By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban
Rajon / Botë

Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 8:45 AM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Izraeli tha se ka goditur qindra caqe në Liban, disa orë, pasi udhëheqësi i Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, mbajti një fjalim duke u zotuar për hakmarrje, pas një sërë shpërthimesh që ndodhën në Liban dhe Siri, që kishin për shënjestër pajisje të telekomunikimit.

Izraeli nuk ka komentuar për shpërthimin e mijëra pejxherëve dhe radiolidhjeve të Hezbollahut, që kanë lënë të vrarë 37 persona dhe kanë plagosur pothuajse 3.000 të tjerë më herët gjatë kësaj jave, por Izraeli është fajësuar nga Hezbollahu për këto sulme.

Në fjalimin e tij, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, synoi të arrite dy qëllime kryesore: forcimin e moralit të Hezbollahut dhe mbajtjen e presionit psikologjik ndaj Izraelit. Pavarësisht se e pranoi se shpërthimet e pajisjeve të komunikimit të grupit përbënin një kthim prapa, ai i paraqiti incidentet vdekjeprurëse si pengesë të përkohshme në konfliktin më të gjerë me armikun.

Ai po ashtu foli për unitetin e Libanit në përgjigje të këtij incidenti dhe pretendoi se sulmi gjerësisht kishte dështuar të arrinte qëllimet e tij origjinale.

Në përgjithësi, retorika e Nasrallahut sinjalizoi se udhëheqësi i Hezbollahut ka pak të ngjarë që të ndryshojë kursin pavarësisht pengesave të fundit, dhe do të vazhdojë me gjendjen aktuale të konfliktit me intensitet të ulët me Izraelin.

Disa orë pas fjalimit të mbajtur më 19 shtator, ushtria izraelite tha se avionët luftarakë goditën “përafërsisht 100 raketahedhës dhe infrastrukturë tjetër të terroristëve”, duke shtuar se ka shkatërruar 1.000 armë që ishin bërë gati për t’u shkrepur.

Sipas medias shtetërore të Libanit, Izraeli e ka goditur Libanin të paktën 52 herë.

Ndërkaq, Hezbollahu tha se ka kryer të paktën 17 sulme në ndërtesa ushtarake në veri të Izraelit.

Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit dhe sulmet ajrore vijnë pasi Izraeli tha se po zhvendos vëmendjen e luftës së tij nga Libani dhe Hezbollahu.

Që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor, mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi pothuajse në baza ditore.

Zjarri ndërkufitar ka lënë të vrarë qindra persona në Liban, shumica luftëtarë të Hezbollahut, dhe dhjetëra të tjerë në Izrael, përfshirë ushtarë. Dhjetëra mijëra persona nga të dyja anët e kufirit janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht ka tentuar që të shmangë shpërthimin e një lufte në shkallë të plotë mes Izraelit dhe Hezbollahut.

You Might Also Like

Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti

Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

TAGGED: #Izrael, #Liban
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Goditje për Kosovën”: Hoti me kritika për BE-në dhe qeverinë pas liberalizimit të vizave për pasaportat ilegale serbe

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
Përmbytjet rrëmbejnë shtëpi dhe makina në Itali dhe Zvicër, Greqi zjarre
“Një grup i organizuar kriminal synonte të merrte shtetin!”
“A je” thotë Enis Bytyqi në këngën e re
Shefi i MI6: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Evropë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?