By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajrami sfidon Zyben: Ku janë Faktet? – Përfitimet dhe akuzat e korruptimit në fokus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bajrami sfidon Zyben: Ku janë Faktet? – Përfitimet dhe akuzat e korruptimit në fokus
Lajme

Bajrami sfidon Zyben: Ku janë Faktet? – Përfitimet dhe akuzat e korruptimit në fokus

Kosova Times
Last updated: 2024/09/29 at 6:05 PM
Kosova Times Published September 29, 2024
Share
SHARE

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të fundit nga deputeti i VV-së, Salih Zyba, duke kërkuar publikisht që ai të paraqesë faktet për akuzat e korrupsionit dhe përfitimeve të jashtëligjshme.

Në një postim të gjatë, Bajrami e ka sfiduar Zyba-n të publikojë emrat dhe transaksionet, duke përmendur rastin e transaksioneve të publikuara nga mediat për Martin Berishajn si shembull i transparencës së kërkuar.

“Ku janë faktet, Salih? Kush po përfiton dhe prej kujt po përfiton?” ka pyetur Bajrami, duke theksuar se gjatë mandatit të saj në tri ministri të ndryshme, përfshirë Ministrinë e Financave, të Arsimit dhe të Tregtisë, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë zyrtar që të ketë deklaruar se ajo ka shkelur ligjin.

Ajo përmendi se në këto ministri aktualisht janë punësuar mijëra njerëz dhe se akuzat që po i bëhen janë të pabaza dhe të motivuara politikisht.

Bajrami akuzoi qeverinë aktuale për përpjekje për të mbuluar korrupsionin e tyre me shpifje dhe propagandë, duke shtuar se, pavarësisht tri viteve e gjysmë hetimesh, nuk është gjetur asgjë kundër saj.

“Turp të keni,” tha Bajrami duke e quajtur këtë një përpjekje të ulët për të mbajtur larg vëmendjen nga dështimet e qeverisë.

Ajo paralajmëroi se drejtësia do të marrë masa kundër atyre që kanë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme.

“Nëse kemi vetëm tre prokurorë që ia duan të mirën këtij vendi, ju do të përfundoni në burg një nga një,” tha ajo, duke përmendur shprehjen se “drejtësia vonon, por nuk harron.”

Bajrami gjithashtu citoi një thënie të Zyba-së nga viti 2019, “hajnat në burg”, duke e përmbysur atë si një paralajmërim që do të prekë ata që sot janë në pushtet.

Kjo përplasje e fundit mes Bajramit dhe Zybës pritet të nxisë debat edhe më të ashpër në skenën politike, me të dy palët që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie për akuzat e korrupsionit dhe përfitimeve të dyshimta. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë

IHMK: Nga e enjtja priten reshje bore dhe ngrica në gjithë Kosovën

Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen nga afër

PDK kërkon reagim të koordinuar të nivelit lokal e qendror për vërshimet

Haradinaj apelon për veprime urgjente pas përmbytjeve në Kosovë

TAGGED: #Hykmete Bajrami, #Salih Zyba
Kosova Times September 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bogujevci: Shtyhet avancimi i statusit të Kosovës, keqardhje për Bërnabiq

Kosova Times Kosova Times March 5, 2025
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht
Kanali më i njohur rus: Vuçiq është tradhtar dhe punon kundër Rusisë!
Kurti dhe Vitia vizituan Klinikën e Gjinekologjisë
Kapet me drogë e eksploziv, kishte qëllim ta trafikonte në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?