By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dizajneri i lindur në epokën sovjetike që krijon super-vetura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Dizajneri i lindur në epokën sovjetike që krijon super-vetura
Teknologji

Dizajneri i lindur në epokën sovjetike që krijon super-vetura

Kosova Times
Last updated: 2024/09/29 at 9:42 PM
Kosova Times Published September 29, 2024
Share
SHARE

Kur dizajneri i famshëm i veturave, Sasha Selipanov, zbuloi hiper-veturën e tij, Nilu27, në gusht, disa gazetarë e pyetën për emrin.

Nilu është bashkim i emrave të dy vajzave të tij, Nica dhe Lucia, ndërkaq numri 27 është referencë për diçka që ai pa si fëmijë në Tbilisi.

Dimrin e vitit 1991, Gjeorgjia, që rishtazi ishte pavarësuar, ishte përfshirë në një luftë civile dhe Selipanov, që atëbotë ishte 7-vjeçar, kishte parë nga afër luftimet.

Persona të armatosur në Tbilisi në 1991 duke kaluar pranë vendit ku Shasha Selipanov kishte jetuar kur ishte fëmijë.
Persona të armatosur në Tbilisi në 1991 duke kaluar pranë vendit ku Shasha Selipanov kishte jetuar kur ishte fëmijë.

“Më kujtohet shumë mirë ajo kohë”, tha Selipanov, duke thënë se ai dhe familja e tij ishin strehuar në banesën e tyre në qendër të Tbilisit. “Kishte të shtëna me armë gjithandej, dhe [militantët] dogjën disa ndërtesa në lagje, ndër to edhe ëmbëltorja ime e preferuar u bë shkrumb e hi”.

Kur luftimet u bënë më intensive, gjyshi i Selipanovit shkoi në banesën e tyre. “Ai i tha babait tim se duhet t’i mbledhim gjërat dhe të ikim”. Teksa familja e tij me nxitim u largua nga qendra e qytetit me veturë, Selipanov tregoi se “mund të shihnim plumbat që fluturonin”.

Në banesën e gjyshërve të tij në pjesën veriore të Tbilisit, zonë relativisht e sigurt, ai nisi të eksploronte shtëpinë e tij të re dhe zbuloi një revistë të vjetër për vetura. Ai e shfletoi atë, derisa u ndal kur e pa një fotografi. Ishte një veturë garash – një Ferrari i kuq, që kishte numrin 27 të vendosur në pjesën e përparme.

Për Selipanovin, dashuria për avionët luftarakë sovjetikë u zhduk pasi e pa luftën nga afër. “Isha i mërzitur me gjithçka dhe çdo gjë dhe definitivisht nuk isha i lumtur kur e pash ushtrinë në aksion”, tha ai. Ferrari përfaqësonte diçka ndryshe.

Ferrari 126C3, vetura që Selipanov pa në fotografi më 1991.
Ferrari 126C3, vetura që Selipanov pa në fotografi më 1991.

Vetura e garave kishte një pamje agresive, sikurse e avionëve luftarakë sovjetikë, Mig-29 dhe Su-27, që Selipanovi i donte fort, por vetura nuk kishte për “qëllim vrasjen e civilëve të pafajshëm”, tha ai. “Mendova se ajo fotografi ishte e jashtëzakonshme”. Nga ai moment, Selipanov u obsesionua me veturat, por në Gjeorgjinë e asaj kohe, vetura më e mirë nëpër rrugë ishte Lada Niva, e prodhimit sovjetik.

Pasi familja e tij u zhvendos në Rusi në fillim të viteve ’90, prindërit e Selipanovit nisën një biznes të importit të ushqimeve, duke shitur ushqime të paketuara të detit. Familja kurseu mjaftueshëm sa ta dërgonte Selipanovin në Shtetet e Bashkuara më 2001, ku ai studioi në shkollën e dizajnit, ArtCenter në Kaliforni.

Pasi u diplomua, Selipanovi u punësua në Grupin Volkswagen në Gjermani, ku ai i përmirësoi aftësitë e tij, por u bë gjithnjë e më i frustruar me kufizimet e vendosura nga korporata sa i përket dizajnit.

Më pas, i priu fati.

Skica e realizuar nga Sasha Selipanov e pamjes së jashtme të një Lamborghini.
Skica e realizuar nga Sasha Selipanov e pamjes së jashtme të një Lamborghini.

Lamborghini pyeti nëse ekipi i dizajnit i Volkswagenit në Gjermani mund të krijonte dizajnin e interierit për super-veturën e tij të re. Pasi e luti shefin e tij që t’ia lejonte të paraqiste një dizajn, por për eksterierin e makinës, Selipanovit më në fund iu dha leje. Kur kreu i Volkswagenit e hapi dosjen e skicat e dizajnit, “ai e hapi nga ana e gabuar”.

Dizajni i Selipanovit ishte i një Lamborghini që dukej se “dëshiron t’ua djeg fshatin”. Kjo ishte skica e parë që shefi pa dhe i pëlqeu.

Selipanov u dërgua në selinë e Lamborghinit në Sant Agata të Italisë, për t’iu bashkuar ekipit italian për punën në veturën që do të njihej më pas si Huracan.

Në paraqitjen e fundit mediatike, në një podkast, Selipanov u emocionua teksa tregoi kur kishte shkuar në qytetin verior italian si një dizajner i paguar pak. “E vetmja gjë që mund të përballoja të blija ishte një tas me mocarella dhe një pako të vogël me verë të kuqe”. Kur ishte ulur në trotuar duke ngrënë, ai kujtoi se “teksa e prekja tokën, thosha me vete ja dola, jam në Mekë, më të mirët kanë ecur në këto rrugë”.

Një veturë Lamborghini Huracan, i fotografuar në rrugët e Kievit.
Një veturë Lamborghini Huracan, i fotografuar në rrugët e Kievit.

Në ditët e para të qëndrimit në Itali, ky dizajner i ri e i panjohur, të cilin askush nga ekipi i Lamborghinit nuk e kishte kërkuar, duroi “diskutime të ashpra, me grushte që përplaseshin në tavolinë”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Por, gjeorgjiani tha se ai dhe ekipi i Lamborghinit shpejt u shoqëruan dhe i bashkoi dashuria e tyre për picat dhe pijet, por edhe për kulturën italiane. “Në njëfarë mënyre, ata ma kujtonin se isha gjeorgjian. Thjesht, ishin shumë njerëz të mirë”.

Shumica e skicës origjinale të Selipanovit u përdor për veturën Huracan dhe kjo veturë ishte shumë e popullarizuar, duke u shitur dhjetëra mijëra të tilla.

Bugatti Chiron, që u lansua më 2016, pasi Selipanov u bë udhëheqës i ekipit të dizajnit.
Bugatti Chiron, që u lansua më 2016, pasi Selipanov u bë udhëheqës i ekipit të dizajnit.

Selipanov më pas u emërua udhëheqës i ekipit të dizajnit të jashtëm për hiper-veturat e kompanisë franceze, Bugatti. Pasi më 2016 doli modeli i veturës Bugatti Chiron, Selipanovi skaliti emrin e tij në panteonin e dizajneve më të mira.

Vetura Chiron që dizajnoi Selipanovi është përshkruar si “vetura e fundit. Pikë”. Të gjithë 500 Bugatti Chiron që u prodhuan, që kushtojnë secila nga mbi 3 milionë dollarë, janë shitur që kur kjo veturë u lansua. Një video, që shfaq Chironin duke thyer rekordin e shpejtësisë në botë, është shikuar pothuajse 100 milionë herë.

Një veturë Bugatti Chiron.
Një veturë Bugatti Chiron.

Selipanovi u ngrit edhe më shumë në karrierë më 2019, kur u emërua udhëheqës i dizajnit në prodhues suedeze të hiper-veturave, Koenigsegg.

Pas një karriere kaq brilante, e ardhmja e Selipanovit mund të ishte një rrugë e lehtë, duke dizajnuar hiper-vetura për kompani të mëdha që kanë buxhet të madh. Por, ai zgjodhi një rrugë më të rrezikshme. Më 2023, Selipanovi dhe gruaja e tij, Inna, lansuan studion e tyre për dizajnin e makinave, Hardline27. Më pas, çifti prezantuan Nilu27.

Nilu27.
Nilu27.

Nilu ka bërë bujë në media për estetikën praktike, pasi nuk janë përdorur shumë dizajnet e kompjuterizuara që përdoren në shumë super-vetura. Nilu shitet për 3.7 milionë dollarë për 15 veturat e para, një çmim që sugjeron se Salipanovi mund të ketë përdorur të gjitha mjetet që ka për ta futur në treg hiper-makinën e tij.

Sasha Selipanov (në anën e djathtë të fotografisë) duke prezantuar veturën e tij, Nilu27.
Sasha Selipanov (në anën e djathtë të fotografisë) duke prezantuar veturën e tij, Nilu27.

I pyetur pse përdori të gjitha kursimet dhe orët e panumërta në një projekt kaq ambicioz, 41-vjeçari tha se për prindërit e tij, që ia kanë rrënjosur “një ndjenjë pothuajse morbide” të vlerës së çdo momenti kur ai po rritej në Gjeorgjinë sovjetike. Si Sasha, ashtu edhe vëllai i tij, Dmitry, një kompozitor i suksesshëm, u mësuan se “koha është e kufizuar dhe nëse dëshironi të arrini diçka, nuk duhet të lini që dita të kalojë pa vendosur një synim për veten tuaj dhe të arrini diçka kuptimplotë po atë ditë”.

Një ditë e humbur, tha Selipanovi, “është krimi më i madh që mund të bëni ndaj vetes”.

You Might Also Like

Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur

Google Maps ka një opsion që shoferët e kanë pritur prej vitesh

Profesionet që do të “zhduken” në pesë vitet e ardhshme

Trazira të mëdha në Apple: Personeli kyç po largohet, presioni po rritet për shkak të inteligjencës artificiale

Drejtori i Xiaomi pretendon: Robotët humanoide do të marrin përsipër vendet e punës në fabrika brenda pesë viteve

TAGGED: #Sasha Selipanov, Krijues veturash
Kosova Times September 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vrasësi nga Zagrebi në spital: Me qetësi të frikshme fliste për krimet, fëmijët nuk i përmendi

Kosova Times Kosova Times December 20, 2024
Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni
Presidentja, kryeministri dhe liderët e partive reagojnë pas vrasjes së shtatzënës
Valë e re sulmesh godet Ukrainën
Moti sot me diell dhe vranësira të pakta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?