By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A jemi njësoj apo thjesht të humbur në përkthim?!
July 20, 2025
“Si Viaggia”: Vizitoni ishujt e Shqipërisë, mes plazheve magjepsëse, historisë dhe natyrës së egër
July 20, 2025
Horoskopi ditor për 20 korrik 2025
July 20, 2025
Axhenda ndërkombëtare
July 20, 2025
Moti ne Shqiperi i kthjellët, temperatura deri në 39°C
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të paktën 11 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Të paktën 11 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë
Rajon / Botë

Të paktën 11 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/26 at 9:08 PM
Kosova Times Published September 26, 2024
Share
SHARE

Një sulm ajror izraelit goditi një shkollë, ku po strehoheshin mijëra palestinezë të zhvendosur në veri të Gazës, duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke lënë të plagosur 22 të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë territor.

Ushtria izraelite konfirmoi se ka goditur një shkollë në kampin e refugjatëve Xhabalia, duke thënë se po shënjestronte luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që gjendeshin brenda, dhe të cilët, sipas ushtrisë, po planifikonin sulme kundër trupave izraelite. Ky pretendim i Izraelit nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë nuk ofroi detaje sesa gra dhe fëmijë ishin në mesin e të vrarëve.

Forcat izraelite vazhdimisht kanë sulmuar shkolla, duke thënë se luftëtarët e Hamasit i përdorin këto objekte si “qendra komanduese” për të planifikuar sulme. Ushtria thotë se përdor armë precize për të shmangur viktima në mesin e civilëve.

Dhjetëra mijëra palestinezë po jetojnë nëpër shkolla në mbarë Gazën pasi janë larguar për shkak të bombardimeve dhe ofensivës izraelite. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 1.9 milion nga 2.4 milionë banorët e Gazës janë të zhvendosur nga lufta, që nisi pothuajse një vit më parë.

Në qytetin jugor të Han Junisit, autoritetet varrosën në një varrezë masive trupat e 88 palestinezëve që Izraeli ktheu në Rripin e Gazës një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë dënoi atë që e cilësoi si mënyrë “çnjerëzore dhe të pamoralshme” të trajtimit të trupave nga Izraeli, duke thënë se trupat u sollën të ngarkuar në një kamion, pa asnjë informacion lidhur me identitetin e tyre.

Përgjatë ofensivës së Izraelit në Gazë, trupat kanë hapur disa varreza dhe varre të improvizuara pranë spitaleve ku janë vendosur trupat e palestinezëve të vrarë gjatë bastisjeve në spitale. Ushtria ka marrë një numër të paspecifikuar të trupave dhe i ka dërguar në Izrael, duke thënë se po kërkon trupa të mundshëm të pengjeve izraelite apo luftëtarëve të Hamasit.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Fushata izraelite në Gazë ka lënë të vrarë më shumë se 41.500 palestinezë dhe ka lënë të plagosur më shumë se 96.000 të tjerë, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë më 26 shtator. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë në shifrat që prezanton. Por, ka thënë se gjysma e viktimave ishin gra dhe fëmijë, përfshirë afër 1.300 fëmijë nën moshën 2-vjeçare.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Bleu shtëpi në Itali për 1 euro, ja sa i kushtoi realisht

Megaprojekti kinez prej 137 miliardë dollarësh e trazoi rajonin: A është ky një hap drejt një konflikti midis dy fuqive bërthamore?

Princi i Arabisë Saudite shpallet i vdekur pas 20 vitesh në koma

Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet

TAGGED: #11 të vrarë, #Gaza, #Sulm izarelit
Kosova Times September 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Limaj: Urime Viti i Ri, festat e gëzimet nuk janë të njëjta pa çlirimtarët që po mbahen padrejtësisht në Hagë

Kosova Times Kosova Times December 31, 2022
Përmbytja e shekullit në Poloni! Në Poloni njerëzit lëvizin në çati, qytetet janë shkatërruar totalisht (FOTO, VIDEO)
Talibanët: Gruaja e humb vlerën nëse burrat ia shohin fytyrën në publik
Biserko tregon planet e politikës zyrtare serbe me protestat
Ardian Ismajli shënon golin e barazimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?