By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri në detyrë i Sportit përgëzon Kosovën pas fitores ndaj Sllovenisë
November 15, 2025
Kurti pas fitores: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim
November 15, 2025
Kosova siguron plejofin e Botërorit 2026, presidentja Osmani feston fitoren
November 15, 2025
Rama mbështet protestën në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së
November 15, 2025
Kosova bën historinë, afrohet me kualifikimin në Kupën e Botës
November 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vërshime “të paprecedenta” në Japoni: Një i vdekur, disa të zhdukur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vërshime “të paprecedenta” në Japoni: Një i vdekur, disa të zhdukur
Rajon / Botë

Vërshime “të paprecedenta” në Japoni: Një i vdekur, disa të zhdukur

Kosova Times
Last updated: 2024/09/21 at 2:58 PM
Kosova Times Published September 21, 2024
Share
SHARE

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos në Japoni më 21 shtator, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje, që lanë një person të vdekur dhe disa të zhdukur të tjerë, thanë zyrtarët.

Shirat e rrëmbyeshëm bënë që lumenjtë e fryrë të dilnin nga shtrati, përmbytën shtëpi dhe bllokuan disa banorë në rajonin që ende po rikuperohej nga tërmeti vdekjeprurës i 1 janarit.

Në Suzu, një person humbi jetën dhe një tjetër u zhduk, pasi u mor nga përmbytjet. Një tjetër person u zhduk në qytetin e afërt, Noto, sipas autoriteteve të prefekturës.

Në Wajima, katër persona u zhdukën, pasi u raportua për rrëshqitjeje dheu. Ata ishin ndër 60 punëtorët që po riparonin një tunel të dëmtuar nga tërmeti i janarit, raportoi NHK, duke shtuar se edhe një person tjetër ishte zhdukur për shkak të përmbytjeve në një vend tjetër të qytetit.

Në qytetin Noto, dy persona u plagosën rëndë, ndërsa po vizitonin shtëpinë e tyre të dëmtuar, nga tërmeti kur një rrëshqitje dheu i goditi.

Të paktën 16 lumenj në Ishikawa kishin dalë nga shtrati deri të shtunën pasdite, sipas Ministrisë së Tokës dhe Infrastrukturës. Banorët u këshilluan të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj rrëshqitjeve të mundshme të dheut dhe dëmeve në ndërtesa.

Sugimoto Satoshi nga Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë tha se “Ky nivel reshjesh nuk është përjetuar kurrë më parë në këtë rajon. Banorët duhet të sigurojnë menjëherë sigurinë e tyre. Rreziku për jetën e tyre është i pashmangshëm”.

Deri në pasditen e së shtunës, rreth 1.350 banorë po strehoheshin në qendrat e komunitetit, palestrat e shkollave dhe objekte të tjera të qytetit, thanë autoritetet.

Autoritetet parashikojnë deri në 20 centimetra reshje brenda 24 orëve të ardhshme deri në mesditën e së dielës.

“Shira të dendura po godasin rajonin që ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i Notos, dhe besoj se shumë njerëz ndihen shumë të shqetësuar”, tha sekretari i kabinetit, Yoshimasa Hayashi.

Një numër rrugësh të përmbytura nga uji me baltë u bllokuan dhe kompania elektrike Hokuriku njoftoi se rreth 6.500 shtëpi ishin pa energji elektrike. Semaforët kishin dalë jashtë funksionit në zonat e prekura. Shumë shtëpi kishin mbetur edhe pa furnizim me ujë.

Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi rajonin më 1 janar, duke vrarë më shumë se 370 persona dhe duke dëmtuar rrugët dhe infrastrukturën kryesore. Pasojat e tij ende ndikojnë në industrinë lokale, ekonominë dhe jetën e përditshme.

You Might Also Like

Mijëra maqedonas dalin në rrugë për vdekjen e 63 personave në një diskotekë: Ata janë të pakënaqur me hetimin

Ai luftoi për të çliruar Odesën nga “bota ruse”. U qëllua në shpinë nga një vrasës me pagesë

Stuhia përshkon Evropën, tornado në Portugali. Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur

Ukraina Goditet Thellë: Rafineria e Naftës Ryazan në Flake

Trump për luftën në Ukrainë: Është një masakër, shpresoj të mbarojë së shpejti

TAGGED: #Japoni, #Vërshime
Kosova Times September 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Kuvendi miraton vlerën e koeficientit të pagave

Kosova Times Kosova Times February 9, 2023
Një fabrikë ushtarake ruse përfshihet nga flakët pas sulmit me dron
Termokos nis sezonin ngrohës tetë ditë para afatit
Tzifakis: E urrej të jem prishës i festës, por në Ohër nuk kishte marrëveshje Kosovë-Serbi
Dy të lënduar në një aksident në Veternik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?