By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Java lindore e Vuçiqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Java lindore e Vuçiqit
Opinion

Java lindore e Vuçiqit

Kosova Times
Last updated: 2024/09/29 at 8:12 PM
Kosova Times Published September 29, 2024
Share
SHARE

Koment i Kosovatimes

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq mbajti një fjalim të zjarrtë në OKB për familjen e tij politike, sa që pushtuan ballinat e mediave me vlerësimet e vartësve të tij. Jam i sigurt se të gjithë shkuan në ndonjë pijetore për të vazhduar të komentojnë atë fjalim  patriotik të zhytër në nacionalizëm. Për koincidencë Vuçiq mbajti fjalimin pikërisht në përvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku diplomatë perëndimor adresuan kërkesat për daljen para drejtësisë së njeriut të tij, Radojçiq si organizatorë i atij sulmi. Edhe Presidenti rusë Putin në Kremlin duket qenë i kënaqur me rolin e tij, që kishte marrë Vuçiq, duke goditur rivalët perëndimor, teksa në Ukrainë u dyfishuan sulmet.

Medieve ruse u ka pëlqyer deklarata e Vuciq për Ukrainë dhe skenarin e dy Koreve, të cilën e transmetuan në të gjitha rrjetet. Ai konsideron se lufta në Ukrainë me siguri do të përfundojë sipas skenarit të Koresë, pasi konflikti do të zgjasë dhjetë vite. Sa për kujtim fjala ndarje, është pjesë e pandashme e retorikës së Vuciqit

Fjalimi i tij, i la shije të mirë ambasadorit rusë Aleksandër Bocan Harcenko ku shprehu mendimin e tij personal se fjalimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq në OKB ishte “i guximshëm, i ashpër dhe konsistent” dhe se ai dallohej nga “pozicioni i përbashkët perëndimor”. Ambasadori rus nuk foli për  parashikimin e skenarit të dy Koreve për Ukrainë, por tha se Rusia mbetet me Beogradin për çështjen e Kosovës dhe se një nga pikat e krizës në rajon që sipas tij është Republika Srpska, do ta mbrojë Marrëveshjen e Dejtonit. Duket se edhe fjalimi i Vuciq eshtë bërë në një frekuencë me Moskën, ku zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zaharova  paraprakisht i kishte dhënë mbështetje iniciativës së tij për Kosovë. Ndonëse pa ndonjë sqarim të thuktë të kësaj iniciative, Zaharova tha se “mirëpresim synimin për të riparaqitur një kërkesë për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ”.

Për Moskën dy gjëra duhet të  jenë në pritje në agjendën e Beogradit, përfundimi i luftës në Ukrinë dhe zgjedhja e presidentit amerikan. Ndonëse në dukje udhëheqja e Serbisë zbaton lojën specifike të të politikës së jashtme për të balancuar interesat, ndaj treshes kryesore gjeopolitike globale – SHBA-Kinë-Rusi, megjithatë vetë mirënjohjet e ndara në Njujork për vendet që nuk e kanë mbështetur Rezolutën për Srebrenicë tregon të kundërtën. Kryesisht bëhet fjalë për vende që nuk e kanë dënuar sulmet ruse në Ukrainë.  Një argument tjetër është që Serbia nuk pritet të emërojë ambasador në Uashington deri në përfundim të procesit zgjedhor në Amerikë, theksonte javë më parë TV N1. Kështu sipas këtij TV, ministri Marko Gjuriq ua ka bërë të ditur dje diplomatëve serbë në Uashington. Deklarata e Aleksandër Vuçiqit në konferencën e Forumit Glbosec në Pragë, më 31 gusht, se ai nuk kishte folur me Putinin për “të paktën dy vjet e gjysmë” më tepër po e përdorë për konsum të jashtëm diplomatik se atë të brendshëm. Një kërkim i thjeshtë në internet mund të gjejë lajme nga maji 2022 se ai foli me Putinin në lidhje me marrëveshjen e gazit, ndërsa në tetor 2023 ai “foli shkurt” me Putinin në Pekin. Ndërsa Marko Gjuriq ishte duke u përgatitur për të nënshkruar një marrëveshje strategjike me Amerikën për energjinë, zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin, i cili është në listën e sanksioneve të SHBA-së, i tha Amerikës se “do të ishte më mirë të përmbahej nga përpjekjet për të sunduar Serbinë”. Duhet rikujtuar se Serbia ka marrëveshje të tilla me Rusinë dhe Kinën – me të cilat shkoi një hap më tej dhe nënshkroi një marrëveshje për një partneritet strategjik gjithëpërfshirës”. Vetë pozita e Aleksandër Vulin dhe takimi i tij i fundit me presidentin rus Vladimir Putin në Vladivostok, si dhe vizita e fundit e Zëvendëskryeministrit Ivica Daçiq në Kinë, u interpretuan si pengesë për rrugëtimin evropian të Serbisë dhe  “intensifikimin e bashkëpunimit me vendet perëndimore”.

Kohë më parë Nezavisimaya Gazeta paragjykonte një skenar të zymtë të zhvillimeve në ShBA që për të do të ishte e mirëseardhur. Kështu sipas gazetës ruse se në rast të fitores së Harris, Trump dhe mbështetësit e tij të pretendojnë se zgjedhjet janë vjedhur do të organizojnë protesta dhe trazira, shumë më serioze se në janar 2021. Gazeta beson se një ndarje kaq e mprehtë në shoqërinë amerikane do të ishte në favor të Moskës. Sa më shumë që SHBA të zhytet në probleme dhe trazira të brendshme, aq më pak forcë dhe burime do të mbeten në Shtëpinë e Bardhë për t’u përballur me Rusinë. Vuçiq në këto lojëra ka gjetur një hapësirë të mirë manovrimi, aq më tepër kur jo të gjitha vendet perëndimore insistojnë që ajo të vendos sanksione ndaj Rusisë. Ndryshe nga Gjermania, Parisi nuk insiston shumë që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe është akoma më pak e prirur ta fajësojë Serbinë për gjithçka që ndodh në rrugën Beograd-Prishtinë.  Kjo i mundësoi Vuçiqit të shmangte njohjen pa mëdyshje të Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i këmbënguljes amerikano-evropiane për njohjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe indirekt të Kosovës. Deri atëherë Serbia do të vazhdojë me paradat ushtarake duke i kërcënuar tërthorazi vendet e rajonit, madje edhe me fillimin e shërbimit të detyruar ushtarak i cili ishte pezulluar në vitin 2011 por që u shfaq tani. Udhëheqja serbe vazhdon përgatitet mediatike, politike dhe psikologjike duke paralajmëruar se së shpejti do të dërgojmë kërkesë për kthimin e njësive serbe në Kosovë. “Do të presim momentin më të mirë deri në fund të vitit dhe të shohim se me cilin arsyetim ta bëjmë, kishte thënë Vuciq më 14 shtator. Pse Vuçiq e ka ndërmend deri në fund të viti e jo tani. A është, pse Moska  udhëzon që me KFOR të mos ketë raporte apo pret ndryshim të rrethanave të reja, mbetet për të parë se çfarë lëvizjet të re Vuciq do të ndërmerre pas një pauze që nga akti terrorist i Radojçiqit i cili vazhdon ta shijojë lirinë.

You Might Also Like

Apel i hapur për vetëdijesim politik dhe përgjegjësi kombëtare

Krimba zorrësh në organizmin politikë të Kosovës

Ka ikur koha e tranzicionit politik!

Populli i Dardanisë nuk mashtrohet

Dorëshkrimi i parë serb për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun më 1778

Kosova Times September 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Mirëdita, dobar dan” sjell në Kosovë një anë tjetër të Serbisë

Kosova Times Kosova Times May 4, 2023
Vuçiq me Profirin dhe Dodikun për rezolutën për Srebrenicën: Pa forcën tuaj nuk do të mund të luftonim
Bajra: Fondi Sovran do t’i hapë rrugë zhvillimeve kapitale në Kosovë
Milani përforcon vendin e dytë
Publikohen pamje të frikshme, gjithçka tregon diçka rrëqethëse (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?