By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia e tronditur nga humbja e një zyrtari të rëndësishëm: Tashmë vdekja e tretë në rrethana të dyshimta këtë javë
September 25, 2025
Olena Zelenska takon Melania Trump, e falënderon për letrën drejtuar Putinit
September 25, 2025
Obama për problemet martesore që kaloi ai dhe gruaja e tij: “Tani jam në një lloj vije të drejtë”
September 25, 2025
Të çmendurit e Putinit përmendin armët bërthamore dhe bëjnë thirrje për bombardimin e Oksfordit dhe Kembrixhit
September 25, 2025
Tronditet bota e futbollit: Ndërron jetë ish-sulmuesi i Arsenalit
September 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çmimi i karburantit në rënie pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Çmimi i karburantit në rënie pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme
Rajon / Botë

Çmimi i karburantit në rënie pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme

Kosova Times
Last updated: 2024/09/30 at 9:31 PM
Kosova Times Published September 30, 2024
Share
SHARE

Çmimet e karburantit vazhduan të jenë të qëndrueshme të hënën dhe pritet që të vazhdojnë të bien për tretin muaj me radhë, ndërsa të dhënat për nivelin e prodhimit dhe të kërkesës i tejkaluan shqetësimet se sulmet e Izraelit në Liban dhe në Jemen mund të përshkallëzojnë konfliktin në Lindjen e Mesme.

Çmimet kryesore të referencës të parashikuara për nëntorin ranë me 10 cent, pra në 71.88 dollarë për fuçi dhe rënia pritet të vazhdojë edhe për dhjetorin. Nëse vazhdon rënia e parashikuar, kjo pritet të jetë ulja më e madhe e çmimit që nga nëntori 2022.

Të hënën, tregu u përball me mundësinë që Irani, një vend kryesor i prodhimit të karburantit dhe vend anëtar i OPEC-ut (Organizata e Vendeve Eksportuese të Karburantit), mund të tërhiqet në një përfshirje të drejtpërdrejtë në konfliktin që po zgjerohet në Lindjen e Mesme.

Që nga java e kaluar, Izraeli ka shtuar sulmet, duke vrarë udhëheqës të Hezbollahut dhe të Hamasit në Liban, si dhe duke goditur objektiva të huthive në Jemen. Të tri këto organizata mbështeten nga Irani.

“Mendojmë se disa prej kompanive në treg nuk do të ndikohen aq shumë nga përshkallëzimi, duke qenë se nuk ka pasur një ndërprerje madhore fizike dhe Irani nuk ka treguar ndonjë dëshirë për t’u bërë pjesë e këtij konflikti gati njëvjeçar”, tha Helima Croft, nga firma “RBC Capital Markets”.

Çmimet e karburantit nuk reaguan pas njoftimit nga Pekini javën e kaluar të masave stimuluese financiare. Kina ka ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe është ndër vendet kryesore që importojnë karburant.

Kompanitë e tregtimit të karburantit vënë në pikëpyetje nëse masat e Pekinit do të mjaftojnë për të nxitur nivelin e kërkesës, që këtë vit ka qenë më i ulët se ç’pritej.

Të dhënat e së hënës nuk janë inkurajuese për kërkesën që do të ketë në tregun kinez. Aktivitetet prodhuese në Kinë vazhduan të bien për të pestin muaj me radhë dhe sektori i shërbimeve u ngadalësua ndjeshëm në shtator.

Për uljen e çmimit duket se ka ndikuar edhe njoftimi se mund të rifuten në treg eksportet prej gjysmë milionë fuçi nafte të papërpunuar nga Libia, pasi pritet të zgjidhet një mosmarrëveshje me bankën qendrore. U njoftua gjithashtu se Arabia Saudite mund të heqë dorë nga objektivi për të arritur një çmim prej 100 dollarësh për fuçi dhe se organizata OPEC+ do të fillojë nga dhjetori të zbusë uljen vullnetare të sasisë së karburantit që hidhet në treg.

Më vonë të hënën, tregjet do të jenë në pritje edhe të një fjalimi të kryetarit të Rezervës Federale amerikane, Jerome Powell, për të marrë ndonjë sinjal në lidhje me ritmin që do të ndiqet për lehtësimin e politikave monetare.

You Might Also Like

Rusia e tronditur nga humbja e një zyrtari të rëndësishëm: Tashmë vdekja e tretë në rrethana të dyshimta këtë javë

Olena Zelenska takon Melania Trump, e falënderon për letrën drejtuar Putinit

Obama për problemet martesore që kaloi ai dhe gruaja e tij: “Tani jam në një lloj vije të drejtë”

Të çmendurit e Putinit përmendin armët bërthamore dhe bëjnë thirrje për bombardimin e Oksfordit dhe Kembrixhit

Më shumë se dy orë bisedë dhe një gjest respekti: Çfarë diskutuan Trump dhe Erdogan

TAGGED: #Naftë, #Rënie çmimi
Kosova Times September 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky njoftoi gatishmërinë e tij për të diskutuar me Trump një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times November 22, 2023
Ndalen dy shoferë që zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj
Sveçla: Ish-polici serb organizoi sulmin ndaj zyrave të KQZ-së në veri
Kurti: Asociacioni nuk është prioritet për normalizim raportesh me Serbinë
Mediat italiane: Roma ëndërron Klopp-in
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?