By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë
January 25, 2026
Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane
January 25, 2026
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë
January 25, 2026
Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor
January 25, 2026
Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hezbollahu thotë se iu vra edhe një komandant i lartë në sulmin nga Izraeli
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hezbollahu thotë se iu vra edhe një komandant i lartë në sulmin nga Izraeli
Rajon / Botë

Hezbollahu thotë se iu vra edhe një komandant i lartë në sulmin nga Izraeli

Kosova Times
Last updated: 2024/09/21 at 10:44 AM
Kosova Times Published September 21, 2024
Share
SHARE

Grupi militant libanez Hezbollah tha më 21 shtator se një komandant i dytë i lartë ishte në mesin e 15 të vrarëve nga një sulm ajror izraelit në Bejrut një ditë më parë.

Grupi i mbështetur nga Irani tha se Ahmed Mahmud Wahbi udhëhoqi operacionet ushtarake të Forcës Radwan të Hezbollahut në mbështetje të Hamasit – të shpallur organizatë tërroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja – që nga 7 tetori.

Në atë datë, grupi palestinez sulmoi Izraelin, duke nxitur luftën në Gaza.

Ushtria izraelite tha se sulmi ajror i saj në periferinë jugore të Bejrutit të premten eliminoi shefin e Forcës Radëan, Ibrahim Aqil, dhe disa komandantë të tjerë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari, tha se sulmi në rrethinën Dahia në jug të Bejrutit e kishte në shënjestër dhe e vrau Ibrahim Akilin, komandantin e Forcës elitare Radwan të Hezbollahut, si dhe 10 operativë të tjerë të këtij grupi të shpallur organizatë terroriste ngas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Akili shpërbënte si shef i organit më të lartë ushtarak të Hezbollahut, Këshilli i Xhihadit, dhe ka qenë i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në dy sulme terroriste më 1983, si pasojë e të cilave ishin vrarë mbi 300 njerëz në Ambasadën amerikane në Bejrut dhe në barakat e Marinës amerikane.

Sulmi i së premtes në Bejrut u krye gjatë orës së pikut kur njerëzit po ktheheshin nëpër shtëpi nga puna dhe fëmijët e kishin kryer mësimin. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në kryeqytetin e Libanit në vitet e fundit.

Më herët të premten, Hezbollah e goditi veriun e Izraelit me 140 raketa, një ditë pasi lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u zotua për hakmarrje ndaj Izraelit për shpërthimet vdekjeprurëse të pajisjeve të telekomunikimit në Liban këtë javë.

Hezbollahu edhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse çdo ditë prej 8 tetorit, një ditë pasi nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, sulmi raketor i së premtes ishte më i madh se zakonisht.

Nasrallah u zotua të enjten për vazhdimin e sulmeve të përditshme ndaj Izraelit, pavarësisht nga sulmi vdekjeprurës të kësaj jave në pajisjet e komunikimit të anëtarëve të saj.

You Might Also Like

Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë

Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane

Të burgosurit po lirohen në të gjithë Venezuelën

Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin

Trump tërhoqi deklaratat për trupat britanike pas ndërhyrjes së mbretit

TAGGED: #Hezbollah, #Sulmi izraelit
Kosova Times September 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 9 korrik

Kosova Times Kosova Times July 9, 2025
Çmimet e ushqimeve të importuara u ulen me 7% më 2024, por nuk u reflektuan, ja faktorët që ndikuan
Kurti takohet në Bukuresht me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Rumani
Një nga modelet më të bukura të viteve ’80 pozoi në moshën 60 vjeç pa filtër: “Kjo jam unë”
Një delegacion nga Kongresi i SHBA-ve viziton Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?