By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
Diplomatët perëndimorë në Moskë nderojnë viktimat e represionit sovjetik
October 29, 2025
Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së
October 29, 2025
Beteja në rrugë, ‘Situatë kritike’ në qytetin e fushëbetejës Pokrovsk
October 29, 2025
A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ankohet Shala: Kemi gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ankohet Shala: Kemi gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve
Lajme

Ankohet Shala: Kemi gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 12:25 PM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Ish-komandanti I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, në konferencën e parë të Apelit shprehu kritika për aktgjykimin e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Shala që e përcolli konferencën përmes video-lidhjes tha se me ekipin mbrojtës kanë vërejtur qindra fjalë të ndryshuara në fjalën përfundimtare ndaj tij.

“Unë kam një shqetësim shumë të madh sa i përket për tri ditë seancë të mëparshme 15,16, 17 kur ishte leximi përfundimtar. Vetëm për tri ditë gjetëm mbi 213 fjalë të ndryshuara, jo gabimisht të përkthyera, por të ndryshuara. Dhe unë nuk e kam akoma në gjuhën shqipe rrjedhën si ka rrjedhë gjykimi im prej fillimi deri në ato tri ditët e fundit, nuk e kam pas vëmendjen se nuk ma ka marrë mendja se bëhen gabime të tilla, që të ndryshohet fjala”, tha Shala.

Shala theksoi se ende nuk e ka marrë të përkthyer në gjuhën shqipe aktvendimin dënues ndaj tij.

“Nuk e kam as aktvendimin të përkthyer. Unë nuk e di si do të ankohemi, bëjmë ankesën kur unë nuk e di se në çfarë mënyrë dënohem. Më jepet aktvendimi, dënohem për vrasje që s’kam vra kurrë në jetën time askënd. Ma shpjegojnë avokatet e unë nuk muj me besu përderisa nuk e kam zyrtarisht në mënyrë zyrtare, përpara vetës ta lexoje, ta kuptoj se për çka jam i dënuar”, theksoi ai.

Atij iu përgjigj kryetarja e panelit të Apelit, Michele Picard, e cila tha se një gjë e tillë pret të bëhet sa më shpejt që është e mundur.

Ndërkohë që avokati i Shalës, foli për shëndetin e klientit të tij.

“Pikë se pari dua të flas për gjendjen fizike dhe mendore të Shalës. Nuk ka ndonjë gjë në veçanti për të thënë në lidhje me këtë përveç se ju e dini të gjithë situatën familjare të z.Shala dhe problematikat që ka ai. Kjo ka pasur ndikim në gjendjen e tij shpirtërore”, tha Jean Louis Gilissen, avokat i Pjetër Shalës.

Kurse, avokati tjetër i Pjetër Shalës, Mohamed Hedi Aouini tha se nuk janë dakord me aktgjykimin e shpallur ndaj klientit të tij si dhe do të apelojnë edhe urdhrin për zhdëmtim.

Më 16 korrik të këtij viti, Pjetër Shala, u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 18 vjet burgim.

You Might Also Like

Supremja refuzon ankesën e AAK-së që kishte kërkuar rivotim në Junik

Gjykata Supreme refuzon padinë për mbulesën islame në shkolla

Kurti në Paris flet për rëndësinë e anëtarësimit në BE e NATO

ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

OVL UÇK organizon protestë në Strasburg më 16 nëntor

TAGGED: #Gjykata Speciale, #Pjetër Shala
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prigozhin për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane: “Kemi ndërhyrë, ndërhyjmë dhe do të ndërhyjmë”

Kosova Times Kosova Times November 7, 2022
Një administrator ukrainas i Wikipedia-s në gjuhën ruse vdiq pranë Bakhmut
Presidentja sllovake nuk synon mandat të dytë në pushtet
Mot me diell e vranësira të shpërndara
Italia dënon sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok: Rrezikoi shtëpitë – qëndrojmë krah Kosovës për hetim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?