By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia zemërohet pasi municionet nga India përfundojnë në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia zemërohet pasi municionet nga India përfundojnë në Ukrainë
Rajon / Botë

Rusia zemërohet pasi municionet nga India përfundojnë në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/19 at 12:16 PM
Kosova Times Published September 19, 2024
Share
SHARE

Predha të artilerisë, të shitura nga prodhuesit e armëve në Indi, janë devijuar nga konsumatorët evropianë për në Ukrainë. Dhe, Nju Delhi nuk ka ndërhyrë për të ndalur këtë tregti, pavarësisht nga zemërimi të shprehur nga Moska.

Kështu thanë 11 zyrtarë të Indisë dhe qeverive evropiane, por edhe të industrisë së mbrojtjes, teksa ky pretendim mbështetet edhe nga analizimi që Reuters u ka bërë të dhënave të qasshme të doganave.

Dërgesat me municione për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë kanë ndodhur mbi një vit më parë, sipas burimeve dhe të dhënave të doganave.

Rregullat për eksportin e armëve në Indi kufizojnë përdorimin e armëve te blerësi i deklaruar, i cili rrezikon që të mos blejë më armë nga India nëse kryen dërgesa të paautorizuar.

Kremlini e kishte ngritur këtë çështje në të paktën dy raste, përfshirë edhe gjatë takimit të zhvilluar në korrik mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe homologut të tij nga India, thanë tre zyrtarë të Indisë, raporton Reuters.

Ministritë e Mbrojtjes në Rusi dhe Indi nuk kanë pranuar të komentojnë. Por, në janar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indisë, Randhir Jaiswal, deklaroi se India nuk i ka dërguar dhe nuk i ka shitur predha të artilerisë Ukrainës.

Burime brenda Qeverisë dhe industrisë së Mbrojtjes i thanë Reuters se municioni i prodhuar nga India përbën vetëm një sasi të vogël të municioneve që përdoren nga Ukraina.

Në mesin e shteteve evropiane që i kanë dërguar Ukrainës municione të prodhuara në Indi janë Itlaia dhge Republika Çeke, dy shtete lidere në nismën për furnizimin e Kievit me municione nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Një zyrtar i Indisë tha se Nju Delhi ka monitoruar situatën. Por, shefat e industrisë së mbrojtjes, që kanë pasur njohur për dërgesat, sipas këtij zyrtari, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që të ndalin furnizimet.

Nju Delhi së fundi ka forcuar bashkëpunimin diplomatik dhe të mbrojtjes me Uashingtonin, teksa të dyja po tentojnë të frenojnë rritjen e Kinës. India po ashtu ka raporte të mira me Rusinë, shtet që për dekada të tëra ka qenë furnizuesi i saj kryesor me armë. Po ashtu, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka refuzuar që t’iu bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

You Might Also Like

VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale

Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”

Putini e gjeti veten në një situatë të pazakontë: Një robot kërceu para tij, gjithçka monitorohej nga truprojat

Meloni tërbohet pasi salcat belge shiten si italiane në parlamentin e BE-së

Lufta hibride e Rusisë në Evropë po përshkallëzohet. “Jemi vetëm pak minuta larg një incidenti me shumë vdekje”

TAGGED: #Indi, #Rusi, #Ukrainë
Kosova Times September 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lëvizje dramatike nga Britania: Ata blejnë avionë amerikanë F-35, ata mund të mbajnë koka bërthamore

Kosova Times Kosova Times June 25, 2025
Franca mbështet sektorin audiovizual në Kosovë
Nëna e dy fëmijëve, vdes pasi iu nënshtrua ngritjes së të pasmeve
Pendarovski pritet nga presidentja Osmani
Pesë arsye pse kur je pranë ujit ndihesh kaq mirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?