin është një ish-azilkërkues sirian që duhej të ishte dëbuar drejt Bullgarisë vitin e kaluar, por që u fshihej autoriteteve. Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por pa dhënë prova. Dhuna që tronditi Gjermaninë nxori në plan të parë të politikës gjermane çështjen e emigracionit.

Këtë javë, Ministria e Brendshme i zgjeroi kontrollet në të gjitha pikat kufitare tokësore të vendit, që do të zgjasin për gjashtë muaj dhe do të vënë në provë unitetin e bllokut. Efektet e sulmit në Solingen dhe dhuna e kohëve të fundit në të gjithë Gjermaninë do të reflektohen në Oktoberfest. Për herë të parë do të përdoren mjete portative për zbulimin e armëve. Përveç 600 policëve dhe 2000 punonjësve të sigurisë, autoritetet do të instalojnë mbi 50 kamera në ambientet ku zhvillohet festivali që do të jetë i rrethuar me një gardh teli. Pjesëmarrësve u ndalohet që të sjellin me vete thika, shishe qelqi dhe çanta shpine.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

TAGGED: #Festivali i birrës, #Gjermania, #Karnevalet, #Masa sigurie
Kosova Times September 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Trepça `89 eliminon Llapin, fitojnë edhe Ballkani, Dukagjini e Drita

Kosova Times Kosova Times February 4, 2024
Çfarë do të nënkuptonte për luftën në Ukrainë kapja e Pokrovskut nga Rusia?
Presidenti Biden thotë se po “pason stafetën” për të bashkuar vendin
YIHR: Kërkojmë shkarkimin e Baljes dhe Demi Murtezit
I mituri shtiu me armë zjarri gjatë përleshjes, arrestohet në Lipjan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?