By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë
January 25, 2026
Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane
January 25, 2026
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë
January 25, 2026
Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor
January 25, 2026
Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Barometri i Ballkanit: 3% e bizneseve shqiptare kanë zëvendësuar punonjësit me Inteligjencën Artificiale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Barometri i Ballkanit: 3% e bizneseve shqiptare kanë zëvendësuar punonjësit me Inteligjencën Artificiale
Lajme

Barometri i Ballkanit: 3% e bizneseve shqiptare kanë zëvendësuar punonjësit me Inteligjencën Artificiale

Kosova Times
Last updated: 2024/09/30 at 8:11 AM
Kosova Times Published September 30, 2024
Share
SHARE

Bizneset shqiptare vitet e fundit po konsiderojnë si shqetësim kryesor të aktivitetit të tyre mungesën e punonjësve. Për të plotësuar hendekun, shumë prej tyre janë drejtuar në tregjet aziatike dhe afrikane për gjetjen e punonjësve, por disa të tjerë po shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale në vend të njerëzve.

Anketa që zhvilloi Barometri i Ballkanit, tregon se 3% e bizneseve të anketuara në vendin tonë, kanë pohuar se kanë zëvendësuat punonjësit me Inteligjencën Artificiale.

Gjithashtu, 3% e bizneseve në Kosovë dhe Malin e Zi i kishin zëvendësuar njerëzit me Inteligjencën Artificiale.

Të dhëna të brendshme referojnë se vitet e fundit, në presionin e mungesës së punonjësve, bizneset po nxiten të përdorin teknologjinë në të gjithë sektorët që nga bujqësia, industria dhe shërbimet. Drini Zusi, aksioner në kompaninë INCA në Lezhë, që operon në industrinë përpunuese, tha se Inteligjenca Artificiale dhe investimet në mekanikë e teknologji vitet e fundit po ulin varësinë nga rekrutimet e reja të punonjësve Z. Zusi tha se nëpërmjet ChatGPT dhe Midjourney në fushën e marketingut krijohet përmbajtja dhe nuk ka më nevojë për menaxher në këtë fushë.

Më parë, kompania paguante një agjenci ose konsulent të jashtëm për konceptin ose përmbajtjen e marketingut, por me versionet premium të ChatGPT këto produkte prodhohen vetë.

Industria është një nga përfitueset e mëdha të teknologjisë, pasi njësitë e prodhimit, të cilat e kanë ndier më së shumti mungesën e fuqisë punëtore, kanë investuar vitet e fundit në teknologji robotike, teksa përdorin edhe inteligjencën Artificiale për marketing dhe për të rritur produktivitetin. Projeksionet globale tregojnë se inteligjenca artificiale do të bëhet një zëvendësues i madh i vendeve të punës në të ardhmen.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, lajmëroi më herët këtë vit se, inteligjenca Artificiale do të prekë pothuajse 40% të vendeve të punës në mbarë botën, duke zëvendësuar disa dhe duke plotësuar të tjerat. Ne kemi nevojë për një ekuilibër të politikave për të shfrytëzuar potencialin e ri, u shpreh nëpërmjet në blogu, Kristalina Georgieva, Drejtoreshë Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ajo tha se bota është në prag të një revolucioni teknologjik që mund të nxisë produktivitetin, rritjen globale dhe të rrisë të ardhurat në mbarë botën. Megjithatë, mund të zëvendësojë vendet e punës dhe të thellojë pabarazinë. Përparimi i shpejtë i inteligjencës Artificiale ka mahnitur botën, duke ngritur pyetje të rëndësishme në lidhje me ndikimin e mundshëm në ekonominë globale. Efekti neto është i vështirë për t’u parashikuar, pasi IA do t’i prekë ekonomitë në mënyra komplekse./ Monitor

You Might Also Like

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

BE mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës

Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT

LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

Kosova Times September 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Korenica gjen golin në Ligën e Konferencës, fiton Cluj

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Kompana e sigurimeve refuzon demshperblimin oer Nord Stream
Njihuni me 27 vjeçaren sekretaren e shtypit të Trump
Arrestohen dy persona për fajde në Prishtinë
KPM sqaron opinion në lidhje me të drejtat e transmetimit të Primer Leauge në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?