By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Bruksel: Diskutime për integrimin e Kosovës dhe normalizimin me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Bruksel: Diskutime për integrimin e Kosovës dhe normalizimin me Serbinë
Lajme

Kurti në Bruksel: Diskutime për integrimin e Kosovës dhe normalizimin me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 2:02 PM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit sot në Bruksel nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi aspektet e shumta të procesit të integrimit të Kosovës në BE, përfshirë perspektivën për avancimin e kandidaturës për anëtarësim në kontekstin aktual evropian. 

Në takim u trajtuan edhe çështje tjera të ndërlidhura me procesin e zgjerimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe për nevojën e funksionalizimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, mbi parimet e pjesëmarrjes së barabartë për të gjitha shtetet e rajonit.

Kryeministri Kurti tha se Kosova është e interesuar që Tregu i Përbashkët Rajonal të funksionalizohet, sidomos tani kur shënohet 10-vjetori i Procesit të Berlinit, dhe shtoi se kjo duhet arritur duke avancuar në drejtimin e afrimit të rajonit me standardet evropiane, si ato në fushën e ekonomisë, ashtu edhe ato në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Ai theksoi se për Kosovën pengesat aktuale në progresin e saj kanë të bëjnë me situatën e sigurisë dhe kërcënimin e vazhdueshëm që vjen nga Serbia, dhe të cilin tha se Kosova kërkon ta adresojë në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, pikërisht për shkak të lidhjeve shumta dhe të ngushta të Serbisë me Rusinë.

Në takim, po ashtu, u diskutua edhe fillimi i zbatimit të Planit të Rritjes, si instrument i Komisionit Evropian i krijuar për t’i dhënë shtysë të madhe afrimit sa më të shpejtë dhe përmbajtjesor të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është proces i ndarë por që ka ndikim në zgjerimin e BE-së, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës vazhdimisht ka qenë palë konstruktive dhe se e ka në interes përmbylljen e këtij procesi. Në këtë kuptim, kryeministri ia ka konfirmuar Drejtorit Koopman qëndrimin në mbështetje të Marrëveshjes bazë dhe Planit Zbatues, të arritura vitin e kaluar.

Kosova, me këtë, riafirmon përkushtimin e saj për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe zotohet për angazhim konstruktiv në proces për ta çuar atë shpejt përpara. Në këtë kontekst, Kosova zotohet që plotësisht të zbatojë të gjitha obligimet respektive që dalin nga Marrëveshja Bazike për Rrugën Drejt Normalizimit dhe Aneksi Zbatues i saj, përfshirë aty të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut. Detajet e implementimit do të diskutohen në dialog nën lehtësimin e BE-së, tha kryeministri Kurti.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm Koopman porositi se përkushtimi i institucioneve evropiane në Bruksel për integrimin e Kosovës dhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është i fortë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe me përbërjen e ardhshme të Komisionit Evropian, një gjë që është dëshmuar edhe me qëndrimet e shprehura nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në drekën e djeshme me liderët e Ballkanit Perëndimor. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi

Kapen në flagrancë pesë hajna duke tentuar të vjedhin një argjendari

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

TAGGED: #Albin Kurti, #Gert Jan Koopman
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia nisi një valë sulmesh në perëndim të Ukrainës mbrëmë, Polonia ngriti avionë ushtarakë

Kosova Times Kosova Times September 3, 2025
Dorëhiqet kryeministrja e Zelandës së Re
Sri Lanka: Për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur, shkollat ​​në Colombo mbyllen nga sot
27 vjet nga vdekja e Nënës Terezë
Gjermania nuk do t’u japë viza rusëve të lidhur me kompanitë e sanksionuara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?