By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Zgjohu, Sarkozi”: Të burgosurit e tallën natën e parë në burg
October 22, 2025
Vritet nga burri 29-vjeçarja shqiptare në Kanada, nënë e katër fëmijëve
October 22, 2025
Katër persona të lënduar pas një aksidenti në Zabel të Drenasit
October 22, 2025
BE thotë se Serbia duhet të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë për të avancuar përpjekjen e saj për anëtarësim
October 22, 2025
Raketa e re Flamingo e Ukrainës dhe ekuilibri strategjik në Evropë
October 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për kë do të votojnë qytetarët (mërgimtarët)?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Për kë do të votojnë qytetarët (mërgimtarët)?!
Opinion

Për kë do të votojnë qytetarët (mërgimtarët)?!

Kosova Times
Last updated: 2024/09/23 at 9:32 AM
Kosova Times Published September 23, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Çdo ditë e më afër zgjedhjeve po shkojmë! Por shtrohet pyetja, për kë do të votojnë qytetarët dhe mërgimtarët në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025?! Përderisa partitë politike na janë të njohura, enigmë mbeten kandidatët e rinj për deputet në subjektet e vjetra politike!

Nga shpresa për ndryshim në zhgënjim të madh

Në mungesë të një alternative të re politike, edhe për këto zgjedhje, qytetarët (mërgimtarët) do të jenë të detyruar që të përcaktohen për njërën nga alternativat e vjetra politike!

Përderisa për deputetët e rinj të kuvendit duhet të pritet pak më gjatë, kryeministri i ardhshëm do të mësohet në mbrëmjen e 9 janarit 2025, me të shpallur të rezultateve preliminare.

Mashtrim pas mashtrimi nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, sot ka humbur besimi në të gjithë elektoratin pa dallim, për çka votuesit janë në dilemë të madhe për kë të votojnë, kujt t’i besojnë, nëse ka mbetur dikush për t’i besuar e për ta votuar në këtë vend!

Pra, votuesit e dekurajuar janë në hall të madh dhe të papërcaktuar, pasi nuk mbeti kush pa u provuar deri më sot në këtë vend.

U provuan të gjitha partitë: LDK, PDK, AAK, LVV dhe të gjitha, për të mirë dhe për të keq e dëshmuan veten në skenën politike kosovare.

Nëse deri para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, LVV-ja konsiderohej shpresë për ndryshim, ajo tanimë është kthyer në zhgënjimin më të madh për qytetarët e vendit dhe diasporën shqiptare në shtetet evro-perëndimore.

Dallimi mes partive aktuale të skenës politike është vetëm në emra, e shumë pak në përmbajtje. Pasi të gjitha janë përafruar më njëra tjetrën gjatë qeverisjes me vendin. Pushteti i bëri të njëjtë dhe të barabartë krim të organizuar dhe korrupsion, në nepotizëm dhe punësime familjare, në tenderë dhe përfitime personale.

Sa u përket vijave të kuqe, vijave të “çokeve” ju dha fund Vetëvendosja, e cila në takimin e fundit me kryetarin e PDK-së u pajtua që të bëhet bashkë me “hajnat” që nuk arriti t’i fusë në burg!

Më në fund edhe Albin Kurti u bind se pa hajni nuk ka shtet! Ai sot gjysmën e ministrave i ka nën hetimet e prokurorisë për abuzim me paratë e shtetit përmes të ashtuquajturve tenderë njëburimore të arritur në mënyrën më të pastër korruptive dhe pa konkurrencë në tregun e punës.

Punësimet familjare në qeveri, staf diplomatik dhe çdo institucion fitimprurës në vend ishin moto e ‘Qeverisë Kurti” për katër vjet!

‘Qeveria Kurti për katër vjet qeverisje me vendit u mishërua me gjithçka të keqe që akuzonte qeveritë paraprake në vendin tonë. Si e tillë çfarë është tani, gjithçka tjetër mund të jetë përveçse qeveri me duar të pastra jo!

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 është i mundur të ndodhë vetëm riformatimi i Kuvendit, por jo edhe ndryshimi i mentalitetit qeverisës në vend. Mbase ardhja e një legjislature të re e Kuvendit do ta krijonte një imazh më pozitiv të organit më të lartë ligjvënës në vend, për çka qytetarët më me kureshtje do t’i përcjellin seancat pa sharje e kacafytje në ‘Tempullin e Demokracisë’ siç kishte ndodhur disa herë në legjislaturat paraprake dhe këtë të fundit në veçanti!

You Might Also Like

Qeveri Kurti 3 në mes të dëshirës dhe realitetit

Një kafe, dy viktima dhe heshtja jonë kolektive!

Politika zhvillimore për fuqizimin e shtetit, jo riparim të varfërisë për ruajtje të pushtetit

Përmeti, qyteti i zonjës që çertifikon punonjësen e pastërtisë

Server: Dje për 40 minuta takova Hashim Thaçin, Gjykata Speciale ka humbur rrugën

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times September 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dokumentari kushtuar Ukrainës merr çmim në BAFTA

Kosova Times Kosova Times February 18, 2024
Vriten 67 palestinezë nga sulmet izraelite gjatë natës në Gazë
Shtuni: ShBA pritet ta rrisë presionin për marrëveshje finale Kosovë – Serbi
NATO nis misionin për të mbrojtur infrastrukturën nënujore të Balltikut
Berisha kthehet te Ylli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?