By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trendet më të mëdha kulturore në vitin 2025: AI slop, estetika e pastër e vajzave dhe çrregullime
December 19, 2025
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
December 19, 2025
Përmbytjet në shkretëtirë: Imazhe të pazakonta të motit të keq në Emiratet e Bashkuara Arabe
December 19, 2025
Politico: Marrëveshja që nxori në pah mosmarrëveshjet e evropianëve
December 19, 2025
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit evropian
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Enigma e pa zbuluar ende qe një vit nga sulmi terrorist në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Enigma e pa zbuluar ende qe një vit nga sulmi terrorist në Banjskë
Opinion

Enigma e pa zbuluar ende qe një vit nga sulmi terrorist në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/25 at 6:49 AM
Kosova Times Published September 24, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Milazim KRASNIQI

Pyetjet që nuk kanë marrë ende përgjigje për agresionin terrorist të Banjskes:

  1. Si ka dalë gjithë ai armatim dhe ai personel i armatosur nga Serbia, pa u hetuar, pa u legjitimuar, pa u ndaluar?
  2. Si ka hyrë pa u zbuluar gjithë ai armatim e personel i armatosur nga Serbia në Kosovë, kur kufirin e ruan KFOR-i, policia e Kosovës dhe pikat doganore janë funksionale?
  3. Si ka qenë e mundshme që manastiri të merrej nën kontrollin e terroristëve, duke qenë objekt fetar i mbrojtur nga policia e Kosovës? Pra, a ka pasur mbrojtje policore ndaj atij objekti, a nuk ka pasur?
  4. Pse hierarkët e manastirit dhe Kishës Ortodokse Serbe nuk i kanë njoftuar organet, kur aty janë vendosur persona të armatosur dhe gjithë ato armatime?
  5. Meqë vëzhgimi me dronë në ditën e sulmit rezultoi i suksesshëm, duke identifikuar edhe kreun e grupit terrorist, Millan Radojçiqin, shtrohet pyetja se a janë bërë vëzhgime edhe më parë dhe a ka pasur identifikime të lëvizjeve të panatyrshme edhe më herët?
  6. Zvogëlimi i forcave policore në objektet komunale a është shoqëruar me shtimin e koordinimit me KFOR-in, apo është lënë vakuum i sigurisë?
  7. Nëse grupimi terrorist është rrethuar, si u bë që shumica absolute e tyre arritën të largohen, pa u detyruar ta shpërthejnë rrethimin dhe pa ferrë në këmbë?
  8. A e ka inkurajuar këtë agresion vendimi i Bashkimit Evropian që Kosova të futej nën masa ndëshkuese e Serbia të lavdërohej si palë konstruktive?
  9. Pse nuk po i vendosen nga Bashkimi Evropian Serbisë masa, tash kur është e qartë se grupimi terrorist ka qenë i lidhur me qeverinë serbe?
  10. Meqë dihet saktë që ushtria serbe nuk guxon të hyjë në Kosovë, për shkak të Marrëveshjes Ushtarake-Teknike e cila është në fuqi, pse iu kushtua aq shumë vëmendje lëvizjes së ushtrisë serbe: për ta relativizuar fajin e qeverisë serbe për sulmin terrorist në Banjskë, a pse?
  11. Pse duhet të jepen propozime për mandatin e KFOR-it në veri, kur mandati i tij është i plotë në tërë Kosovën, pra edhe në veri, në rastin e çdo krize? Pse u dashka që problemi politik të degradojë në problem ushtarak?
  12. A duhet të mbajë ndokush në qeverinë tonë përgjegjësi për të gjithë këto zhvillime destabilizuese, nëse ato kanë mundur të parandaloheshin? Meqë Serbia e ka përgjegjësinë e vet, BE e ka përgjegjësinë e vet, edhe Kosova duhet ta mbajë përgjegjësinë e vet, e pakta që ajo t’i shërbejë për t’u aftësuar që të shmang rreziqet në të ardhmen.
  13. Pse gjithë ky triumfalizëm? Është gabim nëse të gjitha gabimet që janë bërë, si në procesin politik, si në terren, fshihen pas triumfalizmit. Nuk ka asnjë arsye për triumfalizëm, sepse konflikti ka ndodhë në territorin tonë dhe ka pasoja për stabilitetin dhe imazhin e vendit tonë. (1 tetor 2023)

You Might Also Like

Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

TAGGED: #Milazim Krasniqi
Kosova Times September 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kremlini ekspozon pajisjet ushtarake perëndimore të kapura gjatë luftës në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times May 1, 2024
“Kosova ka shumë jetë”: Dashuria e Ilirit për vendin
Hovenier: Jemi të shqetësuar për veprimet e fundit të Serbisë
Horoskopi ditor për 22 tetor
Partia pro-ruse e Robert Ficos fitoi zgjedhjet në Sllovaki
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?