By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Promovohet libri “Liga e Kosovës 1945-1990” i autorit Azem Brovina
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Promovohet libri “Liga e Kosovës 1945-1990” i autorit Azem Brovina
Sport

Promovohet libri “Liga e Kosovës 1945-1990” i autorit Azem Brovina

Kosova Times
Last updated: 2024/09/25 at 8:06 PM
Kosova Times Published September 25, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka vlerësuar lart punën dhe trashëgiminë e Azem Brovinës, duke e cilësuar si një inspirim për brezat e rinj. 

“Liga e Kosovës 1945-1990” është titulli i librit të ri të gazetarit dhe komentatorit të njohur kosovar, Azem Brovina.

Libri është promovuar të mërkurën në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas një komunikate nga FFK, Ademi ka theksuar se Brovina, me zërin e tij emblematik, ka qenë një figurë kyçe e transmetimeve sportive dhe se libri i tij i fundit përfaqëson një burim të rëndësishëm të të dhënave historike për futbollin kosovar.

Kjo vepër është e treta në radhë për Azem Brovinën, pas dy librave të tij të mëparshëm për futbollin e Kosovës; “1282 transmetime dhe komentime në RTP & RTK: fakte, shpjegime, kujtime”, si dhe monografinë “Futbolli i Kosovës 1919-2019”.

Në librin “Liga e Kosovës 1945-1990”, autori përshkruan fillimet e organizimit të futbollit në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore. Futbolli ka filluar të luhet në Kosovë që në vitet 1920, dhe më vonë formohen shoqata të ndryshme sportive dhe ekipe të cilat përfaqësojnë qytete të ndryshme. Një prej personazheve të këtij libri është Faik Dushi, i cili solli topin e parë të futbollit në qytetin e Gjakovës në vitin 1924, pasi ishte kthyer nga studimet në Francë. Ai kontribuoi gjithashtu në formimin e ekipeve të para në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.

Azem Brovina ka lindur më 16 nëntor 1946 në Gjakovë. Ka përfunduar studimet në Degën e Gjeografisë në Fakultetin Filozofik në vitin 1970. Ka punuar si gazetar sportiv dhe komentator në Radio Prishtinë që nga gushti i vitit 1970, e më pas në Radio Kosova deri në vitin 2013, duke transmetuar dhe komentuar 1282 ndeshje. Gjithashtu ka transmetuar 158 duele të ndryshme në RTK.

You Might Also Like

Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup

TAGGED: #Azem Brovina, #Liga e Kosovës 1945-1990
Kosova Times September 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sonte Serbi-Shqipëri, kuqezinjtë kërkojnë fitore

Kosova Times Kosova Times October 11, 2025
Kurti: Kadastri është pasqyra e një vendi
Çfarë u arrit në takimin Xi-Putin në Moskë?
Suedia ka ndërmarrë një hap revolucionar në dixhitalizimin e turizmit
Vuçiq do të ketë pasoja për parregullsitë zgjedhore: Deputeti i Bundestagut shpall lëvizjet e para të Gjermanisë dhe BE-së pas raportit të OSBE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?