By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin
January 29, 2026
Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në
January 29, 2026
Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle
January 29, 2026
Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan
January 29, 2026
Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë e përfaqësues të shoqatave dhe organizatave shqiptare në New Jersey
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë e përfaqësues të shoqatave dhe organizatave shqiptare në New Jersey
Lajme

Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë e përfaqësues të shoqatave dhe organizatave shqiptare në New Jersey

Kosova Times
Last updated: 2024/09/29 at 11:31 PM
Kosova Times Published September 29, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka, vazhduan takimet me pjesëtarë të mërgatës sonë dhe përfaqësues të shoqatave dhe organizatave shqiptare që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot u mirëpritën në New Jersey, në një organizim të Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”, me kryetar, Sinan Alimi. Në mesin e të pranishmëve ishte ambasadori dhe miku i popullit tonë, William Walker.

Bashkëbisedimin me ta kryeministri e filloi duke shprehur falënderimin e tij për pritjen e ngrohtë dhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm dhe rolin e rëndësishëm që luajnë edhe sot.

Ai me ta ndau më të rejat e zhvillimeve në vend, detaje nga takimet në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe rezultatet nga qeverisja më shumë se 3 vjet e gjysmë. Kryeministri renditi sundimin e ligjit, besimin në institucione, reformat ekonomike, qeverisjen e mirë dhe progresin demokratik si karakteristika që e kanë përshkruar Qeverinë e Republikës së Kosovës në vitet e fundit, përkundër sfidave globale.

Veçoi mbështetjen për gratë dhe vajzat, si në edukim ashtu edhe në punësim dhe rritje të bizneseve të tyre, duke shtuar rëndësinë e fuqizimit të grave brenda shoqërisë, ndërsa potencoi se është rritur buxheti i shtetit dhe është investuar në fushat e sektorët kyç si mbrojtje, arsim, edukim, shëndetësi, bujqësi e energji.

Ai i njoftoi edhe me politikat e qeverisë për diasporën, me qëllim përfshirjen sa më të madhe të saj në zhvillimin social dhe ekonomik. Ndër to u theksua Dritarja për Investime të Diasporës, përmes së cilës synohet t’i garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë.

Me këtë rast ai u bëri ftesë atyre që të shohin mundësitë që ofron Kosova për investime dhe t’i shohin si mundësi për ta dhe për partnerët e tyre biznesor.

“Nëse para tri dekadave, juve të dashur bashkatdhetarë ju kemi thënë sakrifikoni për të kontribuuar, tash ju themi investoni për të fituar”, ju tha ai të pranishmëve.

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “STRUGA” lindi si nevojë e komunitetit shqiptar, kryesisht nga Struga në New Jersey, të cilët e themeluan më 1977 me emrin “Fondi i Përbashkët Shqiptar”.

Ky fond kishte për qëllim organizimin e jetës në bazë të kulturës dhe të traditave duke ndihmuar, anëtarët për nevojat e ndryshme të jetës në diasporë. Aktivitete të shumta me interes kombëtar janë zhvilluar përmes kësaj organizate. Mbështetja e organizimeve politike në fillim në vitet e ’90-ta në Maqedoni dhe Kosovë, ishin ndër aktivitetet e para, gjatë luftës në Kosovë organizata arriti kulminacionin e saj të organizimit ku pothuajse çdo anëtar i kësaj qendre luajti rolin e vet në interes të kësaj çështjeje. Kjo Qendër atë kohë në lokacionin e saj në Paterson pati privilegjin të grumbullojë anëtarët e Batalionit të Atlantikut që nga aty u drejtuan drejt fronteve të luftës në Kosovë.

Pas luftës në Kosovë dhe në Maqedoni, me zgjerimin e veprimtarisë dhe aktiviteteve të organizatës emri u ndryshua në “Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane”, pasi numri i anëtarësisë u shtua, u themelua Shoqëria Kulturore Artistike, u zgjerua shkolla shqipe që aktualisht numëron 120 nxënës të regjistruar për mësim të Gjuhës dhe Historisë), dhe në kuadër të organizatës vepron edhe klubi i futbollit “Vllaznimi”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Komuna e Prishtinës mbështet “Pastrimin”, nis largimi i mbeturinave

Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 mijë raste

Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash

Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizjen e mallrave

Arrestohet shtetasi i Serbisë për kalim ilegal të kufirit

TAGGED: #Albin Kurti, #Mërgata, #New Jersey
Kosova Times September 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Krerët e FFK-së priten në Ambasadën e Kosovës në Budapest

Kosova Times Kosova Times March 25, 2024
Teatri Kombëtar drejt transformimit në qendër moderne të artit skenik|
Vengu: Ushtarët shqiptarë në KFOR, në shërbim të paqes dhe sigurisë
SBAShK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as grevën
AShAK-u nuk e shkarkon Mehmet Krajën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?