By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit
December 13, 2025
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje
December 13, 2025
LIVE/ Nga protesta ne Shkup, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
December 13, 2025
Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës
December 13, 2025
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti takon nënsekretarin e përgjithshëm të UNDP, diskutohen progresi dhe bashkëpunimi për zhvillimin e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti takon nënsekretarin e përgjithshëm të UNDP, diskutohen progresi dhe bashkëpunimi për zhvillimin e Kosovës
Lajme

Kurti takon nënsekretarin e përgjithshëm të UNDP, diskutohen progresi dhe bashkëpunimi për zhvillimin e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/26 at 10:16 PM
Kosova Times Published September 26, 2024
Share
SHARE

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, takimi i radhës i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte me Nënsekretarin e Përgjithshëm dhe Administratorin e Asociuar të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Haoliang Xu.

Kryeministri Kurti vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë me UNDP-në në shumë projekte e fusha me interes të përbashkët. Më tej, e njohu Nënsekretarin me aktualitetin në vend dhe progresin që ka njohur vendi në tre vitet e fundit të qeverisjes. Nga rritja ekonomike dhe shpërndarja e barabartë e saj te të gjithë qytetarët pa dallim, shtesat për nënat dhe fëmijët, mbështetja e bizneseve, rritja e vendeve të punës sidomos për gratë dhe të rinjtë, sundimi i ligjit e luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai shtoi se arritjet dhe zhvillimin që po përjeton vendi, u dëshmuan edhe përmes rankimeve e matjeve ndërkombëtare. Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen nga ana e UNDP- së edhe në programe që prekin transformimin digjital, transparencën dhe qeverisjen e mirë.

U theksuan projektet zhvillimore në pjesën veriore të Republikës së Kosovës dhe të bashkëpunimit me UNDP në këtë aspekt. Kryeministri theksoi nxitjen e të bërit biznes përmes incentivave të Qeverisë, si dhe projektet infrastrukturore që do përkrahen në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030. Të njëjtat, theksoi Kryeministri, do ndihmojnë zhvillimin ekonomik në dobi të qytetarëve dhe do mund të fuqizohen më tutje përmes bashkëpunimit me UNDP-në.

Nga ana e tij, Nënsekretari Haoliang Xu vlerësoi reformat e thella dhe angazhimin nga Qeveria e Kosovës si dhe nënvizoi gatishmërinë e UNDP-së për të përkrahur iniciativat e qeverisjes së mirë dhe digjitalizimit të shërbimeve, që kanë për synim transparencën dhe gjithëpërfshirjen.

Duke theksuar përkushtimin e Kosovës ndaj objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Kurti e falënderoi z. Haoliang Xu për shkëmbimin dhe bisedën e frytshme, duke rikonfirmuar bashkëpunimin e thellë dhe produktiv me UNDP-në. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

‘Liria ka emër’! Shkupi sot proteston, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

TAGGED: #Albin Kurti, #Haoliang Xu
Kosova Times September 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Stoltenberg: Putin po e përdor dimrin si armë lufte në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times November 29, 2022
Me simbole ruse, djathtistët serbë protestojnë kundër marrëveshjes me Kosovën
Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për t’u përballur me mungesën e mundshme të energjisë
Kremlini ka rritur ndjeshëm shpenzimet e tij për “fuqinë e butë” jashtë vendit
Tre të lënduar në aksidentin në autostradën `Ibrahim Rugova`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?