By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vogëlsia e një “supermeni” politik na i largoj miqtë perëndimorë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vogëlsia e një “supermeni” politik na i largoj miqtë perëndimorë!
Opinion

Vogëlsia e një “supermeni” politik na i largoj miqtë perëndimorë!

Kosova Times
Last updated: 2024/09/27 at 10:37 AM
Kosova Times Published September 27, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Fakti se serbët janë një faktor më i madh sesa shqiptarët, i ka bërë ata të jenë më të ledhatuarit e bashkësisë ndërkombëtare. Por, shqiptarët nuk ishin dje, nuk janë as sot dhe nuk do të jenë as nesër faktor me ndikim në politiken e jashtme, e aq me pak ne politiken globale për shkak të ndarjeve dhe përçarjeve të brendshme.

Fati në mos nënshkrimin e Millosheviçit

Kjo është njëra nga arsyet pse ka munguar përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në fazat kyçe dhe vendimtare për fatin e shqiptarëve. Si pasojë e kësaj, përfunduam me pasoja katastrofale, me ndarje dhe tkurrje territoresh gati në zhbërje fizike të qenies sonë kombëtare.

I vetmi rast kur jemi mbështetur dhe mbrojtur nga bota demokratike ishte rasti pas takimit të Rambujesë, për fatin tonë, të mos nënshkrimit të marrëveshjes historike nga ana e Millosheviqit, me ç’rast u ndëshkua Serbia me intervenimin ushtarak të Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s.

Megjithatë, ky intervenim nuk e prodhojë një zgjidhje afatgjatë dhe të përhershme mes serbëve dhe shqiptarëve.

Askush nuk na ka faj ne shqiptarëve që nuk po mund të faktorizohemi si komb i vjetër në Ballkan. Kjo për shkak se nuk po dimë t’i mbajmë afër vetes miqtë tonë perëndimor!

Mesazhi tronditës për shqiptarët

Mesazhi i Hovenier “nuk duhesh të urinosh para derës së klubit ku dëshiron të hysh” i aluduar ndaj Albin Kurtit, është mesazhi më i keq dhe më shqetësues për Kosovën në këtë fazë të marrëdhënieve të tendosura Kosovë-BE dhe Kosovë-ShBA!

Mungesa e kohezionit politik dhe ndarjet fatkeqe politike dhe fetare na janë kthyer në sindromë kancerogjene, e cila po na kthen pas në hapat e parë të ekzistencës si një komb jetim, pa përkrahje dhe pa përkujdesje të duhur politike.

E gjithë kjo si pasojë e kryeneçësisë alla shqiptarçe të liderëve shtetëror, të egove dhe inateve personale, që mundohemi të hamë për së gjalli njëri-tjetrin për pak pushtet në gjysmë shtet.

Paaftësia dhe kryeneçësia e kryeministrit Albin Kurti, i cili sillet si “supermen” i filmave të vizatuar para superfuqisë politike dhe ushtarake në botë, duke u thënë atyre, po citoj: “Ne jemi shtet i pavarur dhe vendimet i marrim vet”!

Një përgjigje të tillë ndaj ShBA-ve dhe NATO-s nuk është në gjendje ta thotë sot asnjë nga shtetet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Italinë, vendin nga i cili u ngritën aeroplanët bombardues të NATO-s 25 vite më parë për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Qasja e gabuar e Qeverisë së Kosovës

‘Qeveria e Kosovës’ me vogëlsinë e saj po mundohet ta ndryshojë rendin botëror, duke ju rekomanduar fuqive të mëdha se çfarë duhet të bëjnë e çfarë jo në Ballkan, e ndaj Kosovës në veçanti!

Kjo qasje e gabuar ndaj miqve po na kthehet bumerang me padrejtësi, ku po tentohet që të pengohemi për anëtarësim në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare (me kërkesën e Serbisë), siç ishte rasti i pengimit të Kosovës për anëtarësim në KIE në raundin e fundit të votimit në Parlamentin e Këshillit Evropian!

Ju ka dalë “boja” premtimeve dhe zotimeve të BE-së për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane, duke i ndrydhur me këtë rast shqiptarët e pafajshëm, por të papërfillshëm me ndikimin e tyre në politikat evropiane!

E gjithë kjo për shkak të parcializimit të politikave shtetërore dhe ndarjeve të brendshme partiake dhe fetare, të cilat po përdoren si alibi nga zyrtarët burokrat të Bashkimit Evropian, për t’na ndëshkuar njëjtë sikurse ata (serbët dhe të tjerët) që nuk e duan integrimin në BE para raporteve të shkëlqyera me Rusinë dhe Kinën, si dhe raporteve të mira që kanë me vendet islamike të botës aziatike.

E gjithë kjo po na vjen shkaku i ndarjeve të brendshme për pushtet në gjysmë shtet dhe për sundim të vetvetes duke i shpërblyer me territore shqiptare fqinjët, armiqtë tonë shekullor, të cilëve nuk po u mjafton gjaku, po e duan edhe tokën tonë!

Vërtetë është koha për zgjim kombëtar, për t’ia bërë të qartë BE-së dhe ShBA-së, se ne shqiptarët kemi sakrifikuar mjaftë, madje edhe tepër për t’i gëzuar të drejtat tona siç i kanë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Jemi të vetmit ne shqiptarët që ende torturohemi padrejtësisht nëpër pikat kufitare të shteteve fqinjë, sikur ne të vinim nga një “botë e tretë”!

You Might Also Like

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kur politila e loparëve ulet në tavolinën e dialogut për shtetformim, dihet se çfarë e gjen Dardaninë

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Mërgimi dhe Identiteti kombëtar

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times September 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

GjND urdhëron Izraelin që “menjëherë të ndalë” ofensivën në Rafah

Kosova Times Kosova Times May 24, 2024
Në Shqipëri më pak bebe se gjatë LDB-së: 1.2 lindje për grua
Tenton kalimin e kufirit me dokumente të falsifikuara, arrestohet francezi
Mbi 90% shkalla e vaksinimit: Kosova pa raste të fruthit
Amerika i thotë lamtumirë Jimmy Carter. Ceremonitë do të zgjasin gjashtë ditë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?