By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli sulmon selinë e Hezbollahut në Bejrut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli sulmon selinë e Hezbollahut në Bejrut
Rajon / Botë

Izraeli sulmon selinë e Hezbollahut në Bejrut

Kosova Times
Last updated: 2024/09/27 at 7:35 PM
Kosova Times Published September 27, 2024
Share
SHARE

Izraeli ka kryer një sulm masiv ndaj asaj që tha se është selia qendrore e Hezbollahut – që është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – në periferi të Bejrutit, teksa një televizion izraelit tha se lideri i grupit, Hassan Nasrallah, ishte caku i sulmit. Sulmi ndodhi pak pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi në Kombet e Bashkuara se veprimet ndaj organizatës, të shpallur terroriste, nuk do të ndalen.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha më 27 shtator se forcat izraelite shënjestruan selinë kryesore të Hezbollahut, që gjendet në mesin e ndërtesave të banimit, pas raportimeve për shpërthime të mëdha dhe zjarr në atë zonë.

Ende nuk ka informacione për vendndodhjen e Nasrallahut pas sulmit.

Netanyahu ndërpreu vizitën e tij në ShBA dhe do të kthehet menjëherë në Izrael.

I udhëhequr nga Nasrallahu, Hezbollahu – që mbështetet nga Irani – ka zhvilluar raporte të ngushta edhe me bashkëpunëtorët e tjerë dhe grupet e tjera të armatosura që mbështeten nga Teherani, duke iu ndihmuar në trajnimin e luftëtarëve.

Televizioni Al-Manar, që udhëhiqet nga Hezbollahu, tha se të paktën katër ndërtesa ishin shkatërruar gjatë sulmit, duke raportuar për shumë viktima.

Më herët, Netanyahu lëshoi një paralajmërim të fuqishëm ndaj Iranit gjatë adresimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 27 shtator, duke thënë se “nuk ka vend” në Iran, që Izraeli nuk mund të arrijë nëse Republika Islamike vazhdon të tentojë ta sulmojë Izraelin.

Teksa kryeministri izraelit nisi fjalimin e tij, disa delegacione – përfshirë atë të Iranit – u larguan nga mbledhja në OKB në shenjë proteste, ndërsa shumë nga të pranishmit në sallë ose duartrokitën ose brohoritën me zemërim.

Pas Netanyahut, në OKB folën përfaqësuesit e Sllovenisë dhe Pakistanit, të cilët i bën thirrje udhëheqësit izraelit të ndalë luftën në Rripin e Gazës kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ai tha se nuk kishte planifikuar të mbante fjalim këtë vit në OKB, por pasi kishte dëgjuar “gënjeshtra ndaj shtetit tim nga shumë folës në këtë podium, vendosa të vij këtu dhe të tregoj të vërtetën”.

Netanyahu më pas u përqendrua te Irani, të cilin e fajësoi për “organizimin” e shpërthimit të dhunës aktuale në Lindjen e Mesme.

“Kam një mesazh për tiranët e Teheranit: Nëse na godisni, ne do t’iu godasim. Nuk ka asnjë vend në Iran që dora e gjatë e Izraelit nuk mund ta arrijë, dhe kjo është e vërtetë për mbarë Lindjen e Mesme”, tha Netanyahu.

Ai kërkoi që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të vendosë sanksione ndaj Teheranit, në mënyrë që Irani të mos sigurojë armë bërthamore, duke shtuar se Izraeli do të bëjë “gjithçka që ka në dorë” që një gjë e tillë të mos ndodhë.

Netanyahu e mbajti këtë fjalim pas një përpjekjeje diplomatike nga ShyBA-ja, Franca dhe aleatët e tjerë perëndimorë, të cilët po kërkojnë një armëpushim 21-ditor përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit, teksa bombardimet izraelite ndaj Hezbollahut – që mbështetet nga Irani – janë intensifikuar gjatë kësaj jave.

Hezbollahu, që Izraeli thotë se ka gjuajtur qindra raketa në territorin e tij gjatë këtij viti, është shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja, ndërkaq BE-ja e ka sanksionuar krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë Hezbollah, që ka ulëse në Parlamentin libanez.

Më 27 shtator, Izraeli tha se shënjstroi selinë e Hezbollahut në jug të Bejrutit, pas raportimeve se kishte pasur shpërthime në atë zonë.

Luftimet, që janë intensifikuar, kanë vrarë qindra persona, sipas zyrtarëve shëndetësorë libanezë, teksa dhjetëra mijëra të tjerë janë zhvendosur.

Nga frika se konflikti do të përhapet në mbarë Lindjen e Mesme, Uashingtoni ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim do ta bënte edhe më të vështirë për civilët nga të dyja palët që të kthehen në shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

TAGGED: #Bejrut, #Izraeli, #Selia e Hezbollahut
Kosova Times September 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kush do t’i paguajë dëmshpërblimet që i kërkon Specialja?

Kosova Times Kosova Times April 18, 2023
Deputetët nderojnë të rënët për liri në Betejën e Koshares
Biznese shqiptare nga Turqia të gatshme të investojnë në Gjilan
Nënshkruhet sot marrëveshja me vlerë 13.2 milionë euro
Clark: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?