By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbi 350 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, dita më vdekjeprurëse që nga viti 2006
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mbi 350 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, dita më vdekjeprurëse që nga viti 2006
Rajon / Botë

Mbi 350 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, dita më vdekjeprurëse që nga viti 2006

Kosova Times
Last updated: 2024/09/23 at 10:56 PM
Kosova Times Published September 23, 2024
Share
SHARE

Nga sulmet izraelite në Liban të hënën vranë mbi 350 njerëz, duke përfshirë më shumë se 60 gra dhe fëmijë, thanë autoritetet libaneze. Kjo është dita më vdekjeprurëse e konfliktit që nga lufta Izrael-Hezbollah e vitit 2006. Ushtria izraelite paralajmëroi banorët në Libanin jugor dhe lindor që të evakuohen përpara fillimit të fushatës së saj ajrore të zgjeruar kundër Hezbollahut.

Mijëra libanezë u larguan nga jugu dhe autostrada kryesore nga porti jugor i Sidonit u bllokua me makina që shkonin drejt Bejrutit në eksodin më të madh që nga viti 2006.

Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se sulmet shkaktuan vrasjen e 356 njerëzve, duke përfshirë 24 fëmijë dhe 42 gra, dhe plagosjen e 1,246 njerëzve të tjerë. Ky është një numër tronditës viktimash brenda një dite në Liban, që ende nuk e ka marrë veten nga shpërthimet vdekjeprurëse të pajisjeve të komunikimit javën e kaluar.

Numri i të vdekurve e tejkaloi atë të shpërthimit shkatërrues në portin e Bejrutit në 2020, kur qindra ton nitrat amoniumi të vendosura në një magazinë shpërthyen, duke shkaktuar vrasjen e të paktën 218 njerëzve dhe plagosjen e mbi 6,000 të tjerëve.

Në një mesazh të regjistruar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje civilëve libanezë që t’i kushtojnë vëmendje thirrjeve izraelite për evakuim, duke thënë “merreni seriozisht këtë paralajmërim “.

“Ju lutemi largohuni nga objektivat e ushtrisë sonë”, tha zoti Netanyahu. “Pasi të përfundojë operacioni ynë, ju mund të ktheheni të sigurt në shtëpitë tuaja.”

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit, admirali Daniel Hagari, tha se avionët luftarakë izraelitë kishin goditur 1300 objektiva të Hezbollahut të hënën, duke shkatërruar raketa me vetëdrejtim, platformat të lëshimit të raketave, raketa me rreze të gjatë dhe shkrutër veprimi dhe dronë.

Ai tha se shumë prej tyre ishin fshehur në zona të banuara, duke treguar foto të atyre që ai tha se ishin armë të fshehura në shtëpi private.

“Hezbollahu e ka kthyer Libanin jugor në një zonë lufte”, tha ai në një konferencë për shtypin.

Izraeli vlerëson se Hezbollahu ka rreth 150,000 raketa, duke përfshirë raketa me vetëdrejtim dhe predha me rreze të gjatë veprimi, që mund të godasin çdo cep të Izraelit.

Më herët në mbrëmje të hënën, ushtria izraelite tha se kishte kryer një sulm në Bejrut, pa dhënë hollësi të tjera. Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit njoftoi se lagjia Beir al-Abed në jug të Bejrutit u godit me tre raketa. Televizioni Al-Manar i Hezbollahut tha se gjashtë persona u plagosën si pasojë e këtij sulmi.

Ministri libanez i Shëndetësisë Firass Abiad tha në një konferencë për shtypin se sulmet e mëparshme izraelite kishin në shënjestër spitalet, qendrat mjekësore dhe ambulancat. Qeveria urdhëroi mbylljen e shkollave dhe universiteteve në pjesën më të madhe të vendit dhe filloi përgatitjet për strehimin e personave të zhvendosur.

Hezbollahu filloi të sulmonte Izraelin një ditë pas sulmit të 7 tetorit, në përpjekje për të ndihmuar luftëtarët palestinezë në Rripin e Gazës. Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore dhe konflikti është intensifikuar vazhdimisht.

Izraeli është zotuar të largojë Hezbollahun nga kufiri në mënyrë që qytetarët e tij të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë sulmet deri në arritjen e një armëpushimi në Gaza, por kjo duket gjithnjë e më e vështirë ndërsa lufta i afrohet përvjetorit të saj të parë.

Hamasi shkaktoi konfliktin me sulmin e tij të tetorit 2023 në Izraelin jugor, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Në kundërofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 41,200 palestinezë. Izraeli thotë se në mesin e të vrarëve janë mijëra militantë të Hamasit

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

TAGGED: #Izrael, #Liban
Kosova Times September 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë të ndaluar, ajo fluturoi më shumë se 1000 kilometra

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
Ne Rusi nga fillimi i vitit akademik, universitetet do të fillojnë të studiojnë “themelet e shtetësisë ruse”. Ja çfarë do t’u thuhet studentëve të parë
Kryenegociatorët takohen të enjtën, analistët presin lajme të mira
FFK nderon ambasadorin gjerman Rohde për përkrahjen e futbollit
Greqia vendos gjoba 1500 euro për pirjen e duhanit në makinë: Nëse do t’ju hiqet patenta varet nga këto dy gjëra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?