By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moska kritikon zgjedhjet në Kosovë dhe akuzon Kurtin për “nacionalizëm”!
February 5, 2026
Pesë ushtarë amerikanë humbën jetën në një aksident në Detin Mesdhe
February 5, 2026
Osmani sërish do të kundërshtojë rritjen e çmimit të rrymës
February 5, 2026
Sulmi i Lavrovit ndaj Greqisë: Ata ndërprenë bashkëpunimin dekadash – Ata dërguan armë në Ukrainë pa menduar për grekët që jetojnë atje
February 5, 2026
Këshilltari i Macronit shkoi në Moskë për një takim me ndihmësin e Putinit, Yuri Ushakov
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndahet nga jeta motra e komandantit legjendar Adem Jashari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ndahet nga jeta motra e komandantit legjendar Adem Jashari
Lajme

Ndahet nga jeta motra e komandantit legjendar Adem Jashari

Kosova Times
Last updated: 2024/09/23 at 9:58 AM
Kosova Times Published September 23, 2024
Share
SHARE

Mëngjesin e kësaj të hëne, ka ndërruar jetë Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Bekim Hamëz Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”, ka shkruar Bekim Jashari.

Hava Jashari-Gashi, u përshkrua si një person që ka lënë pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe miqtë e saj.

Ceremonia mortore do të mbahet sot, më 23 shtator 2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc, në Skenderaj.

 

Kush ishte Adem Jashari

Adem Jashari, ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmor më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari, ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij.

Ky është rast unik në historinë e luftërave. Ai njihet si “Kryekomandanti Legjendar i UÇK-së”. Urdhëri “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës. Për nder të tij u krijua Brigada 111 “Adem Jashari”.

You Might Also Like

Osmani sërish do të kundërshtojë rritjen e çmimit të rrymës

Shkëmbim zjarri ndemjet dy veturave në Kaçanik, një i arrestuar

Bashkëpunim Kosovë–SHBA në luftën kundër krimit të organizuar

Osmani: Institucionet tona u ndërtuan në pasojat e një lufte gjenocidale

55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times September 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Goditet rrjeti tjeter i droges: Policia austriake arreston shtetas të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës

Kosova Times Kosova Times February 17, 2024
Rama:Muzeu Hebraik në Vlorë, dëshmi e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët
Të paktën 12 të vrarë nga sulmi rus në Harkiv
Nën sulmin e ‘Nova Rusia’
Spahiu: Veriu frymon lirshem, përpara i ke pasë do çela që janë ‘en’ neper sheshe Më: 2 shtator 2024 Në ora: 23:06
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?