By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Studentët dhe qytetarët kërkojnë zgjedhje, pushteti përgjigjet me represion
June 29, 2025
Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest
June 29, 2025
Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën
June 29, 2025
Gazimestani i Kosovës është shndërruar në vend të urrejtjes raciste serbomadhe ndaj shqiptarëve ilirian
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konferenca Teatrore sjell rekomandime të dobishme për regjisorët e rinj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Konferenca Teatrore sjell rekomandime të dobishme për regjisorët e rinj
Lajme

Konferenca Teatrore sjell rekomandime të dobishme për regjisorët e rinj

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 1:50 PM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Konferenca Teatrore, e mbajtur në Prishtinë, në kuadër të Festivalit “Summer Cult XI”, ka nxitur debate të forta dhe rekomandime të dobishme për gjeneratën e re të regjisorëve të rinj.

Orientimi në të Ardhmen: Sfidat dhe Mundësitë për Gjeneratën e Re të Regjisorëve të Teatrit, ishte tema e edicionit të gjashtë të konferencës që organizohet çdo vit nga Cult Club. Panelistët, regjisorë, profesorë, aktorë, aktivistë të shoqërisë civile, kanë diskutuar në dy sesione për pengesat në të cilat po hasin regjisorët e teatrit në tregun e punës.

Profesoresha e Fakultetit të Arteve, Eli Nura ka propozuar krijimin e një fondi të posaçëm për regjisorët e rinj. “Krijimi i fondit lehtëson punën e regjisorëve të rinj”, ka theksuar ajo, duke potencuar edhe faktin se duhet të shtohet roli i dramaturgëve vendorë. Regjisorja Nura ka kritikuar klientelizmin aktual, duke kërkuar monitorim të teatrove dhe konkurrencë të drejtë në treg.

Profesori i dramës, Arian Krasniqi, ka theksuar se situata është sfiduese për regjisorët e rinj. “Mungon hapësira për punë për regjisorët e rinj. Edhe kur fitojnë projekte individuale, ka vështirësi për realizimin e tyre, ndërsa ambienti nuk është stimulues”, u shpreh Krasniqi. Ai ka mbështetur krijimin e një fondi të ri për regjisorët e rinj, duke kërkuar më shumë hapësirë dhe promovim në teatrot e vendit.

Hulumtuesi nga Instituti GAP, Besart Zhuja, i cili ka bërë një analizë të thelluar të subvencioneve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka potencuar se duhet patjetër të bëhet një strategji e kulturës së pari, mbi të cilën pastaj do të rregullohej edhe mbështetja e regjisorëve të rinj. “Nuk ka strategji të dedikuar ekskluzivisht për kulturën. Rekomandohet bashkëpunimi ministri-shoqëri civile, për të gjetur kanale financimi për artistët e rinj”, u shpreh Zhuja, duke inkurajuar aplikimet në grante ndërkombëtare, sepse ka mundësi mbështetjeje. Sipas tij duhet të krijohet një sistem të dhënash për artistët, të dixhitalizohet procesi i dhënies së granteve dhe të shtohet transparenca.

Ndërsa, pedagogu nga Tirana, Redion Mulla, u shpreh se krijimi i një databaze të artistëve, duhet të nisë që nga fakulteti. Ai pohoi se në Shqipëri ka fond për regjisorët e rinj, por është tepër i vogël.

Studenti i doktoratës, Artan Tmava vlerësoi se themelimi i teatrove profesionalë, është zhvillim pozitiv në Kosovë, por teatrot me politikat e veta duhet t’u bëjnë hapësirë regjisorëve të rinj. “Projektet të vlerësohen mbi bazën e platformës dhe vizionit dhe jo vetëm përvojës. Të ketë bashkëpunim regjisor i vjetër-regjisor i ri”, ka propozuar Tmava.

Regjisori Armend Zeqiri nuk i ka kursyer kritikat  ndaj teatrove në Kosovë dhe MKRS-së. “Teatrot bëjnë matematika në ndarjen e projekteve, që dëmtojnë regjisorët e rinj. Aplikimet janë të komplikuara, dixhitalizimi ka dështuar në MKRS. Ka shumë vonesa në vlerësim të projekteve. Regjisorët e rinj nuk kanë ekipe punuese. Ka një mosbesim të aktorëve ndaj regjisorëve të rinj”, tha ai. Sipas Zeqirit ligjin e sponsorizimit nuk e njeh mirë  MKRS dhe kërkesat refuzohen për shkak të mosdijes së zyrtarëve.

Regjisori Astrit Bytyqi në vazhdën e këtyre kritikave, pohoi se teatri kombëtar nuk krijon hapësirë për regjisorët e rinj. “Teatrot lokalë kanë matematika, ku drejtuesit bëjnë pazare për t’i siguruar vetes angazhim”, tha ai.

Regjisorja Shkurte Aliu ka adresuar vërejtje ndaj sistemit administrativ, që sipas saj krijon pengesa të mëdha. “Procedurat të çojnë drejt dështimit. Buxheti, është problemi kryesor që vonon diplomimin e studentëve të regjisë”. Sipas Aliut, shpresa është te gjeneratat e reja, edukimi i tyre për artin. Ajo ka kritikuar edhe një trend në Festivale, ku më të rëndësishme “janë bërë ndejat sesa përmbajtja e festivalit”.

Regjisori Ylber Nuredini solli përvojat nga Maqedonia e Vetiut. “Problematika në Maqedoni është e ngjashme me Kosovën. Buxheti, mbetet problemi kryesor. Ministria e kulturës në Maqedoni është denigruese, edhe pse ka edhe shqiptarë që marrin pjesë në komisionet vlerësuese”, theksoi ai.  Nuredini kërkoi që artistët të vlerësojnë punën e njëri – tjetrit, sepse mungon ky vlerësim, sidomos për regjisorët e rinj.

Aktorja nga Shqipëria Suela Konjari ka vlerësuar faktin se kemi vepra kombëtare dhe regjisorët e rinj i vënë edhe më mirë se të vjetrit. “Ky forum ka rëndësi po aq sa festivali (Summer Cult XI), për të rrahur çështjet e për të zgjedhur  problemet”, u shpreh Konjari.

Profesori Agim Selimi në diskutimin e tij kërkoi rrugëdalje nga qorrsokaku, ku sipas tij është edhe teatri, si krejt shoqëria. “Duhet të gjejmë mënyra si ti stimulojmë regjisorët e rinj, që janë liderët e së ardhmes. MKRS duhet të hapë konkurs vetëm për regjisorët e rinj. Teatrot gjithnjë të lënë hapësirën e rezervuar për regjisorët e rinj”, vlerësoi ai. Problem sipas Selimit,  mbetet mungesa e kritikës teatrore, që ndikon në krijimin e klaneve, të cilat “e dëmtojnë më shumë se politika teatrin”.  Regjisori Selimi vlerësoi lart mbajtjen e Festivali të regjisorëve të rinj “Summer Cult”.

Rekomandimet e kësaj konference, do t’i dërgohen MKRS-së nga organizata kulturore me përvojë Cult Club.

Konferenca Teatrore, është një forum vjetor i rregullt, që bashkon krijuesit, studiuesit, regjisorë, aktorë, producentë, profesorë, etj, për të shtjelluar sfidat e komunitetit teatror dhe për të rritur mbështetjen institucionale dhe partneritetin artistik.

Konferenca u organizua në kuadër të Programit Vjetor të Cult Club, që mbështetet nga MKRS.

You Might Also Like

Sonte Opera e Kosovës sjellë perlat shqipe me koncertin “Kosova në tinguj”

Kosova hap Këndin e Librit në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë

MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm

IAP, MASHTI-t: Caktimi i u.d. drejtore, i bazuar në akte e procedura

​MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

TAGGED: #Konferenca Teatrore, #Summer Cult XI
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bajrami: Adresimi i Ramës në Këshillin e Evropës hap pozitiv

Kosova Times Kosova Times October 12, 2022
Shqipëri-Serbi, arrestohen 3 persona për shkak të biletave
Kurti dhe Çeku marrin pjesë në drekë pune gjatë DokuFest, njoftohet marrëveshja për bashkëproduksion me Francën
Togu i Xhenierëve Luftarakë pjesë e garës shumëkombëshe ‘Dita e Unitetit`
Konjufca: Dinari është dashur të largohet menjëherë pas luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?