By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”
November 20, 2025
Hamza e Orav flasin për integrimin dhe heqjen e masave të BE-së
November 20, 2025
Abdixhiku shpall nisjen e `epokës së re`
November 20, 2025
Shkarkimi i Kelmendit, reagon Zyra e BE-së: Minon progresin e Kosovës
November 20, 2025
Osmani e Hargreaves flasin për zhvillimet e fundit politike
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-Presidenti Trump dhe planet e tij me ‘Truth Social’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ish-Presidenti Trump dhe planet e tij me ‘Truth Social’
Rajon / Botë

Ish-Presidenti Trump dhe planet e tij me ‘Truth Social’

Kosova Times
Last updated: 2024/09/19 at 10:39 PM
Kosova Times Published September 19, 2024
Share
SHARE

Pavarësisht debatin rreth asaj se sa i pasur është ish-Presidenti Donald Trump, një gjë është e sigurt: aksionet që zotëron në kompaninë ‘Trump Media & Technology Group’ (TMTG) e bëjnë atë miliarder.

Kompania që qëndron pas platformës sociale ‘Truth Social’ vlen më shumë se 3 miliardë dollarë në ‘Wall Street’ dhe zoti Trump zotëron më shumë se gjysmën e saj.

Deri më tani, zoti Trump dhe të tjerë persona brenda kompanisë e njohur si ‘TMTG’, nuk kanë qenë në gjendje të fitojnë para për shkak të një marrëveshjeje kontraktuale me dispozita kufizuese që parandalon personat e brendshëm të një kompanie që të shesin aksionet e tyre për një periudhë të caktuar kohore. Në rastin e ‘TMTG-së’ që prej daljes së saj në bursë në muajin mars.

Periudha kufizuese përfundoi këtë të enjte. Por nëse shet aksione, zoti Trump rrezikon t’u dërgojë një sinjal negativ aksionarëve të tjerë duke i nxitur ata të shesin aksionet e tyre. Tani për tani, zoti Trump thotë se nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

Zhvillimet më të fundit

Prej së enjtes zoti Trump është i lirë të shesë aksionet e tij të ‘TMTG-së’ për sa kohë që ato nuk tregtohen nën 12 dollarë. Të martën aksionet e kompanisë tregtoheshin në vlerën e 16,14 dollarëve.

Zoti Trump e nënshkroi marrëveshjen që përmbante një periudhë kufizuese në mars, kur ‘TMTG-ja’ u bashkua me një kompani të regjistruar në parajsë fiskale, të quajtur ‘Digital World Acquisition Corp’, duke u futur në tregun e aksioneve ‘Nasdaq’.

‘TMTG-ja’ nuk drejtohet nga zoti Trump. Drejtor ekzekutiv i saj është Devin Nunes, një ish-ligjvënës republikan nga Kalifornia. Por është zoti Trump faktori tërheqës më i madh për ndjekësit e rrjetin social ‘Truth Social’, falë postimeve të tij.

Zoti Trump zotëron 57.3% të të gjitha aksioneve të kompanisë. Bazuar në vlerën totale në treg prej 3.23 miliardë dollarësh të kompanisë, aksionet e tij vlejnë 1.85 miliardë dollarë.

Çfarë është ‘Truth Social’?

Zoti Trump themeloi kompaninë e medias sociale ‘Truth Social’, në shkurt të vitit 2022, pasi u ndalua të postonte e të kishte llogari në rrjetet kryesore sociale si ‘Facebook-u’ dhe platforma e njohur më parë si ‘Twitter’ pas sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar 2021.

Por që nga ajo kohë, ai është rikthyer tek të dyja platformat – dhe është mbështetur nga pronari i kompanisë ‘X’, Elon Musk. Megjithatë zoti Trump poston kryesisht në platformën e tij.

Ndërsa për të tërhequr një audiencë të gjerë, ‘Truth Social’ u përpoq të përfitonte nga zemërimi i krijuar për shkak të ndalimit të zotit Trump për të postuar në media të tjera sociale, njësoj si platformat e tjera me prirje të djathtë si ‘Gettr’ dhe ‘Parler’, ‘Truth Social’, nuk ka qenë në gjendje të depërtojnë shumë përtej audiencës konservatore.

‘Truth Social’ reklamohet si kundërpërgjigja për aplikacionet kryesore të mediave sociale, për të cilat zoti Trump dhe mbështetësit e tij thonë se diskriminojnë pikëpamjet e tyre dhe kufizojnë lirinë e shprehjes, thotë Roxana Muenster, një studente doktorature në Universitetin Cornell, e cila studion të djathtën ekstreme dhe komunikimin dixhital.

Audienca e tij, shton ajo, është kryesisht baza e lëvizjes ‘MAGA’ të zotit Trump.

“Ka gjithashtu shumë gjuhë urrejtjeje dhe ekstremizëm në platformë, për shkak të qasjes së tyre të dobët për të kontrolluar përmbajtjen”, shton ajo.

Si pjesë e një marrëveshjeje që do të zgjasë deri në shkurt 2025, zoti Trump ka rënë dakord të presë gjashtë orë pas postimit në ‘Truth Social’ përpara se të bëjë një postim “jopolitik” në platformat e tjera të mediave sociale.

Megjithatë, kjo i takon vetëm ish-presidentit dhe siç thuhet në dokumentacionin e kompanisë “në cilësinë e kandidatit për president, shumica ose të gjitha postimet e Presidentit Trump në mediat sociale, mund të konsiderohen nga ai, si politike”.

Si fiton para ‘TMTG-ja’?

Dokumentacioni i kompanisë tregon se të gjitha të ardhurat e saj sigurohen nga reklamat. Por këto të ardhura janë të vogla –vetëm 836,900 dollarë në tremujorin më të fundit, ose 30% më pak nga 1.2 milionë dollarë një vit më parë. Për periudhën tre mujore që përfundoi më 30 qershor, kompania shënoi një humbje prej 16.4 milionë dollarësh. Rreth gjysma e tyre ishin shpenzime ligjore për shkak të bashkimin e saj me kompaninë ‘Digital World’.

Në tremujorin e fundit, ‘Trump Media’ tha se kishte harxhuar edhe 3.1 milionë dollarë për konsulencë teknologjike dhe licencim të programeve kompjuterike, kryesisht të lidhura me marrëveshjen e licencimit për të fuqizuar shërbimin e ri të transmetimit televiziv të quajtur ‘Truth+’.

Ndryshe nga platformat më të zakonshme të mediave sociale, ‘Truth Social’ nuk publikon informacione në lidhje me ecurinë e kompanisë, sikurse ata që regjistrohen në platformë apo të ardhurat mesatare për përdorues. Kjo mund ta bëjë më sfiduese për investitorët që të mësojnë mbi ecurinë e kompanisë.

Vlera e aksioneve në pjesën më të madhe ka qenë e ulët.

Pas tregtimit në bursë në një vlerë prej 60 dollarë në mars, vlera e aksioeneve ka rënë në 16 dollarë.

Çmimi i një aksioni supozohet të rritet dhe të ulet në varësi të perspektivës për të fituar para të kompanisë, por kritikët thonë se aksionet e ‘TMTG-së’ kanë prirje të ndryshojë në raport me pritshmëritë e aksionerëve, mbi shanset për rizgjedhje të zotit Trump.

Vlera e aksioneve ka qenë tepër e paqëndrueshme në bursë. Që nga fillimi i prillit është rritur ose ka rënë më shumë se 10%.

Në një konferencë për shtyp pak ditë më parë, zoti Trump sugjeroi se kjo mund të jetë për shkak të frikës se ai mund shiste aksionet.

“Do të ndryshonte situata po të largohesha unë”, tha ai.

Por a është kjo një frikë legjitime?

Tregu i aksioneve funksionon në bazë të ofertës dhe kërkesën, dhe nëse shumë aksionere do të donin t’i shisnin ato, kjo me gjasë do të ndihmonte në uljen e çmimit të tij.

Megjithatë, zoti Trump është një faktor tërheqës i madh për vetë aksionet e ‘TMTG-së’.

Zoti Trump ka thënë se nuk do t’i shesë aksionet me hiqjen e periudhës kufizuese, duke shtuar se nuk ka nevojë për para.

“Jo, nuk do t’i shes, e dua (këtë kompani) e përdor atë si një mënyrë për të thënë fjalën time”, tha ai.

Por nëse vendoste ta bente një gjë të tillë ai do të ishte i detyruar ta thoshte.

Investitorët e mëdhenj që zotërojnë më shumë se 10% të një kompanie duhet të raportojnë brenda dy ditësh nëse vendosin të shesin aksionet e tyre, tek Komisioni që Mbikëqyr Tregun e Aksioneve (SEC).

You Might Also Like

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi

Rusia ka filluar të shesë rezervat e saj të arit për herë të parë për të financuar buxhetin ushtarak të Putinit

Erdogan refuzoi të lejonte një aeroplan rus me 600 pasagjerë të hynte në Stamboll, pasi një trageti turk iu ndalua të hynte në Soçi

Të paktën 190 jetimë ushtarakë rusë vdiqën në luftën me Ukrainën

TAGGED: #Donald Trump, #Truth Social
Kosova Times September 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Barazohet rezultati

Kosova Times Kosova Times June 19, 2024
Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in italian për Krishtlindje
Fluminense i shtohet garës për Alcantara
Pas rrëzimit të aeroplanit të Azerbajxhanit, marrëdhëniet mes Baku dhe Moskës janë në krizë
Kurti: Këtë javë aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?