By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini do të sulmojë Evropën, dhe Kina do të sulmojë Tajvanin? Parashikimi për vitin 2026
December 6, 2025
Si një përrallë: Ky është, pa ekzagjerim, tregu më magjik i Krishtlindjeve në Evropë
December 6, 2025
Një recetë bakllavaje me djathë që do t’ju lërë pa fjalë
December 6, 2025
Në vend të patateve: Qepët e pjekura me djathë janë një pjatë e shkëlqyer shoqëruese për mishin e pjekur
December 6, 2025
Trazira të mëdha në Apple: Personeli kyç po largohet, presioni po rritet për shkak të inteligjencës artificiale
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: Ballkani Perëndimor kërkon partneritet të sinqertë me BE-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: Ballkani Perëndimor kërkon partneritet të sinqertë me BE-në
Lajme

Krasniqi: Ballkani Perëndimor kërkon partneritet të sinqertë me BE-në

Kosova Times
Last updated: 2024/09/21 at 4:50 PM
Kosova Times Published September 21, 2024
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës, në bashkëpunim me “Institute of European Democrats” nga Brukseli, ka organizuar seminarin ndërkombëtar me temën “BE – Ballkani Perëndimor: Çka pas zgjedhjeve evropiane?”, për të diskutuar marrëdhëniet mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së pas zgjedhjeve të fundit në BE dhe krijimit të institucioneve të reja të Bashkimit Evropian dhe për të shqyrtuar mundësitë që paraqet ky momentum në procesin e afrimit e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Seminari, që po mbahet në Prizren, ka bërë bashkë politikanë dhe anëtarë të shoqërisë civile nga rajoni dhe Evropa, të cilët kanë sjellë ekspertizën e tyre në këtë debat të rëndësishëm për të dy palët.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në hapje të këtij seminaritha se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian e gjejnë veten në një moment kyç, kur vendimet e marra nga institucionet e BE-së si dhe nga qeveritë e rajonit, do të jenë vendimtare për drejtimin kah do të shkojë Ballkani Perëndimor për gjenerata me radhë.

“Ne jemi në një moment kyç, ku vendimet e institucioneve evropiane, por edhe të vetë qeverive tona, do të formësojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor për brezat që do të vijnë”, tha ai.

Krasniqi u bëri thirrje institucioneve evropiane që t’i kushtojnë Ballkanit Perëndimor vëmendjen që meriton.

“Rajoni ynë ka pritur mjaft gjatë në margjinat e procesit të vendimmarrjes në Evropë. Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian t’i japë prioritet integrimit tonë, duke pranuar se stabiliteti dhe prosperiteti i ardhshëm i Evropës është i pandashëm nga e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i “Institute of European Democrats”, Mikel Burzako nga Spanja në fjalën e tij hyrëse, theksoi që zhvillimet dramatike në kontinentin e Evropës, si agresioni rus në Ukrainë, kanë treguar sa i rëndësishëm është integrimi i të gjitha vendeve evropiane në BE dhe sa e rrezikshme është vonesa e BE-së në afrimin e vendeve si shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe ka bërë thirrje që të dyja palët të punojnë që të afrohen sa më shpejtë.

Seminari ka vazhduar me panele në të cilën pjesëmarrësit nga rajoni dhe BE-ja kanë diskutuar për atë se çfarë ndryshime për Ballkanin Perëndimor sjellin ndryshimet në institucionet e BE-së, çfarë janë mësimet e mësuara nga procesi i deritashëm i afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe çfarë duhet të bëjnë këto vende, por edhe BE-ja, që ky proces të shpejtohet dhe të përmbyllet me sukses.

Pjesë e paneleve diskutuese ishin edhe Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj dhe anëtari i kryesisë, Bernard Nikaj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

Rama në SHBA: Thellohet partneriteti mes Prishtinës dhe Staten Island-it

LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon transparencë

Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici

TAGGED: #BE - Ballkani Perëndimor: Çka pas zgjedhjeve evropiane, #Institute of European Democrats, #Memli Krasniqi, #PDK
Kosova Times September 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Analistët: Deklaratat e Escobar nuk lënë hapësirë për interpretime

Kosova Times Kosova Times March 16, 2024
Arrestohet e mitura në Pejë, tentoi ta sulmonte me thikë bashkëmoshataren
Shtatë kandidatë në garën për president të Maqedonisë së Veriut
Basta: Pse Rusia nuk ia kthen NIS Serbisë me çmimin për të cilin është blerë?
Vajza gjilanase që mori në duar sigurinë e Microsoft-it
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?