By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 nëntor
November 28, 2025
LDK: Vetëvendosje po zhvillon fushatë mashtrimi pas bllokimit të Prishtinës LDK: Vetëvendosje po zhvillon fushatë mashtrimi pas bllokimit të Prishtinës
November 27, 2025
Haradinaj uron Ditën e Forcës, vlerëson mbështetjen amerikane RTKlive Në shënimin e Ditës së Forcës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përcjellë urimet e tij për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët e vendit, duke theksuar se Ushtria e Kosovës është burim force dhe krenarie kombëtare. Haradinaj njoftoi se sot i është bashkuar Gjeneral Gzim Hazrollit në një ekspozitë të organizuar në nder të Gjeneralit amerikan James Mattis. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e SHBA-ve në ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës. “Nga zemra i uroj shëndet Gjeneralit Mattis, të gjithë ushtarëve amerikanë që shërbejnë në Kosovë, dhe i dërgoj përshëndetjet më të përzemërta Presidentit Trump, në mandatin e parë të të cilit Kosova e formoi Ushtrinë,” deklaroi Haradinaj. Ceremonitë dhe aktivitetet e Ditës së Forcës u zhvilluan në gjithë vendin, duke vënë në pah arritjet dhe rolin e FSK-së në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
November 27, 2025
Hetim ndaj ministrit në detyrë për kanosje, avokati mohon pretendimet
November 27, 2025
Spiropali-Osmanit: Shkodra shtëpia juaj, simbol i unitetit
November 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për kontrabandim me migrantë, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për kontrabandim me migrantë, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm
Lajme

Aktakuzë për kontrabandim me migrantë, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 10:24 AM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.G., A.H., H.A., O.A., M.H., A.B., dhe M.R., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, si dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Sipas aktakuzës, të pandehurit S.G., dhe A.H., nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri në ditën e arrestimit në bashkëkryerje me të pandehurit M.R., dhe A.B., (të arrestuar në Shqipëri) në baza ditore, organizojnë dhe drejtojnë persona të tjerë, e pikërisht të pandehurit A.H., H.A., O.A., H.M., për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”, në atë mënyrë që të njëjtit i drejtojnë këta të pandehur dhe bëjnë organizimin e kontrabandimit të migrantëve sirian dhe migrantëve nga shtetet tjera arabe, duke i përcjellë të njëjtit rrugëve ilegale për t’i futur nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës, dhe nga territori i Kosovës në territorin e Serbisë. Me këtë rast, për këtë periudhë kohore, për çdo ditë kontrabandojnë nga 10 deri 15 migrantë në ditë, e të cilët migrantë destinim të fundit i kishin shtetet e Bashkimit Evropian, ndërsa secili migrant për të kaluar nga territori i Shqipërisë deri në territorin e Serbisë, ka paguar nga 500 euro, e për transport brenda territorit të Republikës së Kosovës ka paguar nga 45 – 100 euro. Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”nga neni 164 par. 5 lidhur me nenin 31 dhe 77, sipas KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit A.H., M.H., H.A., O.A., dhe H.M., nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri me datë 20.06.2023, merren me kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që i pranojnë migrantët kryesisht arab dhe të shteteve aziatike, nëpërmes rrugëve malore, i kalojnë në territorin e Republikës së Kosovës, ku të njëjtit i grumbullojnë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë, ose në afërsi të urës e cila gjendet në autostradë afër fshatit Vërmicë, ku i priste i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët me kombi dhe me vetura udhëtarësh, migrantët e kontrabanduar i transportojnë nga aty, nëpër territor të Republikës së Kosovës.

Pastaj i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët i kishte siguruar ai, i transportojnë më tej deri në afërsi të pikë-kalimit kufitar të Jarinjes, dhe me ndihmën e kontrabandistëve e kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, jashtë pikë-kalimit kufitar në mënyrë të paligjshme, kundrejt një përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare.

Me këto veprime, të pandehurit e lartpërmendur kanë kryer veprën “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 par.1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.

Gjithashtu, të pandehurit S.G., A.H., H.A., dhe O.A., me datë 19.06.2023, në mesnatë, në Prishtinë, në katin e katërt të objektit banesor që gjendet në rrugën “S.M.”, kanë poseduar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në atë mënyrë që gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes, të njëjtëve u janë gjetur në posedim tri (3) armë zjarri dhe një numër i konsiderueshëm i fishekëve. Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”nga neni 366 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri O.A., në banesën e lartcekur në Prishtinë, shkakton rrezik të madh për jetën e personave që kanë qenë brenda banesës, e pikërisht për të pandehurit S.G., A.H., dhe H.A., në atë mënyrë që me pistoletë shtënë disa herë në drejtim të tokës (sheshit) të dhomës së kësaj banese, me ç’rast shkakton rrezik të madh për jetën e tyre. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par. 1, sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

LDK: Vetëvendosje po zhvillon fushatë mashtrimi pas bllokimit të Prishtinës LDK: Vetëvendosje po zhvillon fushatë mashtrimi pas bllokimit të Prishtinës

Haradinaj uron Ditën e Forcës, vlerëson mbështetjen amerikane RTKlive Në shënimin e Ditës së Forcës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përcjellë urimet e tij për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët e vendit, duke theksuar se Ushtria e Kosovës është burim force dhe krenarie kombëtare. Haradinaj njoftoi se sot i është bashkuar Gjeneral Gzim Hazrollit në një ekspozitë të organizuar në nder të Gjeneralit amerikan James Mattis. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e SHBA-ve në ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës. “Nga zemra i uroj shëndet Gjeneralit Mattis, të gjithë ushtarëve amerikanë që shërbejnë në Kosovë, dhe i dërgoj përshëndetjet më të përzemërta Presidentit Trump, në mandatin e parë të të cilit Kosova e formoi Ushtrinë,” deklaroi Haradinaj. Ceremonitë dhe aktivitetet e Ditës së Forcës u zhvilluan në gjithë vendin, duke vënë në pah arritjet dhe rolin e FSK-së në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.

Hetim ndaj ministrit në detyrë për kanosje, avokati mohon pretendimet

Spiropali-Osmanit: Shkodra shtëpia juaj, simbol i unitetit

Posta e Kosovës dhe Posta Shqiptare forcojnë bashkëpunimin strategjik

TAGGED: #Aktakuzë, #Prokuroria Themelore në Prizren
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Cheney: Ish-presidentit Trump nuk mund t`i besohet më pushteti

Kosova Times Kosova Times September 7, 2024
Meloni, Marrëveshja Itali-Shqipëri nuk do të prishet, do të funksionojë
Pacolli: Gjendja e mjedisit në Kosovë është alarmante
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Republikanja publikoi videon. “Ish-i fejuari im më filmoi lakuriq pa pëlqimin tim”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?