Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, u shpreh se llogaridhënia e institucioneve qeveritare është shumë e rëndësishme në progresin e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.
Duke marrë fjalën në takimin e kryetares së Kuvendit, me drejtuesit e institucioneve të pavarura, Abbott, vlerësoi rolin e parlamentit për të drejtuar mekanizmat që të garantojnë në përfaqësimin dhe përfshirjen e të gjithë institucioneve të pavarura në elementë thelbësorë në llogaridhënie dhe transparencë.
“Ne ju inkurajojmë në forcimin e rolit të institucioneve të pavarura si një mundësi për të ushtruar autoritetin tuaj duke ngritur zërin në format mbështetëse dhe rrugën tuaj drejt BE-së”, theksoi ai.
Abbott, theksoi nevojën për bashkëpunim të fuqishëm ndërmjet dhe vetë institucioneve të pavarura dhe parlamentit në mënyrë që të garantohet balanca dhe efikasiteti në qeverisje.
“Ne sugjerojmë që institucionet e pavarura të shikojnë në përmirësimin e reformave dhe praktikave për të pasur një qasje më të madhe. Për sa i takon rekomandimeve të brendshme, nevojitet që t’i ndiqni këto rekomandime për të përmirësuar qeverisjen, fuqizimin e institucioneve të pavarura që është një aspekt kyç i Shqipërisë, në përpjekjen e reformave në harmoni me kërkesat BE -së që do t’ju çojnë drejt integrimit”, deklaroi ai.