By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Salihu: Rreth 800 premtime parazgjedhore janë përmbushur plotësisht
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Salihu: Rreth 800 premtime parazgjedhore janë përmbushur plotësisht
Lajme

Salihu: Rreth 800 premtime parazgjedhore janë përmbushur plotësisht

Kosova Times
Last updated: 2024/09/30 at 9:10 PM
Kosova Times Published September 30, 2024
Share
SHARE

Bekim Salihu nga Instituti GAP, duke folur për nivelin e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të kryetarëve të komunave për mandatin 2021-2025, tha se nga ky institut janë evidentuar 1816 premtime parazgjedhore në 20 komuna të Kosovës dhe janë realizuar rreth 42 për qind e premtimeve, që shndërruar në numra, janë realizuar rreth 800 premtime parazgjedhore të përmbushura plotësisht.

“Kjo nënkupton se kemi një ecuri relativisht të kënaqshme në përmbushjen e premtimeve. Mirëpo mbetet edhe një numër i madh i tyre që pritet të vlerësohen nëse do të përmbushen gjatë periudhë së mbetur deri në gusht të vitit të ardhshëm”, deklaroi Slaihu, në “InfoPlus”, në RTK.

Ai më tej foli për komunën e Prishtinës, ku sipas tij,  është komuna që më së shumti ka dhënë premtime parazgjedhore, nga 206 premtime, në fund të qershorit të këtij viti, janë përmbushur vetëm 43 prej tyre.

Megjithatë mund të vlerësohen pozitivisht përmbushjet e premtimeve në shëndetësi dhe në administratë, por jo në fushën e infrastrukturës, ku prej 47 premtime janë përmbushur vetëm 4 prej tyre, ndërkohë që, sipas Salihut, ka premtime që ende nuk kanë filluar të sendërtohen.

Tutje, ai foli për mosmiratimin e buxhetit të asamblistëve të Komunës së Prishtinës, që  sipas tij, është hera  parë që kjo ka ndodhur. Ai tha se në spektrin e qeverisjes komunale në Kosovë, praktikisht ka ndodhur dy raste kur dështon miratimi I buxhetit: kur kryetari i komunës refuzon ta dërgojë për miratim buxhetin, si dhe anasjelltas, kur Kuvendi refuzon ta miratojë buxhetin e përcaktuar nga kryetari i komunës.

Salihu, tutje vuri në dukje se në rastin konkret, Kuvendi i Komunës së Prishtinës nga sot ka ngelur pa buxhetin e vitit 2025 dhe, sipas tij, me automatizëm i takon buxheti i këtij viti, që nënkupton se planifikimet e parapara për vitin e ardhshëm bien, ndërkohë që theksoi se shtoi se nëse buxheti i njëjtë nuk miratohet deri më 31 mars, atëherë Kuvendi Komunal shpërndahet dhe organizohen zgjedhjet të parakohshme.

Nga ky mosmiratim i buxhetit, sipas Salihut Komuna e Prishtinës humb rreth 9 milionë euro, por që, sipas tij, dëmi më i madh që i shkaktohet Komunës së Prishtinës është bllokimi i procedurave.

Ndërkaq lidhur me realizimin e premtimeve parazgjedhore te kryetarëve të komunave gjatë periudhës 2021-2025, Salihu tha se në disa raste janë të kuptueshme mosrealizimi i premtimeve për shkak të pengesave të shpenzimeve buxhetore apo planifikime të tjera financiare.

Tutje, Salihu foli për metodologjinë e vlerësimeve të premtimeve të kryetarëve të komunave, në : të përfunduara, gjysmë të përmbushura, të filluara dhe premtime të cilat ende nuk kanë filluar.

Ai u shpreh kritik në disa raste kur kryetarët e komunave po i marrin si të gjysmë të përmbushura dhe të filluara dhe i konsiderojnë si të përmbushura, gjë që Instituti GAP nuk e konsideron si të saktë.

You Might Also Like

Basha për RTK-në: Është urgjente formimi i trupave të Kuvendit

Kurti uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës

Grenell për gjykimin në Hagë: Është sistem brutal i drejtuar nga elitat

Spiropali uron njohjen e Kosovës nga Siria

Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse

TAGGED: #Bekim Salihu, #GAP, #Premtimet parazgjedhore
Kosova Times September 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Dyfishim i vizitorëve në 3 muaj në Muzeun e Krujës

Kosova Times Kosova Times April 5, 2024
Qeveria e emergjencës izraelite: Hamasi do të pushojë së ekzistuari
Kundërsulmet ukrainase eliminuan një pikë të rrezikshme të spikatur pranë Pokrovskut
Kurti kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin
Prej 1-3 maj në Gjilan u mbajt manifestimi “Ditët e Agimit 2024”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?