By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA: I dyshuari i arrestuar për masakrën e Brown lirohet – Ku po shkojnë hetimet?
December 15, 2025
Kërcënimi i Rusisë është “agresiv”: Çfarë thotë kreu i ri i MI6
December 15, 2025
(VIDEO) Momenti i rënies se aeroplanit më të madh të transportit ushtarak rus: U nda përgjysmë në ajër
December 15, 2025
41 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 15, 2025
Prioritetet e Uashingtonit kanë ndryshuar, Kosova nuk e shfrytëzoi periudhën e qetësisë
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pacolli: Mesazhi i Hovenierit nuk duhej t’i përçohej Kosovës por Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pacolli: Mesazhi i Hovenierit nuk duhej t’i përçohej Kosovës por Serbisë
Lajme

Pacolli: Mesazhi i Hovenierit nuk duhej t’i përçohej Kosovës por Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/26 at 6:55 PM
Kosova Times Published September 26, 2024
Share
SHARE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka vlerësuar të padrejtë deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ky i fundit duke kritikuar qasjen e deritanishme të Qeverisë së Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, përdori një thënie të gjyshit të tij: “Gjyshi im ka thënë se nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, atëherë mos urino në pragun e derës së atij klubi”.

“Nuk është mesazh i drejt që duhej t’i përçohej shtetit të Kosovës. Një deklaratë e tillë do t’i përshtatej më së miri shtetit të Serbisë, e jo shtetit të Kosovës. Nëse e shohim rrugëtimin e Kosovës, ajo asnjëherë nuk ka dërguar mesazh qysh dërgon Serbia, sa herë që i teket se do të anojë me shtete tjera, qoftë më Rusinë , Kinën dhe me shtet tjera të cilat kërcënojnë paqen në rajon. Kosova asnjëherë nuk ka qenë shtet që ka kërcënuar ose ka tentuar të destabilizojë paqen në shtetet fqinje”, ka theksuar Pacolli në magazinën ‘Info Plus’.

Sipas Pacollit shteti serb është ai i cili nuk është duke e vendosur politikën e tyre të jashtme në linjë me politikën e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket edhe luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe zhvillimeve tjera gjeopolitike.

Ajo tha se Kosova ka bërë mjaft punë që të avancojë demokracinë dhe se politika e saj e jashtme është në linjë me shtetet perëndimore, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Kosova ka qenë krah edhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i është gjetur afër një shteti i cili nuk e ka njohur Kosovën, siç është Ukraina, duke marrë parasysh se ajo kërcënohet nga një shtet fqinj agresor. Ne kemi dërguar shumë sinjale që Kosova të ecë drejt integrimit evropian. Do të ishte mirë që të vlerësohemi për punët që kemi bërë sepse raportet ndërkombëtare nuk i kemi shkruar ne. Ato janë shkruar nga organizatat prestigjioze dhe nëse lexohen mirë shihet që ka pasur përparime në tri vitet  e fundit”, ka shtuar Pacolli.

Sipas saj Kosova në të gjitha raportet ndërkombëtare është e para sa i përket rajonit në çështjet e thellimit të demokracisë, luftimit të korrupsionit dhe në çështjen e lirisë së medieve dhe lirisë së shprehjes.

Duke folur për kritikat e Bashkimit Evropian, ajo tha se ata e dinë se  çfarë ka bërë Kosova, mirëpo sipas saj, jemi në një situatë, ku për shkak të Serbisë e pësojmë sepse jemi shtet më i vogël. “Neve na bëjnë presion që të vazhdojmë  të ecim tutje dhe t’i pranojmë disa koncesione, të cilat janë të dhimbshme për shtetin tonë. Kosova ka pranuar mjaft koncesione”, tha ajo, duke përmendur demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe koncesione tjera të cilat kanë ardhur me dialogun Kosovë – Serbi.

Ajo foli edhe për CEFTA-n, teksa tha se përfaqësuesit e qeverisë janë në proces të një zgjidhje. “Kërkesa jonë ka qenë e qartë edhe për shtetin gjerman, që në momentin kur ne kemi skanerë që do t’i ndihmojnë Kosovës që të kontrollojë çdo kamion që hyn dhe del nga territori i saj, atëherë do të jemi të gatshëm t’i heqim masat e sigurisë”, ka nënvizuar ajo.

You Might Also Like

41 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Prioritetet e Uashingtonit kanë ndryshuar, Kosova nuk e shfrytëzoi periudhën e qetësisë

Një tërmet është shënuar sot në Kosovë

Moti në Shqipëri me diell dhe ulje e temperaturave në disa qytete

AKP do të organizojë aksion humanitar për dhurimin e gjakut

TAGGED: #Fitore Pacolli, #Jeff Hovenier
Kosova Times September 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gazetarja e RusNews është transferuar në Krasnoyarsk pasi është rrahur në një qendër paraburgimi

Kosova Times Kosova Times May 2, 2023
Festohen Pashkët, mbahet mesha solmne
Përmbajtja e non paper franko-gjermane mbi BH: Sanksione, ndalime, ndërprerje e projekteve
Të paktën 13 viktima nga tërmeti në Pakistan dhe Afganistan
FIFA me rregulla të reja për trajneret dhe lojtaret lehona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?