By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmi me “shigjeta” nga ambasadori amerikan Hovenier të drejtohet kundër Serbisë dhe jo kundër Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Sulmi me “shigjeta” nga ambasadori amerikan Hovenier të drejtohet kundër Serbisë dhe jo kundër Kosovës
Opinion

Sulmi me “shigjeta” nga ambasadori amerikan Hovenier të drejtohet kundër Serbisë dhe jo kundër Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/27 at 6:09 PM
Kosova Times Published September 27, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Gani QARRI

Fillimisht para se ta “shigjetojë” me “metafora” e aludime Kosovën, vet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dhe SHBA, duhet të kërkojnë nga Serbia tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e cila, po bëhet gati një vit që e ka bllokuar tërësisht edhe dialogun ndërmjet të dy vendeve, si dhe ta detyrojnë Aleksandër Vuçiqin për nënshkrimin urgjent të Marrëveshjes së Brukselit, në mënyrë që jo vetëm Kosova, por edhe Serbia, të mos mund të ju ikën obligimeve të dala nga dialogu, kur dihet mirëfilli se është Serbia ajo, që është tërhequr nga Marrëveshja e Ohrit, me letrën e dërguar dhjetorin e vitit të kaluar, nga ish kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, BE-së në Bruksel, nëse nuk kanë qëllime tjera, përndryshe Hovenier dhe ambasadorët e QUINT-it, duhet ta dinë, se me kritika “fjala-mujtëse” dhe bllokimin e urave në Kosovë, nuk mund të arrihet normalizimi i raporteve me Serbinë!

-Ç`është e vërteta, askush dhe në asnjë moment nuk e ka thënë, qoftë edhe njëherë të vetme zyrtarisht nga Kosova, se paska rrugë tjetër përveç dialogut, por edhe shtetet e QUINT-it si dhe vet përfaqësuesit e SHBA-ve, e dinë shumë më mirë, se vet ne, që veprimet e dy viteve të fundit të Qeverisë në veri të vendit tonë, janë vetëm zbatim i marrëveshjeve të nënshkruara nga të dy palët, shumë vite më parë. Madje edhe marrëveshje me Serbinë në Bruksel, për hapjen e Urës së lumit Ibër në Mitrovicë, është nënshkruar disa vite më parë , por miqtë tanë më të fuqishëm evropian dhe amerikanë, mbajnë atë me forcë të bllokuar dhe nuk lejojnë hapjen e saj, pa dhënë asnjë arsyetim bindës dhe vetëm pse kanë mundësi ta bëjnë këtë akt të pahijshëm dhe aspak serioz për fuqi të tilla të mëdha, akt që ndodhë vetëm në Kosove dhe askund tjetër në botë. Edhe ne si qytetarë të thjeshtë, e dimë tanimë, se përkundër marrëveshjes së fundit në Bruksel dhe Ohër, e cila, për shkak të refuzimit të Serbisë, akoma nuk ka mundur të nënshkruhet nga asnjëra palë, marrëveshjet e zbatuara në veri nga shteti i Kosovës, ishin të nënshkruara, para shumë vitesh nga të dyja palët me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të cilat edhe në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së vendit, Kosova obligohet ti zbatojë në territorin e saj, përndryshe çfarë kuptimi ka të arrihen dhe nënshkruhen marrëveshje, nëse nga ambasadorët e QUINT-it dhe ai i SHBA-ve, nuk lejohet zbatimi i tyre! Por përkundër të gjitha fakteve, Vendet e QUINT-it dhe SHBA, përderisa, për arsye, ende të panjohura, nuk lejojnë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, për hapjen e Urës, mbi lumin Ibër, të nënshkruar qysh në vitet 2015-2016, këmbëngulin me kaq kokëfortësi që Kosova, ta formojë medoemos asociacionin një etnik serb, për vetëm disa mijëra pjesëtar të kësaj pakice fare minore, përderisa shqiptarëve nën Serbi, Serbia vazhdon t`ua pasivizojë edhe adresat në shtëpitë dhe vendbanimet e tyre autoktone, e ata dhe faktori ndërkombëtar, mbajnë qëndrim indiferent, nuk deklarohen fare, heshtin, jo vetëm njëherë, por vijojnë të heshtin në vijimësi! Në anën tjetër, marrëveshja e fundit në Bruksel dhe Ohër, pikërisht për shkak të refuzimit të Serbisë, përveçse nuk është nënshkruar, me letrën e dërguar nga ish kryeministrja Bernabiq, BE-së në Bruksel, faktikisht Serbia edhe e ka refuzuar dhe hedhur poshtë tërësisht marrëveshjen e ashtuquajtur të “dakorduar”, letër e cila, përkundër manipulimeve të rrejshme të Mirosllav Lajçakut, u dëshmua se nuk është tërhequr, ndaj nga një mendje e shëndosh, nuk mund të kuptohet, se si një marrëveshje e refuzuar nga Serbia, u dashka të zbatohet njëanshëm nga Kosova, nën diktatin e ambasadorëve të huaj, të cilët nuk janë pjesëmarrës as palë në bisedimet Kosovë-Serbi!? Shto kësaj argumentin e dhembshëm se edhe një vit pas sulmit të grupi terrorist serb, në krye me kryekriminelin Millan Radojçiq, të cilët të armatosur deri në dhëmbë, u futën nga Serbia në Kosovë dhe kryen agresion territorial, kundër vendit tonë, duke vrarë në pritë edhe policin, tani hero i Kosovës, Afrim Bunjaku, kryeterroristi Radojçiq & Co, nga ajo ditë e deri më sot, vazhdojnë të jetojnë të lirë në Serbi, por fatkeqësisht si ambasadori Hill edhe z. Hoëenier në vend se të kërkojnë nxjerrjen e vrasësve të vëllezërve Bytyqi, që ishin edhe shtetas amerikan, të masakruar barbarisht qysh para mese 25 vitesh, si dhe terroristëve serb të rastit të Banjës, para drejtësisë, marrin guximin të akuzojnë Kosovës, se ajo po urinon para derës së klubit, për të kamufluar mos angazhimin, mosndërmarrjen as propozimin e tyre, për çfarëdo mase ndëshkuese, ndaj Radojçiqit, Serbisë hegjemoniste dhe kriminelit Vuçiq, i cili përveç Kosovës dhe Malit të Zi,në vijimësi destabilizon edhe Bosnjën. Për rrjedhojë edhe shprehja e ambasadorit Hovenier se nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit ku do të hysh”, nuk di si mund të kuptohet a të shpjegohet, këtë le ta thotë ai vet, por unë e di mirë se me klubin që zotëria e tij-përmend, poqë se mendon për BE-në, apo NATO-në, atëherë është në rregull, sepse Kosova edhe dëshiron të bëhet pjesë e tyre, në të kundërtën, nëse edhe vetëm rastësisht, ai aludon në Serbinë, apo ndonjë lloj të ashtuquajture “Jugosllavije të re”, si pjesë e dakordimeve nën tavolinë të vendeve të QUINT-it dhe ambasadorëve të SHBA-së, Hill-Hovenier me Vuçiqin, duhet ta dinë mirë, se Kosova ka urinu moti, jo para dere, por mu në te, dhe nuk do të pranojë më kurrë, e për asnjë çmim, të hyjë as bëhet pjesë e asnjë konstrukti serbosllav! Dhe për fund, unë shpresojë, po ashtu shumë se me zgjedhjet e reja në SHBA, cilido nga kandidatët që do ti fitojnë ato, pritet të ndryshojë shumëçka, përfshi edhe përfaqësimin e SHBA-ve në Kosovë dhe Serbi, ku Hovenier e ndoshta dhe Hill, si përfaqësues të përkohshëm, njëjtë si Eskobari, nesër mund të mos jenë më ambasador në Ballkan, ndërsa synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike, janë dhe mbeten përpjekje afatgjata që do të vazhdojnë dhe avancohen edhe më tepër në të ardhmen, andaj deklaratën e tij, nuk e shoh si paralajmërim serioz dhe as nuk mendojë që mund ti dëmtojë raportet Kosovë-SHBA, të cilat nuk janë krijuar brenda dite, as nuk mund të përfundojnë me deklaratat e një apo dy ambasadorëve, që përkohësisht gjejnë mikpritje në vendin tonë, për të cilin, nuk është e lëvdueshme as për ata, të tregojnë vetëm muskujt, por edhe të tregojnë sado pak respekt!

You Might Also Like

Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!

Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!

Letër e hapur dhe kërkesë kombëtare

Kuvendi i Burrecave

Kuvendi peng i kalkulimeve politike!

TAGGED: #Gani Qarri
Kosova Times September 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vizitën e Kurtit ne Sarajevë, Dodik e konsideron “provokim i hapur dhe fyerje për serbët”

Kosova Times Kosova Times December 5, 2024
Nga pragu i KiE-së në pasiguri…
Memli Krasniqi refuzon ftesën e presidentes Osmani për takim
Jugu i Turqisë goditet nga tërmeti 5.2 shkallësh
Arrestohen dy të dyshuar për dëmtim të varrezave në Prizren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?