By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 maj
May 14, 2025
Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit
May 13, 2025
`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë
May 13, 2025
Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!
May 13, 2025
Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sadri (Ibish) Berisha- SYKI, sypatremburi i rezistencës paqësore dhe hero i luftës çlirimtare!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sadri (Ibish) Berisha- SYKI, sypatremburi i rezistencës paqësore dhe hero i luftës çlirimtare!
Lajme

Sadri (Ibish) Berisha- SYKI, sypatremburi i rezistencës paqësore dhe hero i luftës çlirimtare!

Kosova Times
Last updated: 2024/09/30 at 4:05 PM
Kosova Times Published September 30, 2024
Share
SHARE

Në 24 vjetorin e vrasjes tinëzare

Sa e kam të lehtë, po aq edhe të vështirë të shkruaj për shokun e klasës, mikun e shtëpisë dhe bashkëveprimtarin, i cili tërë jetën ia kushtoj çështjes kombëtare dhe të mirës së përbashkët në lokalitetin tonë. Sadria punojë dhe sakrifikoj jashtëzakonisht shumë për lirinë që ne sot e gëzojmë.

Kush është Sadri Berisha?

U lind më 18.04.1962, arsimin fillor e kreu në shkollën “Azem Bejta” në vendlindjen e vet në Grabanicë kurse të mesmen e përfundoj në Pejë.

Sadria rrjedhë prej një familje bujare dhe atdhetare, e cila e edukoi në frymën e mirëfilltë kombëtare dhe patriotike, atdhedashuri kjo e familjes Berisha e cila u dëshmua në të gjitha etapat historike.

Sadriun e njohë mirë nga mosha e fëmijërisë, ishim shokë në katër klasat e para në shkollën fillore “Azem Bejta në Grabanicë. Ai i afërt dhe i dashur për të gjithë ishte i shoqërueshëm dhe bashkëpunues në çdo iniciativë për të mirën e lokalitetit dhe të vendit në përgjithësi.

Sadriu që në moshë të re iu kundërvu shtypjes dhe represionit të Serbisë. Gjithmonë ishte në ballë të protestave dhe demonstratave kundër pushtuesve serb në komunën e Klinës dhe më gjerë, e në veçanti përgjatë viteve të 90-ta, ku në Bashkësinë Lokale të Grabanicës zhvillohej një rezistencë e organizuar në mbrojte të emrit të shkollës “Azem Bejta” dhe kundër aksionit famëkeq të mbledhjes së armëve nga policia serbe.

Me Sadriun dhe dhjetëra të rinj të lokalitetit tonë u nisem këmbë për në protestën e madhe mbarëpopullore të vitit 1989 për në Prishtinë, për të mbrojtur ndryshimet kushtetuese që e kishin për qëllim suprimimin e Autonomisë së Kosovës së vitit 1974.

Me Sadriun dhe shumë të tjerë organizuam protestën në Grabanicë, me ç’rast e bllokuam Urën mbi Bistricë për të penguar depërtimin e policisë serbe te protestuesit në lokalitetin tonë në afërsi të shkollës fillore.

SYKI sypatremburi ynë

Sadriu nofkën Syki e mori në moshën fare të njomë nga bashkëfshatarët si një djalë i dashur dhe simpatik, i zgjuar dhe sypatrembur, por edhe nga dashuria dhe afërsia që kishte me të gjithë pa dallim moshe, prandaj e thirrnim me emrin përkëdhelës Syki.

Syki ishte gjithmonë gazmorë dhe i hareshëm, i sjellshëm dhe i sinqertë, i çiltër dhe mendjemprehtë deri në frymën e tij të fundit.

Sadria shquhej edhe në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive në Bashkësinë Lokale të Grabanicës dhe Klinës në përgjithësi.

Në mesin e shumë të rinjve trima dhe të guximshëm që i dolën zot atdheut në kohët më të vështira, ishte edhe dëshmori i Kosovës së lirë, sypatremburi Sadri (Ibish) Berisha nga Grabanica, i cili me vetëmohimin e tij ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë më të re të Kosovës Dardane.

Edukata e shëndoshë familjare, pjekuria dhe formësimi kombëtar kishin bërë që Sadriu të ishte pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet kombëtare të rezistencës paqësore të viteve të ’90-ta, e cila kulminacionin e arriti në Luftën e fundit çlirimtare, ku Sadriu, që nga orët e para u bë pjesë aktive e luftës çlirimtare, i cili i qëndroj besnik betimit të dhënë si ushtarë i UÇK-së.

Dëshmori Sadri Berisha pas luftës çlirimtare u radhit në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pikërisht në Zonën e Tretë të Mbrojtjes, ku aty dha kontribut të çmuar, kështu që pas një kohe relativisht të shkurtër avancohet në Epror të TMK-së.

Takimi i fundit me Sadriun, mikun e shtëpisë dhe të idealeve

Kur të gjithë e prisnimin avancimin dhe ngritjen e tij të mëtutjeshëm në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dëshirat tona dhe rrugëtimin e Sadriut e ndërpreu dora e zezë tradhtare në 30 shtatorin e vitit 2000.

Atentati pas shpine ndaj Sadriut na tronditi të gjithëve, e në veçanti familjen, të cilës i shkaktoj dhembje të madhe shpirtërore. Sikurse familja, edhe ne miqtë dhe shokët e tij kemi arsye të ndjehemi krenarë që të patëm Sadriun të dashur dhe sypatrembur.

Kam shumë kujtime dhe përjetime të përbashkëta me Sadriun, saqë edhe mijëra e miliona fjalë nuk do të më mjaftonin për të përshkruar e tërë veprimtarinë atdhetare të Sykit tonë të dashur, por po e ndaj kujtimin nga takimi i fundit me Sadriun para shtëpisë sime në Bokshiq, një muaj e gjysmë para se të vritej pabesisht, me të cilin evokuam kujtime nga e kaluara, por edhe i shprehëm dëshirat njëri-tjetrit për të ardhmen prosperuese në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës.

Shtrëngimi i duarve dhe buzëqeshja e Sadriut mbeten përjetësisht të skalitura në kujtesën time, sikurse që më ka mbetur i papërmbushur premtimi që i dhashë atë ditë shokut tim Sykit për kthim të shpejtë në vendlindje!

Lavdi dhe mirënjohje atdhetare veprës dhe luftës heroike të Dëshmorit Sadri Berisha – Syki!

Florim ZEQA

You Might Also Like

Abdixhiku takon ambasadorin suedez, diskutohet kriza institucionale

Shpresat te takimi i presidentes për zgjidhjen e ngërçit të Kuvendit

`Pastrimi` ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Pejë

TAGGED: #Sadri Berisha, #SYKI
Kosova Times September 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shtetases së huaj në Prishtinë i grabiten paratë

Kosova Times Kosova Times January 5, 2025
Musliu për Konventën Programore të PDK-së: S’mund të jem pjesë e saj kur s’përmenden Thaçi e Veseli
Ngjarjet e datës 11 prill
AGK-ja: 2023-ta, viti me më së shumti kërcënime dhe sulme ndaj gazetarëve dhe mediave
Maqedonci në Budapest, e thekson angazhimin e Kosovës për paqe e stabilitet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?