By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dhoma GuestDNA si çelësi i transformimit të industrisë hoteliere
December 15, 2025
Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin
December 15, 2025
Receta e Kek me Xhenxhefil
December 15, 2025
“Peshku nga veriu” që pushtoi Evropën: Receta të shijshme me merluc për frymëzim për festat
December 15, 2025
Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu: Izraeli do t’i vazhdojë bisedimet për armëpushim në Liban
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Netanyahu: Izraeli do t’i vazhdojë bisedimet për armëpushim në Liban
Rajon / Botë

Netanyahu: Izraeli do t’i vazhdojë bisedimet për armëpushim në Liban

Kosova Times
Last updated: 2024/09/27 at 1:24 PM
Kosova Times Published September 27, 2024
Share
SHARE

Izraeli do të vazhdojë t’i diskutojë propozimet për armëpushim në Liban në ditët në vijim, tha të premten kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut do ta bëjë edhe më të vështirë kthimin e civilëve në shtëpitë e tyre në të dyja anët e kufirit.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, i hodhi poshtë të enjtet thirrjet e ndërkombëtarëve për armëpushim me Hezbollahun, duke thënë se bombardimet do të vazhdojnë.

Një sulm izraelit të premten i vrau nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë katër fëmijë, në qytezën kufitare të Libanit, Sheba, tha për Reuters Mohammad Saab, kryetar i qytezës.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Mbi 600 njerëz janë vrarë në Liban nga dita e hënë si pasojë e bombardimeve izraelite, thotë Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Hezbollahu tha të premten se hodhi raketa në drejtim të Izraelit, në qytetin Haifa, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg kufirit, si dhe në qytetin Tiberias, duke thënë se këto sulme ishin përgjigje ndaj sulmeve ajrore izraelite në fshatra, qytete dhe civilë.

Megjithëse kundërajrorët izraelitë i kanë rrëzuar shumicën e raketave të Hezbollahut, duke e kufizuar dëmin e tyre, sulmet e grupit militant e kanë prishur jetën normale përgjatë shumicës së kufirit verior të Izrael.

Konflikti mes Izraelit dhe grupit të armatosur rëndë Hezbollah është më i ashpri mes tyre në 18 vjetët e fundit, dhe ka ngjallur frikën se mund të shpërthejë një luftë e gjerë rajonale.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca propozuan të mërkurën një armëpushim të menjëhershëm 21-ditor përgjatë kufirit Izrael-Liban, dhe thanë se bisedimet janë duke vazhduar.

Netanyahu tha të premten se ekipet izraelite mbajtën takime për të biseduar për propozimet e SHBA-së për armëpushim të enjten dhe se do t’i vazhdonin ato edhe në ditët në vijim, duke shtuar se i vlerëson përpjekjet e ShBA-së.

“Ekipet tona u takuan [më 26 shtator] për të diskutuar iniciativën e ShBA-së dhe se si mund të cojmë përpara qëllimin e përbashkët për kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre. Ne do t’i vazhdojmë ato diskutime në ditët në vijim”, tha ai në një deklaratë.

Të enjten, pasi Netanyahu u nis për në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zyra e tij lëshoi një deklaratë duke thënë se kryeministri kishte urdhëruar trupat izraelite të vazhdonin luftimin me forcë të plotë në Liban.

Deklarata e tij nuk i referohej komenteve të ministrit të Jashtëm Katz, i cili të enjten hodhi poshtë propozimet për armëpushim, apo politikanëve të tjerë izraelitë që i kanë bërë jehonë atij qëndrimi, duke thënë vetëm se kishte pasur “shumë keqraportime rreth iniciativës së ShBA-së për armëpushim”.

You Might Also Like

Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë

Me këtë metodë të thjeshtë, pula e skuqur do të jetë lëngshme dhe krokante

Një dokument identifikimi i klubit serb të gjuetisë u gjet në portofolin e sulmuesit të Sidneit, ai ishte anëtar i tij

SHBA: I dyshuari i arrestuar për masakrën e Brown lirohet – Ku po shkojnë hetimet?

Kërcënimi i Rusisë është “agresiv”: Çfarë thotë kreu i ri i MI6

TAGGED: #Armëpushim, #Benjamin Netanjahu, #Izrael, #Liban
Kosova Times September 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Vitia do të përjetojë zhvillim ekonomik me Aleancën në qeveri

Kosova Times Kosova Times June 10, 2024
Shtrirja dhe forcimi i sovranitetit të shtetit në Veri të Kosovës në koordinim të ngushtë me faktorin ndërkombëtar
“Shikimi 5 euro”: Pronari i dyqanit gjen menyre si të largojë turistët që nuk blejnë asgjë
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
Tentativë për atentat ndaj ish-presidentit,Koka e shoferit te tij e pergjakur, plumbat shpërthejnë… (FOTO, VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?