By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo linjë ajrore do të lançojë Wi-Fi falas në të gjitha fluturimet evropiane duke filluar nga ky muaj
January 31, 2026
Napoleoni i shijshëm: Një recetë e preferuar polakë me krem
January 31, 2026
Osmani: Sakrifica e Pajazitit, Zejnullahut e Hoxhës – themel për Kosovën
January 31, 2026
Këto gjoksa pule janë shumë lëngshme, një zgjedhje perfekte për drekë dhe kanë më shumë se 250 gramë proteina
January 31, 2026
Brokoli i pjekur me limon dhe djathë parmixhano
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE ankesë në OBT ndaj Kinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > BE ankesë në OBT ndaj Kinës
Lajme

BE ankesë në OBT ndaj Kinës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/23 at 8:50 PM
Kosova Times Published September 23, 2024
Share
SHARE

Komisioni Evropian ka filluar procedurat e ankimit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), ndaj një hetimi që ka filluar Kina mbi prodhimet e bulmetit të bllokut evropian. Hetimi filloi, pasi BE-ja vendosi tarifa të reja mbi importet e makinave elektrike kineze.

Kjo është hera e parë që Bashkimi Evropian ndërmerr një masë të tillë që në fillim të hetimeve, pa pritur për përfundimin e tyre dhe nëse ato të rezultonin ose jo në vendosjen e masave kundër bllokut.

“Veprimi i BE-së u nxit nga prirja e re e Kinës për të filluar marrjen e masave tregtare proteksioniste mbi pretendime të pabazuara dhe prova të pamjaftueshme, brenda një periudhe të shkurtër kohore”, thotë Komisioni.

Procedurat në OBT fillojnë me një periudhë të detyrueshme 60 ditore konsultimi të palëve me njëra-tjetrën. Komisioni tha se do t’i kërkonte OBT-së të krijonte një panel gjykues nëse konsultimet nuk çonin në një zgjidhje të kënaqshme.

Komisionet e OBT-së zakonisht marrin më shumë se një vit për të arritur në përfundime.

Kina e nisi hetimin e saj kundër subvencioneve të BE-së për produktet e tyre të bulmetit më 21 gusht, duke vënë në shënjestër qumështin, nënproduktet e tjera të rij, me përmbajtje yndyre mbi 10% dhe lloje të ndryshme djathërash.

Komisioni tha se ishte i bindur se skemat e subvencionimit të qumështit të BE-së janë plotësisht në përputhje me rregullat ndërkombëtare dhe nuk e dëmtojnë sektorin kinez të qumështit.

Bashkimi Evropian vendosi tarifa të përkohshme në korrik për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Vendet anëtare të BE-së pritet të votojnë së shpejti për tarifat përfundimtare, të cilat do të zbatohen për pesë vjet.

Kina gjithashtu po zhvillon hetime të vazhdueshme kundër konjakut dhe mishit të derrit të BE-së.

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

TAGGED: #BE, #Kina, #OBT
Kosova Times September 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vendimi i gjykatës për PD-në, komentojnë analistët

Kosova Times Kosova Times June 11, 2024
Mediat spanjolle: Skautë e Barcelonës ishin në Lubjanë për Asllanin
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Macron është një turp për kombin francez
Oficeri i Forcës së Kosovës, diplomon në Shtetet e Bashkuara
Malisheva bëhet me shesh të ri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?