By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”
January 22, 2026
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit
January 22, 2026
Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë
January 22, 2026
Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën
January 22, 2026
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nisma legjislative qytetare, SBAShK: U mblodhën 20.458 nënshkrime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nisma legjislative qytetare, SBAShK: U mblodhën 20.458 nënshkrime
Lajme

Nisma legjislative qytetare, SBAShK: U mblodhën 20.458 nënshkrime

Kosova Times
Last updated: 2024/09/27 at 9:18 PM
Kosova Times Published September 27, 2024
Share
SHARE

Sindikata e Bashkuar për Arsim e Shkencë e Kosovës (SBASHK) përmes një peticioni për nismën legjislative për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, në bashkërendim me kryetarët sindikalë në nivel komunal, ka grumbulluar mbi 20 mijë nënshkrime.

Në njoftimin për medie bëhet e ditur se SBASHK-u në respektim të kërkesave të punëtorëve të arsimit, por edhe të qytetarëve të tjerë, kishte nisur angazhimet për të realizuar nismën legjislative nga qytetarët për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248.

Në bashkërendim me kryetarët sindikalë në nivele komunale dhe të universiteteve, bashkë me veprimtarë e qytetarë, kanë arritur që brenda 6 ditëve të mbledhin 20.458 nënshkrime të qytetarëve nga e tërë Kosova, edhe pse për nismat e tilla qytetare mjaftojnë 10.000 nënshkrime.

“Këto lista me nënshkrime në një takim solemn janë dorëzuar në selinë e SBASHK-ut dhe janë duke u bërë përgatitjet e fundit teknike dhe i tërë dokumentacioni përcjellës bashkë me nënshkrimet pritet t’i dorëzohen të hënën Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, nga bartësit e kësaj nisme qytetare në një ceremoni solemne të rastit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se bartësit e kësaj nisme qytetare dhe gjithë të nënshkruarit besojnë se nisma do të hasë në mbështetje të shumicës së deputetëve dhe kështu do t’u rikthehet e drejta e fituar punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta, duke u konsideruar prapë si vite kontributdhënëse e, po ashtu, të tilla të numërohen edhe vitet pasuese deri me funksionalizimin e Trustit pensional në korrikun e vitit 2002.

SBASHK-u konsideron se përmes kësaj nisme qytetare, këtë të drejtë e kërkon edhe për gjithë ata që dhunshëm janë dëbuar nga puna nga pushtuesi serb në vitet 90-ta.

“SBASHK-u po ashtu në fillim të javës së ardhme do ta dorëzojë në MASHTI Draftin e Kontratës së re Kolektive të Arsimit, e cila është finalizuar pas diskutimit publik me anëtarësinë, me qëllim që të nisë negocimi për të dhe të krijohen kushtet për nënshkrim nga MASHTI dhe SBASHK në kohën më të shpejtë të mundshme”, thuhet në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë

Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën

Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm

TAGGED: #20.458 nënshkrime, #SBAShK-u
Kosova Times September 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: IRDK në Prizren do të jetë për kohë të gjatë

Kosova Times Kosova Times January 26, 2025
Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari
Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë
Nuk ndalet Liverpooli, s’ka gola në duelin Dinamo Zagreb-Celtic
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?