By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Estonia fillon vendosjen e barrierave në urën kufitare me Rusinë
August 3, 2025
Kurti: Lojërat Tradicionale në Rugovë, rit i gjallë i identitetit kolektiv
August 3, 2025
Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”
August 3, 2025
Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit
August 3, 2025
Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175
August 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anketimi, votuesit thuajse të njëjtën mbështetjeje për kandidatët Trump e Harris lidhur me ekonominë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Anketimi, votuesit thuajse të njëjtën mbështetjeje për kandidatët Trump e Harris lidhur me ekonominë
Rajon / Botë

Anketimi, votuesit thuajse të njëjtën mbështetjeje për kandidatët Trump e Harris lidhur me ekonominë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 8:02 PM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Një sondazh i ri tregon se as Kamala Harrisi dhe as Donald Trumpi nuk kanë një epërsi vendimtare tek opinioni publik lidhur me ekonominë, duke e kthyer një çështje që deri tani ka qenë një pikë e fortë për ish presidentin, në një dyluftim politik.

Sipas anketimit të realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe qendra për Hulumtim të Çështjeve Publike ‘NORC’ 40 për qind e votuesve thonë se ish-Presidenti Trump do t’i trajtonte më mirë sfidat ekonomike. Po i njëjti numër, 40%, mendon të njëjtën gjë për Nënpresidenten Harris. Këto të dhëna janë një sinjal paralajmërues për zotin Trump, i cili është përpjekur ta lidhë zonjën Harrisin me gjendjen e ekonomisë gjatë drejtimit të Presidentit Joe Biden. Anketa sugjeron se zonja Harris mund t’i shpëtojë peshës së pakënaqësive lidhur me ekonominë, duke ngushtuar garën në atë që deri tani ka qenë një nga avantazhet kryesore të zotit Trump.

Ekonomia ka qenë prej kohësh një pikë e dobët për Presidentin Biden: Një sondazh i agjencisë Associted Press dhe qendrës NORC i kryer në fund të qershorit, përpara debatit Biden-Trump, gjente se rreth 60 për qind amerikanë nuk binin dakord me mënyrën se si ai kishte drejtuar ekonominë. Më herët gjatë këtij viti, amerikanët kishin më shumë të ngjarë të thoshin se presidenca e Trumpit e ndihmoi vendin sa i përket kostos së jetesës dhe krijimit të vendeve të punës, krahasuar me administratën e Presidentit Biden.

Anketa e fundit tregoi se ekonomia është një nga çështjet më të rëndësishme për rreth 80 për qind të votuesve, duke lënë mënjanë çështjet e tjera kryesore si kujdesi shëndetësor dhe krimi.

Pasojat e rritjes së inflacionit në vitin 2022 në nivelin më të lartë të katër dekadave të fundit kanë zënë një vend të rëndësishëm në garën presidenciale të këtij viti. Konsumatorët janë të zemërmuar për shkak të faturave të çmimeve të larta të ushqimeve, ndërsa normat e larta të interesit po shtrëngojnë financiarisht ata që kanë blerë shtëpi apo automjete. Këto duket se kanë patur më shumë rëndësi për opinionin publik se sa shkalla e ulët e papunësisë prej 4.2 për qind dhe fitimet në tregun e letrave me vlerë.

Sipas sondazhit, vetëm një e treta e votuesve thonë se gjendja e ekonomisë kombëtare është disi ose shumë e mirë, megjithëse ata janë më optimistë për situatën e tyre, me rreth 60 për qind që thonë se financat e familjes së tyre janë disi ose shumë mirë. Të dhënat për këto tregues nuk kanë ndryshuar përgjatë këtij viti, pavarësisht rënies së inflacionit.

Kandidatët kanë ide të kundërta se cila është rruga më e mirë për të përmirësuar ekonominë, por nuk kanë shpejguar plotësisht se si do të zbatoheshin planet e tyre.

Ish-presidenti Trump sugjeron se rritja ekonomike do të vinte nga ulja e taksave për korporatat dhe të pasurit, duke çuar në shtim të investimeve, ndërsa një tarifë prej 20 për qind për mallrat e importit do të nxiste investimet për ndërtimin e fabrikave në ShBA.

Zonja Harris ka bërë fushatë për më shumë përfitime për klasën e mesme, që do të kenë si burim rritjen e taksave për korporatat dhe të pasurit. Ajo ka paralajmpruar se tarifat e propozuara nga zoti Trump do të çojnë në rritje të çmimeve.

Po ashtu, sondazhi tregon se për më shumë se gjysmën e votuesve kujdesi shëndetësor ishte një shqetësim kryesor, ndërsa afërsisht gjysma thanë se përparësi kishin problemet me krimin, emigracionin, politikat rreth abortit dhe mbajtjes së armëve. Vetëm rreth një e treta i renditi ndryshimet klimatike si një çështje kryesore ndërsa rreth një e katërta u shprehën kështu lidhur me luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Sondazhi me 1771 votues të regjistruar u zhvillua nga 12-16 shtatori.

You Might Also Like

Estonia fillon vendosjen e barrierave në urën kufitare me Rusinë

Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”

Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit

Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175

Tërmeti i fuqishëm zgjoi vullkanin në Rusi që kishte qenë i fjetur për 600 vjet, duke hedhur hi pesë kilometra lart

TAGGED: #Donald Trump, #Kamala Harris
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Orban: Humbja e Ukrainës është e dukshme. BE-ja nuk mund të financojë vetëm luftën kundër Rusisë

Kosova Times Kosova Times November 8, 2024
Më pak zogj shtegtarë në lagunat shqiptare
FBK nderohet nga FIBA Europe
A mund të ndalet hapi i Trumpit në garën republikane për president?
U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim në forcimin e sundimit të ligjit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?