By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Riparimi i dëmeve në ujëmbledhësin e Nashecit, shtyhet për një afat tjetër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Riparimi i dëmeve në ujëmbledhësin e Nashecit, shtyhet për një afat tjetër
Lajme

Riparimi i dëmeve në ujëmbledhësin e Nashecit, shtyhet për një afat tjetër

Kosova Times
Last updated: 2024/09/30 at 9:06 PM
Kosova Times Published September 30, 2024
Share
SHARE

Projektin e pikës turistike të Nashecit e përcjellin disa probleme. Drejtoria e Turizmit kishte menduar ta përfundonte në fund të shtatorit, por problemet që dolën gjatë kryerjes së punimeve dhe dëmet që u bënë pa dashje nga operatori ekonomik, kanë bërë që projekti të shtyhet deri në një afat tjetër, thonë zyrtarë të Drejtorisë së Turizmit në Prizren.

Projekti i pikës turistike të Nashecit assesi nuk po merr rrugën e duhur të realizimit, për t`ua kthyer në shfrytëzim banorëve të kësaj zone dhe pushuesve që e shfrytëzojnë atë. Që disa herë janë ndërprerë punimet, ndërsa banorët i kanë humbur shpresat e jetësimit të tij për një kohë relativisht të gjatë.

“Janë ndërprerë sepse e kanë dëmtu ujin, ne veç i kemi tregu që nuk bën me shku në atë vend aty, por sa më larg me punu. Qe urën e kanë ba, qe dy tre herë janë duke i ndërprerë punimet, kemi pritë me përfundu në korrik, por por jo. S’besoj që do të përfundojë hiç”, tha Ismet Hodaj Banor i Nashecit.

Ndërsa një qytetar tjetër tregoi se nga punimet janë shkaktuar shumë dëme në ujëmbledhës e në pompat e ujit.

Këto dëme që u shkaktuan në ujëmbledhësin e Nashecit, i kushtuan Hidroregjionit Jugor shumë shtrenjtë. Në muajt më të nxehtë ngelën pa ujë e me reduktime të gjata 14 fshatra.

Investimet emergjente i përfunduam me procedura të përshpejtuara, thotë drejtori teknik i kësaj kompanie Besar Grazhda, por tani duhen edhe 55 mijë euro shtesë deri në përfundimin e tij, të cilin jemi duke e bërë me drejtorinë e shërbimeve publike, por koha duhet të jetë e favorshme, shtoi ai.

“Produktet të cilat do të përdoren janë argjilë dhe zhavor. Argjila në kushte të lagështisë dhe të reshjeve nuk mund të përdoret dhe ëprdorimi i saj është i vështirë. Duhet të përdoren teknika të ndryshme të cilat ne nuk i posedojmë, gjithashtu edhe operatori ekonomik i angazhuar nga komuna nuk ka ndonjë eksperiencë shumë të madhe në këtë drejtim, për këtë arsye preferohet që në mot të mirë të zhvillohen këto punime”, tha Grazhda.

E drejtoria e turizmit në një përgjigje elektronike ka sqaruar se:

“Punimet në fshatin Nashec rreth investimeve infrastrukturore të cilat janë paraparë të kryhen në fund të këtij muaji, nuk janë përfunduar për shkak të pengesave të cilat janë shfaqur dhe nuk i adresohen drejtorisë sonë, por Hidroregjionit Jugor. Jemi duke pritur përfundimin e punimeve nga Hidroregjioni dhe më pas do të vazhdohet përfundimi i projektit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

You Might Also Like

Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë

IHMK: Nga e enjtja priten reshje bore dhe ngrica në gjithë Kosovën

Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen nga afër

PDK kërkon reagim të koordinuar të nivelit lokal e qendror për vërshimet

Haradinaj apelon për veprime urgjente pas përmbytjeve në Kosovë

TAGGED: #Riparimi i dëmeve, #Ujëmbledhësi i Nashecit
Kosova Times September 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët pushtuan një lagje në një qytet kyç të Ukrainës: “Portën” për në qytetet e mëdha minerare të Donbass

Kosova Times Kosova Times July 3, 2024
Ukrainasit sulmuan me arme te reja, qielli mbi Rusi digjet: “Shkatërruam 30 mijë ton eksploziv!”
Policia njofton për ndërprerje të trafikut rreth objekteve shtetërore
Deputetët për tri orë do të adresojnë pyetje për kabinetin qeveritar
Rama për 8 Mars: Nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?