By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vatra do të ndërkombëtarizojë çështjen çame
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vatra do të ndërkombëtarizojë çështjen çame
Opinion

Vatra do të ndërkombëtarizojë çështjen çame

Kosova Times
Last updated: 2024/09/19 at 7:45 PM
Kosova Times Published September 19, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Elmi BERIShA

Vatra, vatranët dhe shqiptare-amerikanët nuk do ta harrojnë kurrë Çamërinë dhe do ta ndërkombëtarizojnë në të gjitha institucionet amerikane çështjen çame. Këto ditë realizova një vizitë emocionuese dhe shumë impresionuese në disa nga viset shqiptare të Çamërisë në shtetin e Greqisë. Kisha planifikuar ti vizitoj enkas këto vise kombëtare dhe të njihem nga afër me gjendjen e gjithmbarshme të bashkombasve tanë atje, si orientim nacional i Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës “VATRA”, vise këto që dikur ishin të banuara me shqiptarë, historia tragjike e të cilëve tashmë dihet, andaj kjo vizitë ishte hapi i parë i zbardhjes së të vërtetës dhe i ngritjes së zërit për të drejtat themelore të njerëzve tanë atje.

Si kryetar i “VATRËS”, për pesë vite, kam vizituar personalisht secilën trevë shqiptare, këtë e kam edhe obligim shpirtëror e zyrtar, por kjo vizitë në Çamëri dhe trojet tjera etnike që edhe tani kanë pjesën dërrmuese shumicë shqiptare, ka karakter të ndërgjegjes sonë kombëtare për ngritjen e të drejtave të kësaj pjese të substancës sonë kombëtare në institucionet e ShBA-ve, si dritë shprese për realizimin e të drejtave të tyre nacionale, të drejtës në pronë dhe në deklarimin e lirë për përkatësinë e tyre kombëtare. Zotohem që këtë çështje do ta ngrejë në instancat më të larta të shtetit amerikan.

Ky hap nuk është vetëm vullnet i imi si kryetar i Vatrës, por është obligim dhe orientim strategjik i tërë lidershipit të Federatës “VATRA”. Nga ky moment dhe në ditët, javët dhe muajt në vijim nuk do të ndalemi për të kthyer drejtësinë dhe të drejtat elementare të njeriut për bashkëkombasit tonë që janë ndër pjesët më të dhimbshme të komplet etnikumit shqiptar. Do fillojmë me njerëzit më të mirë të komunitetit tonë që ta ngremë këtë çështje në Kongresin Amerikan dhe do të jemi zë i fuqishëm në realizimin e këtyre të drejtave themelore për bashkëkombasit tanë çamë.

Greqia është vend fqinj dhe mik i shqiptarëve. Ne nuk kemi asgjë kundër popullit dhe shtetit grek, as që bëhet fjalë për pretendime sa i takon integritetit të shtetit grek dhe popullit të lashtë dhe mik helenas, por nuk do të ndalemi së punuari fort në ngritjen e zërit, zbardhjen e historisë së vërtetë, golgotës gjenocidiale që kanë përjetuar shqiptarët në Çamëri,  prandaj drejtësia duhet të vihet në vend dhe atyre njerëzve duhet të ju kthehet dinjiteti, e drejta në pronë dhe në deklarimin e lirë se janë shqiptarë, sikurse parasheh e drejta ndërkombëtare, Karta e OKB-së për të drejtat e njeriut dhe lirive të tjera për pakicat kombëtare si në të gjitha shtetet demokratike.

Vatra apelon shtetin shqiptar dhe grek për zbardhjen e krimit, të gjenocidit e të masakrave greke mbi shqiptarët e Çamërisë. Vatra do të kërkojë gjithmonë drejtësi për Çamërinë dhe se çështja Çame, çështje thelbësisht kombëtare do të jetë gjithmonë ndër prioritetet kryesore të veprimtarisë së Vatrës. Çështja çame, si çështje politike, kërkon tërheqjen e shtetit grek nga akuzat antiligjore kolektive ndaj një popullsie të tërë shqiptare në Çamëri. Vatra i kujton shtetit grek se e ka për detyrë dhe detyrim që të krijojë kushtet që me çdo mjet shqiptarët e dëbuar të rikthehen dhe të fitojnë të drejtat e tyre në Çamëri. Vatra do të punojë fort që Çështja çame të shndërrohet  në një problem ndërkombëtar, pasi zgjidhja e saj e kërkon patjetër faktorin ndërkombëtar perëndimor si garanci në zbardhjen e të vërtetës historike të Shqiptarëve në Çamëri.

You Might Also Like

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?

Belinda Balluku-kur sulmet ndaj një figure kyçe cënojnë vetë shtetin!

Republika e demokracise digjitale

TAGGED: #Elmi Berisha
Kosova Times September 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Projektligjet për KPK-në dhe KPM-në, LDK: Kemi nisur hartimin e lëndëve përkatëse për Gjykatën Kushtetuese

Kosova Times Kosova Times July 11, 2024
Sevastopol u godit me raketa. Autoritetet thanë se dy të vdekur dhe 22 të plagosur
Vazhdojnë protestat e transportit publik në Prishtinë
Erdogan vs. Kilicdaroglu: Kë do zgjedhë Turqia?
Perspektiva e padukshme e gazësjellësit rus për Kinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?