By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haziri: Kurti dhe ministrat po na vjedhin dritën, bukën e kripën – Era shtet kundërmon hajni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haziri: Kurti dhe ministrat po na vjedhin dritën, bukën e kripën – Era shtet kundërmon hajni
Lajme

Haziri: Kurti dhe ministrat po na vjedhin dritën, bukën e kripën – Era shtet kundërmon hajni

Kosova Times
Last updated: 2024/09/28 at 8:41 PM
Kosova Times Published September 28, 2024
Share
SHARE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen e qeverisjes së Kosovës nën drejtimin e Albin Kurtit, duke e akuzuar atë dhe kabinetin e tij për keqmenaxhim dhe përçmim ndaj interesave shtetërore. Sipas Hazirit, qeveria ka dështuar jo vetëm në politikën e brendshme, por edhe në diplomacinë ndërkombëtare, duke lejuar Serbinë të vazhdojë fushatën e saj për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Ai përmendi në veçanti moszbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit, e cila ndalonte Serbinë nga lobimi për tërheqjen e njohjeve, duke theksuar se kjo marrëveshje u zëvendësua me një tjetër të diskutueshme, atë të Ohrit, mes Kurtit dhe Vuçiqit.

“Qeveria Kurti nuk e zbatoi Marrëveshjen e Washingtonit, por solli Marrëveshjen e Ohrit. Tani s’ka nevojë të parandalohet Serbia, sepse punën e saj po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij,” tha Haziri.

Ai shprehu zemërim për mënyrën se si qeveria po menaxhon rezervat shtetërore dhe burimet ekonomike të vendit, duke i cilësuar veprimet e fundit si vjedhje të hapur ndaj qytetarëve.

Haziri veçoi rastin e shitjes së energjisë përmes kompanisë serbe GEN dhe akuzat për tentativën e vjedhjes së pasurisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Dritën, bukën e kripën po na e vjedhin,” tha Haziri, duke akuzuar qeverinë për manipulim të popullit dhe për mashtrime të bëra gjatë fushatës elektorale.

Sipas tij, premtimi i qeverisë se do të sillte “erën e shtetit” është shndërruar në një erë hajnie dhe korrupsioni, që po e çon vendin drejt izolimit dhe falimentimit.

“Ata që e kundërshtuan dhe s’e deshën Republikën e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin drejt falimentimit,” përfundoi Haziri, duke paralajmëruar se këto dështime do t’i kushtojnë shtrenjtë Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në ekonominë e brendshme. /Kosovatimes/

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

TAGGED: #Lutfi Haziri, #Qeveria e Kosovës
Kosova Times September 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Akisoni i ukrainasve: Fshinën nga faqja e dheut një autokolonë ruse plot me armë (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times July 16, 2023
Rusët të trazuar nga lajmet për zmbrapsjen e ushtrisë në Ukrainë
Policia shqiptoi 1260 gjoba trafiku për 24 orë
Zelensky: Ftesa për NATO do të ishte ideale
Yamal shkruan historinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?