By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus
Rajon / Botë

Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus

Kosova Times
Last updated: 2024/09/27 at 2:57 PM
Kosova Times Published September 27, 2024
Share
SHARE

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është përfshirë në një skandal të brendshëm politik, pasi një prej këshilltarëve të tij më të afërt është përballur me kritika nga opozita në Hungari, për shkak se ai ka sugjeruar se Budapesti nuk do të kishte luftuar për të zmbrapsur një pushtim rus, siç po bën Ukraina.

Balazs Orban, drejtori politik i kryeministrit hungarez, tha për ueb-faqen Mandier më 26 shtator se vendimi i Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës të nisur nga Moska ishte “i papërgjegjshëm” dhe tërhoqi paralele me pushtimin sovjetik të Hungarisë më 1956 që u përball me rezistencë të armatosur popullore, e cila u shtyp.

“Duke pasur parasysh ngjarjet e vitit 1956, ne me gjasë nuk do të bënim çfarë presidenti [ukrainas Volodymyr] Zelenksy bëri dy vjet e gjysmë më herët, pasi është e papërgjegjshme, për shkak se ne mund të shohim se ai e çoi shtetin e tij në një luftë defensive, shumë jetë u humbën dhe territore u humbën”, tha Balazs Orban, i cili është edhe anëtar i Parlamentit hungarez.

“Sërish, është e drejta e tyre, është vendimi i tyre sovran, ata kanë të drejtë të veprojnë kështu. Por, nëse ne do të pyeteshim, ne nuk do të kishim këshilluar këtë, bazuar në atë që ndodhi më 1956”, shtoi ai.

Afër 2.500 deri në 3.000 hungarezë, shumica civilë të armatosur, u vranë gjatë luftimeve ndërmjet 23 tetorit deri më 4 nëntor të vitit 1956, kundër trupave sovjetike që kishin ndërhyrë për të rrëzuar Qeverinë reformiste të Imre Nagy.

Por, në një video të publikuar më pas në Facebook, Balazs Orban, tha se fjalët e tij “qëllimshëm janë keqinterpretuar” dhe se “heronjtë e vitit 1956 janë heronjtë tanë kombëtarë”.

Por, ky shpjegim nuk u përfill nga opozita.

Peter Magyar, lideri i partisë opozitare të qendrës së djathtë, Tisza, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Balaz Orban, i cili nuk ka lidhje familjare me kryeministri hungarez.

Kryeministri hungarez, që ka lidhje të ngushta me presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar që ta dënojë pushtimin rus të Ukrainës. Ai po ashtu ka refuzuar që t’iu bashkohet sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë.

You Might Also Like

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Balazs Orban, #Hungaria, #Rusia
Kosova Times September 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çfarë do të sjellë vdekja e Presidentit iranian?

Kosova Times Kosova Times May 20, 2024
Të kërkohet anulimi i Rezolutës 1244 të KS të OKB-së!
Për 6 milionë euro subvencione për energji aplikuan gjithsej 5592 persona
Kosova urohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Masat ndëshkuese nga BE-ja, Murati: Opozita po mban të bllokuara 150 milionë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?