By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bordi zgjedhor i Xhorxhias vendos që votat për garën presidenciale të numërohen me dorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bordi zgjedhor i Xhorxhias vendos që votat për garën presidenciale të numërohen me dorë
Rajon / Botë

Bordi zgjedhor i Xhorxhias vendos që votat për garën presidenciale të numërohen me dorë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 9:20 PM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Komisioni zgjedhor i shtetit të Xhoxhias, që kontrollohet nga republikanët, votoi me shumicë 3 me 2 të premten për numërim me dorë të miliona fletëvotimeve në nëntor. Aktivistët që mbrojnë të drejtën e votës thanë se vendimi mund të shkaktojë vonesa, të prodhojë gabime dhe të hedhë bazat për kundërshtime të stisura të procesit të numërimit, në shtetin fushëbetejë.

Numërimi me dorë i votave është vendimi më i fundit në një sërë ndryshimesh të miratuara muajt e fundit nga një shumicë konservatore pro-Trump e komisionit, të cilët thonë se po përpiqen t’i bëjnë zgjedhjet e 5 nëntorit, më të sigurta.

Por grupet për të drejtën e votës thonë se ndryshimet mund të lejojnë anëtarët e bordit zgjedhor të vonojnë ose kundërshtojnë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, duke e çuar procesin drejt kaosit në këtë shtet.

Xhorxhia është një nga shtatë shtetetet që mund të përcaktojë fatin e garën mes kandidatit republikan për President Donald Trump si dhe kundërshtares së tij demokrate, Nënpresidentes Kamala Harris.

Në zgjedhjet e vitit 2020, zoti Trump e humbi Xhorxhian me më pak se 12,000 vota krahasuar me kundërshtarin e tij demokrat Joe Biden. Zoti Trump ka pohuar, por pa dhënë asnjë provë, se rezultati ishte produkt i manipulimeve të gjera.

Numërimi me dorë, që u miratua falë një votimi 3 me 2, u denoncua nga administratorët e zgjedhjeve dhe punonjësit zgjedhorë, që morën pjesë në takim si dhe u kundërshtua nga sekretari i shtetit të Xhorxhias dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Me këtë vendim Xhorxhia bëhet i vetmi shtet në SHBA që zbaton një gjë të tillë, sipas Gowri Ramachandran, drejtor i zgjedhjeve dhe sigurisë në Qendrën Brennan për Drejtësi të Universitetit të Nju Jorkut.

Sekretari republikan i Shtetit Brad Raffensperger, zyrtari më i lartë i zgjedhjeve të këtij shteti, kishte paralajmëruar përpara takimit se vendosja e këtij rregulli do t’i hapte rrugë “mundësisë për gabime, humbje, apo vjedhje të fletëve të votimit, si dhe manipulimeve”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit paralajmëroi gjithashtu këtë javë se nëse bordi merr një vendim të tillë, ka të ngjarë të tejkalojë autoritetin që i jep ligji.

Zoti Trump përballet me akuza penale në Xhorxhia, lidhur me atë që është cilësuar si presion ndaj zyrtarëve të shtetit për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Por ish-presidenti i ka hedhur poshtë akuzat.

Ai ka vazhduar t’u bëjë jehonë qëndrimeve të tij të pabazuara në fakte, mbi legjitimitetin e zgjedhjeve në SHBA, duke nxitur aktivistët konservatorë dhe ligjvënësit në të gjithë vendin, të vendosin rregulla të reja lidhur me votimin në emër të parandalimit të manipulimeve.

Rregulli i numërimit me dorë do të kërkonte që tre punonjës të qendrës së votimit në secilën prej më shumë se 6500 zonave të shtetit të hapnin kutitë e mbyllura të fletëve të votimit të skanuara nga makineritë dhe të kryenin një numërim me dorë, duke filluar nga dita e parë prej përfundimit të procesit të votimit.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

TAGGED: #ShBA, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KQZ: Është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare

Kosova Times Kosova Times February 10, 2025
Gjellë me fasule toskan, e bërë pure, me sherbelë, rozmarinë dhe livando
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
15 persona humbën jetën dhe 40 u plagosën nga shpërthimi i një cisternë në Haiti
Roli i kriptovalutave në financimin e terrorizmit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?