By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gerxhaliu: Largimi i kosovarëve në heshtje më i rrezikshëm se egzodi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Gerxhaliu: Largimi i kosovarëve në heshtje më i rrezikshëm se egzodi
Opinion

Gerxhaliu: Largimi i kosovarëve në heshtje më i rrezikshëm se egzodi

Kosova Times
Last updated: 2024/09/23 at 9:06 AM
Kosova Times Published September 23, 2024
Share
SHARE
Shkruan ish kryetari i OEK Safet Gerxhaliu
Mungesa e stabilitetit politik dhe mungesa e perspektivës ekonomike dhe evropiane po e rrit ankthin e kosovarëve për të ardhmen e tyre.
Masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian dhe paralajmërimet për luftë eventuale me Serbinë fusin ankth dhe panik tek qytetarët.
Në Kosovë po ndodh një largim masiv, por këtë herë në heshtje dhe pa shumë vëmendje. Pamjet nga pritjet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe aeroporte të rajonit, e në veçanti Aeroporti i Shkupit gjatë gjithë vitit, tregojnë për një vlugë të largimit nga Kosova.
Ndërsa qeveria e justifikon këtë me pushimet verore apo vizitat familjare, realiteti është më i komplikuar. Kjo ikje është reflektim i mungesës së perspektivës dhe ngulfatjes që shumë të rinj dhe profesionistë po përjetojnë në vendin tonë.
Kjo ikje e heshtur përfaqëson një krizë të thellë mungese mundësish dhe shprese. Të rinjtë e diplomuar dhe profesionistët po largohen pa zhurmë drejt vendeve të BE-së dhe përtej. Largimi i tyre është më i rrezikshëm se ndonjë eksod masiv, pasi ndodh pa u vënë re dhe pa reagim nga institucionet.
Largimi po shkatërron ekonominë e Kosovës. Sektori privat po përballet me sfida të mëdha për të gjetur punonjës të aftë, ndërkohë që bizneset po mbyllen për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe klientëve. Ikja e konsumatorëve dhe fuqisë blerëse po e varfëron më tej ekonominë tonë, duke e bërë të varur nga remitancat.
Fluturimet nga Aeroporti “Adem Jashari” janë rritur me 60% krahasuar me vitin e kaluar, pa përfshirë ata që largohen përmes Shkupit. Ndërsa qeveria nuk ka marrë masa për ta adresuar këtë krizë, duket se prioritetet e institucioneve janë të tjera. Përmes gjobave ndaj bizneseve, duket se po kontribuojnë në zbrazjen e mëtejshme të vendit.
Situaten aktuale e rëndin edhe më tepër lajmi se në verën e ardhshme është paralajmëruar zbatimi edhe i Sistemit të dytë Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), i cili u kërkon udhëtarëve nga vendet që kanë regjim pa viza me BE-në, të aplikojnë online për lejen e hyrjes.
Nëse kjo gjendje vazhdon, Kosova do të humbasë një pjesë të madhe të kapitalit të saj njerëzor, duke u kthyer në një vend me pak mundësi reale për të rinjtë dhe profesionistët. Ky largim i heshtur është një krizë që po minon themelet e shoqërisë dhe ekonomisë sonë.

You Might Also Like

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

Qeveri Kurti 3 në mes të dëshirës dhe realitetit

Kosova Times September 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Janë deklasifikuar të dhënat për transferimin e një kompleksi të mbrojtjes ajrore Hezbollahut nga PMC “Wagner”

Kosova Times Kosova Times November 21, 2023
Murati: Përfituese nga ‘Superpuna’, mbi 4 mijë vajza e gra
Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?
OVL UÇK: Deklarata e Trendafilovës, e pavërtetë dhe e pabazuar
Osmani, mërgimtarëve: Jeni zemra dhe shpirti i Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?