By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtyhet seanca fillestare ndaj akuzuarve për sulmin në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shtyhet seanca fillestare ndaj akuzuarve për sulmin në Banjskë
Lajme

Shtyhet seanca fillestare ndaj akuzuarve për sulmin në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/25 at 10:52 AM
Kosova Times Published September 25, 2024
Share
SHARE

Është shtyrë për 9 tetor seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve të arrestuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit një vit më parë.

 

Është shty seanca fillestare ndaj të akuzuarve për ndaj akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë, pasi avokatët e të akuzuarve kërkuan më shumë kohë për të lexuar shkresën e lëndës dhe provat e Prokurorisë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, avokati Ljubimir Pantoviq kërkuan ndërprerjen e seancës me arsyetimin se shkresat i ka pranuar në mënyrë elektronike dhe jo fizikisht. Ky deklarim i Pantoviq u përkrah edhe nga dy avokatët tjerë të të akuzuarve Maksimoviq dhe Toliq.

Avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci ka theksuar se kërkesa s’ka mbështetje ligjore sepse kanë mundur që ato shkresa t’i printojnë vetë.

Ndërsa, prokurori special Naim Abazi tha se ka qenë e pamundur që shkresat e lëndës të dorëzohen fizikisht, andaj i kanë dorëzuar në mënyrë elektronike.

Gjyqtari Hoti ka konsideruar se Prokuroria e ka përmbushur obligimin ligjor të dorëzimit të shkresave të lëndës, andaj kërkoi që të kalohet me leximin e aktakuzës.

Por, avokati Pantoviq ka kërkuar kërkoi sërish fjalën, duke thënë se shkresat i kanë pranuar në mënyrë elektronike të hënën pasdite dhe se nuk janë përgatitur për seancë pasi që aktakuza është voluminoze dhe se të mbrojturit e tyre nuk e dinë përmbajtjen e saj.

E prokurori Abazi ka theksuar se është e papranueshme kërkesa për shtyrje të shqyrtimit fillestare pasi që aktakuza dhe shkresat e lëndës janë dorëzuar dhe për këtë kanë dëshmi.

Por, Gjykata mori vendim dhe ndërpreu shqyrtimin fillestar, me qëllim që të akuzuarit të pajisen me akuzën dhe ta dinë përmbajtjen e saj, e më pas t’iu jepet e drejta për deklarim rreth fajësisë.

Nis gjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë

Ka filluar seanca gjyqësore e rastit Banjska për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë, në  Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjykatësi Arben Hoti ka thënë se ka kushte për shqyrtimin fillestar ndaj të pandehurve që gjenden në masën e paraburgimit. Hoti ka lexuar emrat e personave të dyshuar për rastin Banjska: Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq, të cilët janë paraqitur të mërkurën para trupit gjykues.

Ndërsa prokurori special, Naim Abazi, ka thënë se pjesa tjetër e grupit terrorist nuk ka qenë e mundur të kapet për t’u sjellë në gjykatë, teksa shtoi se, pavarësisht kësaj, mund të zhvillohet gjykimi në mungesë.

Avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, ka thënë se nuk ka faktorë që gjykata të vendosë të mos mbahet gjykimi në mungesë.

“Siç po e shihni ky gjykim po mbahet në mungesë të 42 personave. Është specifik sepse ka vdekur polici Afrim Bunjaku dhe janë dëmtuar palët dhe të njëjtën kohë ka mundur të rrezikohet rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Gjykata duhet të vendos a të mbahet a jo, sidoqoftë duhet të merrni mendim edhe nga gjykata supreme”, ka thënë ai.

Gjykata po ashtu ka konstatuar që prokuroria e ka përmbushur obligimin për ofrimin e shkresës së lëndës palës së akuzuar, në mënyrë elektronike, edhe pse avokatët e të akuzuarve kërkuan që ato të dorëzohen në formë fizike.

Pas konstatimit të gjykatës se Prokuroria ka kryer obligimin për dorëzim të shkresës së lëndës, Pantoviq, avokat i njërit prej të akuzuarve, ka bërë kërkesë që seanca të ndërpritet.

“Ftesën për seancë të sotme e kam pranuar të hënë pasdite. Të njëjtën ditë më është dorëzuar aktakuza dhe shkresat elektronike. Fizikisht nuk kemi pas mundësi që të njoftohemi me këtë aktakuzë voluminoze. Dhe tani kemi dëgjuar nga Prokuroria që janë me mijëra faqe. Unë nuk kam pasur mundësi që në një mënyrë adekuate me u konsultu me të mbrojturin tim dhe lidhur me çështjen e fajësisë që është sot n ërend dite. Të mbrojturit tim, aktakuza ende s’i është dorëzuar dhe nuk ka pasë mundësi ta dijë se për çka akuzohet”, ka thënë Pantoviq.

Sias tij, lënda është komplekse, me akuza të rënda dhe me dokumente e prova voluminoze. “Më duhet kohë ta diskutoj me të, lidhur me çështjen e pranimi të fajësisë dhe nuk jam në gjendje që sot t’i ofroj mbrojtje të mbrojturit tim”, ka theksuar ai.

Në seancën dëgjimore po marrin pjesë edhe policët, Alban Rashiti e Çlirim Shaqiri si palë të dëmtuara të cilët ishin plagosur më 24 shtator 2023 nga një grup serbësh të armatosur.

You Might Also Like

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

Kosova Times September 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LBK kërkon mbledhjen e TVSh-së pas shitjes së mallrave për të lehtësuar barrën mbi bizneset

Kosova Times Kosova Times September 29, 2024
Hiqen kolonat nëpër kufij – 10 minuta pritje në Merdarë
Dhoma e Tregtisë dhe Komuna e Pejës me Memorandum Bashkëpunimi
Abdixhiku: LDK-ja e Iliri nuk e shohin politikën si karrierë, por shërbim
FBI e perfshire ne hetim: Vritet një adoleshent në Alabama, 16 të plagosur, dramë në Universitet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?