By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anëtarësimi në BE, sinjal shprese për vendet e tjera të rajonit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Anëtarësimi në BE, sinjal shprese për vendet e tjera të rajonit
Lajme

Anëtarësimi në BE, sinjal shprese për vendet e tjera të rajonit

Kosova Times
Last updated: 2024/09/27 at 8:10 AM
Kosova Times Published September 27, 2024
Share
SHARE

Pas ndarjes së procesit të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për Shqipërinë nis pjesa më e vështirë, shqyrtimi i kapitujve për zbatimin e ligjit dhe korrupsionin.

 

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian do të vijojë veçmas nga Maqedonia e Veriut. Përmes një vote unanime, ambasadorët e Bashkimit Europian vendosën për ndarjen e procesit të anëtarësimit për të dyja shtetet e Ballkanit Perëndimor, “fati” i të cilave u bashkua dy vite më parë, me fillimin e negociatave zyrtare me Unionin, por që ngeli në vendnumëro për shkak të mosmarrëveshjeve historike mes Sofjes dhe Shkupit.

Por duket se tashmë për Shqipërinë nis pjesa më e vështirë: hapja e kapitujve që lidhen me temat më problematike, nga të cilat vendi ka lënguar gjatë të gjithë viteve të demokracisë, siç janë mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni.

Pjesa më e vështirë

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, tha në një prononcim për Deutsche Welle se ndarja me Maqedoninë e Veriut ishte vendosur kohë më parë por u finalizua gjatë votimit të 25 shtatorit.

“Është një sinjal i mirë, sepse na lejon që të angazhohemi më në brendësi me qeverinë shqiptare, për të diskutuar çështje me rëndësi. Dhe të parat çështje të rëndësishme për t’u diskutuar janë sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit. Këto janë çështje të ndërlidhura, të cilat kërkojnë bashkëpunimin e shumë institucioneve dhe prekin të gjitha fushat e tjera si zhvillimi ekonomik, zhvillimi mjedisor etj. Kështu që ky është grupi i kapitujve që zakonisht hapet i pari, por mbyllet i fundit”, tha Bergner.

Sipas diplomatit gjerman qëllimi kryesor i gjithë këtij procesi është përmirësimi i kushteve të jetesës për shqiptarët, duke mbështetur një proces transformues që mund ta çojë Shqipërinë drejt Evropës. “Ashtu siç kërkonin studentët shqiptarë në demonstratat e tyre në vitet ’90: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. – tha Berger.

Sinjal shprese për vendet e tjera të rajonit

Ambasadori gjerman theksoi se hapja e negociatave me Shqipërinë është një sinjal shprese për vendet e tjera të rajonit, se Bashkimi Europian dhe shtete anëtare të tij e marrin seriozisht procesin e anëtarësimit, edhe nëse jo të gjithë përfitojnë në të njëjtën kohë.

Gjatë dy viteve të fundit, kryeministri Edi Rama fajësonte Bullgarinë për bllokimin e vendit, duke i kërkuar në mënyrë diplomatike por edhe me batuta në takimet me ndërkombëtarët, pengimin e padrejtë që po i bëhej sipas tij, Shqipërisë.

Në Shqipëri, pakica bullgare u njoh me ligj në vitin 2017. Në censin e vitit 2023, i pari pas njohjes së bullgarëve si pakicë, bullgarët përgjysmuan numrin e banorëve të vetëdeklaruar maqedonas në territorin shqiptar.

Më 18 tetor të këtij viti do të mbahet Konferenca e dytë Ndërqeveritare mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, konferencë e thirrur nga presidenca hungareze.

You Might Also Like

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi

Ngërçi politik pengesë në përfitimin financiar të Kosovës nga BE-ja

Reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës, shkak gypi kryesor

Fshatra të Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Kosova Times September 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Kosova Times Kosova Times October 8, 2025
SHBA-ja i fut në listë të zezë 10 individë nga Ballkani
Hapet panairi me produkte nga të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës
Kane: Spanja është një kundërshtar shumë i fortë
Një stacion karburanti shpërtheu në Dagestan të Rusisë. Dhjetë të vdekur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?