By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Podujevë, fillon rrënimi i një objekti të destinuar për Shtëpi të Kulturës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Podujevë, fillon rrënimi i një objekti të destinuar për Shtëpi të Kulturës
Lajme

Podujevë, fillon rrënimi i një objekti të destinuar për Shtëpi të Kulturës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/30 at 11:56 AM
Kosova Times Published September 30, 2024
Share
SHARE

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se Inspektorati i komunës ka nisur sot rrënimin e objektit që ishte i paraparë për Shtëpi të Kulturës, i ndërtuar në vitet ’80.

 

Sipas njoftimit ky vendim për rrënim është rezultat i një procesi të gjatë, përfshirë edhe atë gjyqësor, që kishte nisur në vitin 2006.

“Në vitin 1980 Seksioni pronësor-juridik i Kuvendit Komunal të Podujevës kishte marrë vendimin nr. 04-466-765/3 për eksproprijimin e pronës së paluajtshme të pronarëve privatë për nevoja dhe për interesa të Bashkësisë Vetëqeverisëse të Interesit (BVI), për të ndërtuar një shtëpi të kulturës në Podujevë. Një pjesë e këtij objekti që është ndërtuar para 40 vjetësh (e që nuk u funksionalizua asnjëherë), atëkohë i përkiste një pronari privat”, thuhet në njoftim.

Komuna po ashtu sqaron se në vitin 2006, tri vjet pasi kjo pronë u regjistrua në emër të Komunës së Podujevës, ish-pronari kishte ushtruar padi në Gjykatën Komunale në Podujevë kundër Komunës për vërtetimin e pronësisë. Dhe pas gjashtë vjetësh (2012) Gjykata Supreme kishte vendosur në favor të pronarit privat. Ndërkohë që, Gjykata Kushtetuese (2013) nuk kishte gjetur ndonjë shkelje në aktgjykimin e Supremes.

“Bazuar në këtë aktgjykim të Supremes, pavarësisht shpronësimit që ishte bërë në vitet ‘80, i bie që objekti në fjalë ishte i ndërtuar në dy prona me pronarë të ndryshëm: një pjesë në pronë të Komunës dhe pjesa tjetër në pronë private. Duke qenë kështu, marrë parasysh edhe vjetërsinë e objektit, Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, këtë vit e formoi një Komision profesional për të konstatuar qëndrueshmërinë e objektit. Komisioni konstatoi se objekti nuk ka qëndrueshmëri dhe nuk mund të rinovohet. Ky raport i Komisionit profesional i cili rekomandon që objekti të rrënohet, në maj të këtij viti është miratuar edhe nga asamblistë të të gjitha partive politike përfaqësuese në Kuvendin Komunal. Në të njëjtën kohë, edhe pronari privat ka bërë kërkesë në Komunë për t’ia liruar hapësirën e tij. Prandaj, bazuar në të gjithë këto që u thanë më lartë, sot ka filluar edhe rrënimi i këtij objekti”, thuhet tutje në njoftim.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times September 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mediat greke shkruajnë për vizitën e presidentit Begaj në Konispol

Kosova Times Kosova Times July 16, 2024
KQZ: Mbi 73% e votave të numëruara, certifikimi pritet deri më 19 janar
Edi Rama reagon pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut
Sveçla ndalohet për 48 orë për ‘aksionin simbolik’ në Kuvendin Komunal
KE: Ballkani Perëndimor me përparime dhe dështime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?