By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin
January 29, 2026
Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në
January 29, 2026
Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle
January 29, 2026
Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan
January 29, 2026
Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sofja pretendon se pejxherët që shpërthyen në Liban nuk u shitën nga Bullgaria
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sofja pretendon se pejxherët që shpërthyen në Liban nuk u shitën nga Bullgaria
Rajon / Botë

Sofja pretendon se pejxherët që shpërthyen në Liban nuk u shitën nga Bullgaria

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 10:42 AM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Bullgaria nuk ka importuar, eksportuar apo prodhuar pejxherë të llojit që shpërthyen të martën në Liban dhe Siri.

Për më tepër, kompania bullgare “Norta Global Ltd”, që paraprakisht ishte raportuar se kishte marrë pjesë në zinxhirin e shitjes së pejxherëve, nuk ka kryer asnjë transaksion të shitjes, nën juridiksionin e Bullgarisë.

Kështu njoftoi më 20 shtator Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Bullgarisë (DANS). Në njoftim u tha se deri në këtë përfundim agjencia erdhi pas një hetimi të përbashkët që kreu me Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, Ministrinë e Brendshme dhe Doganat.

Lajmi për gjetjet e hetimit të DANS-it vjen vetëm një ditë pasi kjo agjenci njoftoi se po niste një hetim të tillë.

Po ashtu, njoftimi vjen, pasi mijëra pejxherë të përdorur nga Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – duke vrarë 12 persona. Më pas, media hungareze Telex raportoi se kompania bullgare, “Norta Global Ltd”, i bleu pejxherët nga Tajvani dhe më pas ia shiti Hezbollahut.

Teksa SHBA-ja e konsideron organizatë terroriste Hezbollahun, Bashkimi Evropian e konsideron vetëm krahun e Hezbollahut si terrorist, por jo edhe degën e tij politike.

Tani DANS-i raporton se inspektimi i tij ka vërtetuar “në mënyrë të padiskutueshme se asnjë pajisje komunikimi që korrespondon me ato që shpërthyen më 17 shtator në Liban në Siri nuk ishin importuar, eksportuar apo prodhuar në Bullgari”.

Po ashtu, kompania “Norta Global Ltd”, e regjistruar në Bullgari, por edhe pronarët e saj, nuk kanë kryer transaksione, nën juridiksionin e Bullgarisë, sa i përket blerjes apo shitjes së mallrave.

Sipas të dhënave nga inspektimi i DANS-it, “Norta Global Ltd”, po ashtu nuk kishte kryer operacione financiare që janë në kuadër të Ligjit të masave kundër terrorizmit financiar. DANS-i po ashtu tha se kjo kompani nuk a raporte tregtare me individët dhe entitetet ligjore që jnë të sanksionuara nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli i Bashkimit Evropian.

Më herët, gazetarët hungarezë thanë se kompania bullgare, “Norta Global Ltd”, ishte pjesëmarrëse në zinxhirin e furnizimit të Hezbollahut me pejxherë. Radio Evropa e Lirë raportoi më 19 gusht se një kompani e tillë ekziston, por nuk ka punonjës dhe ka adresën e saj në Sofje.

You Might Also Like

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në

Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle

Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan

Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme

TAGGED: #Bullgaria, #Pejxherët
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina thotë se ka penguar sulmet ajrore ruse

Kosova Times Kosova Times August 27, 2023
Me valixhe me drogë drejt Malit të Zi, arrestohen 3 të rinj në Shkodër, sekuestrohen 17 kg kanabis
Akademi përkujtimore për Prof. dr. Eshref Ademaj: Nderohet kontribuesi i arsimit dhe të drejtave të njeriut në 30-vjetorin e vdekjes
ISW: Rusia humbi më shumë pajisje pranë Avdeevka sesa pranë Ugledar
Prokuroria jep detaje për burrin që u gjet i vdekur nën ashensor në Gjilan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?