By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndërron jetë historiani Liman Rushiti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ndërron jetë historiani Liman Rushiti
Lajme

Ndërron jetë historiani Liman Rushiti

Kosova Times
Last updated: 2024/09/30 at 12:25 PM
Kosova Times Published September 30, 2024
Share
SHARE

Ka ndërruar jetë, në moshën 84 vjeçare, profesori Liman Rushiti, punonjës shumëvjeçarë në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë.

Lajmin për vdekjen e profesor Rushitit e kanë bërë të ditur familjar të të ndjerit si dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë.

“Me ndarjen nga jeta të profesor Limanit, Instituti humbi kolegun dhe punonjësin shkencorë i cili për dekada të tëra kontribuoi në ndriçimin e ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme nga historia e popullit shqiptar, duke dhënë kontribut të çmueshëm në historiografinë shqiptare. Profesor Limani do të kujtohet dhe mbahet mend për kontributin e tij në studimin e Lëvizjes Kaçake në Kosovë”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Prof. Dr. Liman Rushiti u lind më 25 qershor 1942 në fshatin Sazli të komunës së Ferizajt. Shkollën fillore dhe të mesme ekonomike, i kreu në Ferizaj.

Nga 1 dhjetori i vitit 1967 deri në vitin 2007, profesor Limani ka punuar në Institutin e Historisë në Prishtinë. Ka hartuar shumë recensione, disa monografi e punime shkencore dhe tekste shkollore.

Profesori, Liman Rushiti, ka dhënë kontribut të çmuar edhe në revistën shkencore “Kosova”.

Familjarët njoftojnë se ceremonia e varrimit do të mbahet të mërkurën në fshatin e lindjes, Sazli (lagjia Ratkocer), komuna e Ferizajt, në orën 15:30. /Kosovatimes/

 

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

TAGGED: #Historian, #Liman Rushiti
Kosova Times September 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia heton tre raste të vdekjes në rrethana të ndryshme

Kosova Times Kosova Times October 23, 2025
Kurti mirëpret deputetët laburistë britanikë, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Mbretëri e Bashkuar
FSK pa viza në Mbretërinë e Bashkuar për aktivitete ushtarake
Pas një sulmi të madh me raketa, Izraeli godet Libanin dhe Gazën
Petkoviq: Në rundin e ri të dialogut flasim për Asociacionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?