By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Osmani viziton institucionet e sigurisë në fundvit, shpreh mirënjohje
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Afganistan, pavarësisht kufizimeve studentët ndjekin pasionin për gazetarinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Afganistan, pavarësisht kufizimeve studentët ndjekin pasionin për gazetarinë
Rajon / Botë

Afganistan, pavarësisht kufizimeve studentët ndjekin pasionin për gazetarinë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/29 at 10:53 PM
Kosova Times Published September 29, 2024
Share
SHARE

Nën qeverisjen e talibanëve, mediat në Afganistan janë ndër më të kufizuarat në botë, por një brez i ri gazetarësh vazhdojnë të kenë dëshirën për të mësuar mbi gazetarinë. Edhe gratë, të cilave u ndalohet shkollimi në universitetet e vendit, po gjejnë mënyra për të studiuar. Shërbimi afgan i Zërit të Amerikës sjell historinë e tyre.

Në këtë klasë në Kabul, një brez i ri gazetarësh po mësojnë mbi median.

Por studentët në Qendrën Arsimore “Wesal” po e nisin karrierën e tyre në një kohë të vështirë për industrinë mediatike. Ata thonë se kufizimet nga qeveria talebane e vendit ua vështirësojnë ndjekjen e pasionit të tyre, të bëjnë karrierë në gazetari.

Ata gjithashtu duan të kenë përvojë pune në redaksitë e mbetura në vend.

“Ka kufizime në media. Ne duam që këto kufizime të hiqen. Së dyti, kërkojmë nga organizatat mediatike që të na ofrojnë mundësi për të punuar, për të njohur punën në studio”.

Kaftan Otmanzai dhe studentë të tjerë bashkë me të po fillojnë të merren me gazetari në kushte të vështira.

Që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, ndaj mediave është shtuar censura dhe po ashtu ato janë përballur me vështirësi ekonomike.

Dikur një skenë e gjallë mediatike, Afganistani tani renditet në vendin e tretë për gjendjen më të keqe të lirisë së shtypit, duke u radhitur pak më poshtë Koresë së Veriut dhe Iranit, sipas organizatës Reporterët pa Kufij.

Megjithatë, pedagogët në Qendrën Arsimore “Wesal” thonë se studentët e tyre vazhdojnë ta duan gazetarinë.

“Ata shpresojnë se një ditë do të jenë në gjendje të punojnë në media. Kufizimet dhe problemet nuk do të jenë përgjithmonë.”

Qendra “Wesal” ka disa studentë, por asnjë nuk është grua.

Talibanët i ndaluan gratë të arsimohen pas shkollës fillore dhe dhjetëra gazetare nuk mund të punojnë më në media. Ato që e bëjnë këtë, duhet të shfaqen plotësisht të mbuluara në ekran.

Rahima Naime është ish-lektore gazetarie në Universitetin Rana në Kabul. Ajo thotë se gazetaria ishte një fushë e njohur studimi përpara se talebanët të rimerrnin pushtetin.

“Ka pasur shumë gra me arsim të lartë, veçanërisht në gazetari. Kishte shumë studente që ëndërronin të diplomoheshin dhe të bëheshin pjesë e medias”.

Gratë në Afganistan vazhdojnë të ndjekin kurse gazetarie përmes internetit, që pedagogia Naime dhe disa organizata i ofrojnë, nga jashtë kufijve të Afganistanit.

Por pavarësisht nga trajnimi, ka pak vende pune. Dhjetëra media janë mbyllur që nga marrja e pushtetit nga talibanët.

“Për fat të keq, mediat nuk mund të krijojnë më vende pune për shkak të problemeve ekonomike. Personeli i tyre është pakësuar. Një zgjidhje mund të jetë që komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë financiarisht mediat që të mund të punësojnë këta të rinj të arsimuar dhe që e duan gazetarinë”.

Ndërsa media në vend përballet me një mjedis të vështirë, brezi i ardhshëm i gazetarëve po mëson aftësitë që i nevojitet me shpresën se kufizimet do të lehtësohen.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

TAGGED: #Afganistan, #Gazetari, #Studentët
Kosova Times September 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Kosova Times Kosova Times October 11, 2025
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e aktivizuar kur u rrëzua avioni
Danas: Si u shpall pavarësia e Kosovës në vitin 2008 dhe çfarë thanë atëherë Koshtunica, Vuçiq dhe Tadiq?
Arrestohet gruaja që përhapi së pari gënjeshtrat që shkaktuan trazirat
Maloku: ‘Darka e punës’ e kryeministrit Kurti, në një kohë të pakohë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?