By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ikballe Huduti thyen heshtjen për herë të parë pasi nuk u bë pjesë e “BBVK”
November 20, 2025
Fuqia e madhe e Hënës së Re – 20 Nëntori ndryshon fatin e shumë shenjave të zodiakut
November 20, 2025
Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit
November 20, 2025
Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve
November 20, 2025
Vuçiç u përpoq ta fshihte stërvitjen ushtarake me rusët, por sapo mori një shuplakë nga Brukseli
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Sfida dhe dinamika e Sigurisë Kombëtare”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “Sfida dhe dinamika e Sigurisë Kombëtare”
Opinion

“Sfida dhe dinamika e Sigurisë Kombëtare”

Kosova Times
Last updated: 2024/09/24 at 6:48 PM
Kosova Times Published September 24, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Dritan DEMIRAJ

Para disa ditësh mora dhuratë librin: “Sfida dhe dinamika e Sigurisë Kombëtare” të përgatitur me shumë pasion nga Hyzri Salihu në Dardani, për të cilën e falënderoj. Autori analizon në detaje rreziqet, kërcënimet dhe sfidat në Ballkanin Perëndimor të lidhura me secilin prej vendeve në kuadrin e sigurisë së tyre kombëtare. Më pas ai analizon Ballkanin Perëndimor si një urë lidhëse midis lindjes dhe perëndimit, ku nga njëra anë si BE-ja dhe SHBA-të me të drejtë mbështesin integrimin euroatlantik të këtyre vendeve, ndërkohë që nga ana tjetër aktorë si Federata Ruse dhe Kina përpiqen që nëpërmjet përdorimit të fuqisë së butë, projekteve ekonomike, mbështetjes diplomatike dhe aplikimit të luftës hibride me të gjitha format e saj, përpiqen të krijojnë kaos, shpërqendrim dhe të dëmtojnë këtë integrim.

Më pas autori, analizon konceptin dhe elementët kryesorë të sigurisë kombëtare si dhe rolin, pozicionin strategjik dhe anëtarësimin e Republikës të Shqipërisë në NATO, në kuadër të sigurisë Ballkanike, por jo vetëm.

Një element i rëndësishëm i librit, është nevoja e rritjes të bashkëpunimit në fushën e diplomacisë, sigurisë kombëtare, sigurisë energjetike, sigurisë ekonomike, ushqimore, etj midis Shqipërisë, Dardanisë dhe lidershipit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ndërthurja e demokracisë, paqes dhe e sigurisë kombëtare, me qëllim përballjen me sukses kundër strategjisë serbe, e cila vitet e fundit ka qenë shumë agresive, antishqiptare dhe kriminale.

Në këtë këndvështrim, ai analizon të gjitha faktorët aktivë dhe pasivë duke analizuar në mënyrë të veçantë aplikimin prej saj të luftës të dizinformimit, luftës asimetrike, luftës hibride, luftës të shkallës së ulët dhe operacioneve kibernetike.

Së fundi, një element i rëndësishëm autori parasheh si determinant ndërtimin dhe forcimin më tej te bashkëpunimit me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe të Mbrojtjes, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Dardanisë në NATO, anëtarësim i cili do të ndalonte përfundimisht pretendimet territoriale, provokimet dhe sulmet terroriste të një shteti agresiv si Serbia.

Në fund autori e zgjeron spektrin e analizës më gjerë në rajon dhe në Lindjen e Mesme, duke analizuar situatën gjeopolitike globale dhe luftën që Ukrainë. Ai mendon se aleanca e Kinës me Federatën Ruse, Republikën Islamike të Iranit e cila gjithmonë e më shumë po sfidon haptazi politikën paqeruajtëse të SHBA-ve në Lindjen e Mesme, Korenë e Veriut fuqia bërthamore e të cilës po bëhet gjithmonë e më shumë shqetësuese në këtë rajon të botës duke kërcënuar drejtpërsëdrejti sigurinë kombëtare të Japonisë, Koresë së Jugut, bazat amerikane në Oqeanin e Paqësorit por jo vetëm.

Për të gjithë ata që kanë interes në lëmin e sigurisë, mbrojtjes, gjeopolitikës, gjeostrategjisë, gjeoekonomisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Lindjen e Mesme, kontinentin Evropian, Amerikën e Veriut, por jo vetëm ja vlen ta kenë këtë libër në bibliotekën e tyre.

You Might Also Like

Si të negociohet me Rusinë

Aristidh Kola “Nderi Kombit” historia që u ringrit pas 25 vjetësh heshtje!

Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?

Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan

Rusia po shembet

TAGGED: #Driton Demiraj
Kosova Times September 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump në bankën e të akuzuarve: Gjyqi fillon të hënën, ai akuzohet për falsifikimin e dokumenteve për të paguar heshtjen e një aktoreje pornografike

Kosova Times Kosova Times April 13, 2024
Komisioni Evropian do të zgjasë periudhën e mbrojtjes së përkohshme për ukrainasit
Zjarr i madh në Novi Sad, të paktën gjashtë të vdekur, mes tyre edhe fëmijë?
Të ndara në Prishtinë, partitë shqiptare bashkohen në Graçanicë
Izraeli vazhdon ofensivën në Gazë teksa rriten shqetësimet për qasjen e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?